Jump to content

Kastriot Tusha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kastriot Tusha (lindur më 13 Prill 1964Elbasan) është tenor shqiptar.

Mësimet fillestare për kanto i mori në Shkollën e Mesme të Muzikës "Onufri" (Elbasan) nga viti 1978 deri në vitin 1982. Në vitet 1983-1984 kryen kursin 9-mujor të krjimtarisë popullore për kanto në Tiranë. Në vitin 1984 fillon studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, dega kanto, nën drejtimin e tenorit të mirënjohur Gaqo Çako. Përveç detyrimeve shkollore, në këtë periudhë ka zhvilluar aktivitet koncertor me pianiste dhe orkestra. Mbrojtjen e diplomës e bëri me rolin e Pinkertonit nga Opera "Madam Buterfly" e Puçinit, me Orkestrën e Akademisë së Arteve.

Pas mbarimit të studimeve u emërua solist pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, kohë në të cilën ka realizuar disa role kryesore. Nga viti 1999 e në vazhdim është pedagog i kantos në Akademinë e Arteve.

Kastriot Tusha ka treguar aftësitë e tij të këndimit brenda vendit dhe jashtë tij në shumë zhanre dhe turne, si në fushën e muzikës klasike, muzikës së lehtë dhe asaj të zgjedhur popullore si dhe ritmeve latino-amerikane. U paraqit në koncerte në Kosovë, Maqedoni, Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Angli, Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Suedi, ShBA, Kanada, etj. Këndoi ndër të tjera edhe nën shoqërimin e Orkestrës së Re të Filarmonisë. Koncertet e tij shumë të njohura janë: "Kastriot Tusha me Miqtë", "Latino American Classic", "Vikena Kamenica & Kastriot Tusha", "Tre Tenorët" etj.

Me rastin e premierës së operës të parë kosovare Dasma arbëreshe Kastriot Tusha interpretoi rolin e Arbrit.

Për dëgjuesin shqiptar u bë i njohur më shumë me zhanrin e këngës qytetare, që ai i këndon me tingullin e tenorit lirik.

Kastriot Tusha këndoi himnin kombëtar të Gjermanisë me rastin e një ndeshjeje të boksit, për titullin e kampionit te Evropës, për te cilin ndeshej dhe shqiptari Luan Krasniqi. Kjo ndodhi pas kërkesës së vet boksierit.

  • 1989. TOB - Opera "Pagliacio" (në rolin e Beppes).
  • 1989. TOB - Opera komike "Paja" (në rolin e Kolës).
  • 1990. TOB - Opera "Peshkatarët e Perlave" (në rolin e Nadirit).
  • 1990. Katedrale Tiranë - Mozart "Requiem" për solist, kor dhe orkester (tenori). Trupa e TOB-së.
  • 1991. TOB - Opera "Traviata" (në rolin e Alfredos).
  • 1992. TOB - Opera "Mrika" (në rolin e Dodës).
  • 1992. TOB - Opera "Trovatore" (në rolin e Ruiz).
  • 1993. TOB - Skena nga Opera "Rigoleto" (në rolin e Dukës).
  • 2003. Teatri Kombëtar Prishtinë - Opera "Dasma Arbëreshe" (në rolin e Arbrit).
Cd
  • Jeto jetën
  • Serenata
  • Dua më shumë Shqipërinë
Disa nga këngët e tij
  • Vitet ikën tutje
  • Shqipëri falemderit
  • Ti Shqipëri më jep nder
  • O Korça ime
  • Mos harrojmë Adem Jasharin
  • Lërmë të të puth
  • Drenusha ime
  • Emocione nga Turqia
  • Veç nje dite te jetoja prane teje
  • Je si yll e je si hene
  • Jo ... se nena dhe tata nuke don
  • Çapkënia
  • Për datëlindje
  • Falni Dashuri
  • Intimitet - orkestrale për kitarë
  • Ditë të bardha
  • Jepma mollën
  • Rinia nuk vjen më
  • Turkesha gazmore
  • Vajze xheloze
  • Zëri i jetës