Blind Channel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Blind Channel
Blind Channel Rockharz 2018 09.jpg
Blind Channel
Informacione
PrejardhjaOulu, Finlandë
ZhanriPost-hardcore, nu metal, alternative rock
LabelRanka Kustannus [fi]
Vite aktiv2013-sot
Anëtarët
* Joel Hokka
  • Niko Moilanen
  • Joonas Porko
  • Olli Matela
  • Tommi Lalli
  • Aleksi Kaunisvesi
Webfaqja
www.blindchannelofficial.com

Blind Channel është një grup post-hardcore nga Oulu, Finlandë.[1] Grupi përcakton stilin e tyre muzikor si "pop të dhunshëm".[2] Ata do ta përfaqësojnë FinlandënFestivalin Evropian të Këngës 2021 me këngën "Dark Side".

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grupi publikoi këngët e tyre debutuese "Naysayers" dhe "Calling Out" në vitin 2014. Ata publikuan albumin e tyre debutues në studio Revolutions më 29 shtator 2016. Albumi përfshin këngët teke "Unforgiving", "Don't", "Darker Than Black", "Deja Fu" dhe "Enemy for Me". Në mars 2017, ata publikuan një version të "Can't Hold Us". Ata publikuan albumin e tyre të dytë në studio Blood Brothers më 20 prill 2018. Albumi përfshin këngët "Alone Against All", "Sharks Love Blood", "Wolfpack" dhe "Out of Town". Albumi i tyre i tretë në studio, Violent Pop u publikua më 6 mars 2020. Albumi përfshin këngët "Over My Dead Body", "Timebomb", "Snake", "Died Enough for You", "Fever" dhe "Gun". Në korrik të vitit 2020, ata lëshuan një version të "Left Outside Alone". Ata morën pjesë në përzgjedhjen kombëtare finlandeze për Festivalin Evropian të Këngës 2021 me këngën nu metal "Dark Side".[3] Ata fituan zgjedhjen dhe do ta përfaqësojnë Finlandën në garë.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Titulli Detajet
Revolutions
  • Lëshuar: 29 shtator 2016[4]
  • Label: Ranka Kustannus
  • Formati: Shkarkim digjital, transmetim
Blood Brothers
  • Lëshuar: 20 prill 2018[5]
  • Label: Ranka Kustannus
  • Formati: Shkarkim digjital, transmetim
Violent Pop
  • Lëshuar: 6 mars 2020[6]
  • Label: Ranka Kustannus
  • Formati: Shkarkim digjital, transmetim

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ van Rossem, Aline. "🇫🇮 Blind Channel: "Our song Dark Side is 100% Blind Channel"". ESCXtra (në anglisht).
  2. ^ Smith, David. ""If life is darker and harsher, you can still have fun" — Blind Channel's "Dark Side" lyrics shirk a grim reality in favour of anarchy" (në anglisht).
  3. ^ "Will Finland send a metal act to Eurovision 2021?". Alterock (në anglisht).
  4. ^ "Revolutions (DD)". Apple Music (në anglisht). 29 shtator 2016. Marrë më 21 shkurt 2021.
  5. ^ "Blood Brothers (DD)". Apple Music (në anglisht). 20 prill 2018. Marrë më 21 shkurt 2021.
  6. ^ "Violent Pop (DD)". Apple Music (në anglisht). 20 prill 2018. Marrë më 21 shkurt 2021.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Commons-logo.svg Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Blind Channel