Go_A

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Go_A është një grup elektro-folk ukrainas i cili do ta përfaqësojë UkrainënFestivalin Evropian të Këngës 2020Roterdam, Holandë, me këngën "Solovey".

Go A
LabeliMoon Records

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ideja për të formuar një grup që do të ndërthurë muzikën moderne elektronike me motive etnike së pari erdhi në Taras Shevchenko më 2011, por përpjekjet e para për të punuar me muzikantë të vërtetë ishin në vitin 2012. Në fund të këtij viti, në dhjetor, u publikua kënga e parë "Koliada" (Коляда). Emri i bandës do të thotë "kthim në rrënjë" dhe është bërë duke kombinuar fjalën angleze "Go" me shkronjën greke "Alpha", e cila simbolizon fillimin e gjithçkaje.[1]

Në fillim të vitit 2020, u njoftua se Go_A ishte ndër 16 aktet pjesëmarrëse në zgjedhjen kombëtare të Ukrainës për Eurovision 2020 me këngën "Solovey".[2] Banda performoi në gjysmëfinalen e parë, e cila u zhvillua më 8 shkurt, ku ata vendosen në vendin e dytë dhe kështu u kualifikuan në finale. Më 22 shkurt, në finale ata fituan votën publike dhe atë të jurisë. Prandaj, ata do të përfaqësojnë Ukrainën në Festivalin Evropian të Këngës 2020 në maj.[3]

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Titulli Detajet
#Idinazvuk
  • Lëshuar: 1 nëntor 2016
  • Formati: Shkarkim dixhital
  • Label: Moon Records

Solo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Titulli Viti Albumi
"Shchedryi vechir" 2017 Non-album singles
"Rano-ranenko" 2019
"Solovey" 2020

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Про гурт "Go-A" | Телерадіокомпанія "ВЕЖА"" (në ukrainisht). Marrë më 22 shkurt 2020.
  2. ^ "Нацотбор на "Евровидение 2020": Группа Go_A презентовала конкурсную песню". ivona.bigmir.net (në rusisht). 28 janar 2020. Marrë më 25 shkurt 2020.
  3. ^ "Go_A will represent Ukraine in Rotterdam". Eurovision.tv. 22 shkurt 2020. Marrë më 25 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parardhësi 
Mélovin
me "Under the Ladder"
Ukraina në Festivalin Evropian të Këngës
2020
Pasardhësi 
-