Shko te përmbajtja

Luan Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Luan Krasniqi
Skeda:Luan Krasniqi.jpg
Lindi10 maj, 1971
Kombësiashqiptar, gjerman
Profesioniboksier

Luan Krasniqi (i lindur më 10 maj 1971Junik) është boksier shqiptaro-gjerman i kategorisë së rëndë, i cili për momentin gjendet në pozitën e 308-të të boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave me 279 pikë nga 35 ndeshje, 30 fitore (14 me nokaut), 4 humbje dhe 1 barazim.[1]

Jeta e hershme dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fëmijërinë e kaloi në Junik, ku pastaj si 16 vjeçar ai shkoi te babai i tij në Shtutgart të Gjermanisë, ku kishte emigruar familja e tij. Luani, si njëri nga tetë fëmijët e familjes, arriti me sukses të kryejë shkollën e mesme dhe pastaj filloi të punonte si agjent i kontratave për kursim. Që në moshë të re, ai me një shok shkuan në klubin e boksit të qytetit, ku nga ky moment fillon edhe karriera e tij si boksier.


Luani është krenar për kontaktin që pati me idhullin e tij Muhamet Ali dhe motoja e tij është vetë thënja e Muhamet Aliut: "Ju nuk mund të goditni çfarë nuk mund të shihni".

Përndryshe Luani është krenar që ka prejardhe nga Kosova dhe për veten e tij thotë se është "Kosovar-Shvabe" ("Kosovo-Schwabe" - Shvabe, banorët e një republike në federatën gjermane). Banorët e kësaj zone, e sidomos shtutgartasit krenohen me Luanin ndërsa mjetet e informimit gjermane e thërrasin me kënaqësi "Löwe".

Luani ka zhvilluar 35 takime nga të cilët 30 i ka fitore (14 me nokaut), 4 humbje dhe 1 barazim. Nga këto takime ka arritur të fitojë titullin: "Kampion Botëror inter-continental në versionin WBO".

S T A T I S T I K A T
Nr.DataKundërshtariVendiRezulatiRundeKoment
35 15 nëntor, 2008Alexander DimitrenkoDüsseldorf, Nordrhein-Westfalen, GjermaniHumbje3 nga 12 (nokaut)Luftë eliminatore - WBO Havyweight Interkonintetale
34 14 korrik, 2007Tony ThompsonHamburg, GjermaniHumbje5 nga 12 (nokaut tek.)Luftë eliminatore - WBO Havyweight
33 17 Mars, 2007Brian MintoStuttgart, GjermaniFitore12 nga 12WBO Inter-Continental Kategoria e rëndë
32 29 prill, 2006David BosticeStuttgart, GjermaniFitore10 nga 10
31 28 shtator, 2005Lamon BrewsterHamburg, Altona, GjermaniHumbje9 nga 12 (nokaut)WBO - Kategoria e rëndë
30 28 maj 2005Lance WhitakerStuttgart, GjermaniFitore6 nga 12 (nokaut)WBO - Kategoria e rëndë
29 4 dhjetor, 2004Timo HoffmannBerlin, Neukölln, GjermaniBarazim12 nga 12EBU (Evropian) Heavyweight
28 31 korrik, 2004Rene MonseStuttgart, GjermaniFitore7 nga 12 (nokaut)EBU - Kategoria e rëndë Evropiane
27 14 shkurt, 2004Sinan Samil SamStuttgart, GjermaniFitore12 nga 12EBU - Kategoria e rëndë Evropiane
26 18 tetor, 2003Julius FrancisHamburg, Altona, GjermaniFitore8 nga 8
25 30 gusht, 2003Doug LiggionMünchen, GjermaniFitore8 nga 8
24 26 prill, 2003Przemyslaw SaletaSchwerin, GjermaniFitore1 nga 10 (nokaut)
23 8 shkurt, 2003Sedreck FieldsBerlin, Neukölln, GjermaniFitore8 nga 8
22 23 nëntor , 2002Thomas WilliamsDortmund, GjermaniFitore1 nga 8 (nokaut)
21 20 korrik, 2002Przemyslaw SaletaDortmund, GjermaniHumbje9 nga 12 (nokaut)EBU - Kategoria e rëndë Evropiane
20 5 janar, 2002Rene MonseMagdeburg, GjermaniFitore12 nga 12EBU Kategoria e rëndë Evropiane
19 29 shtator, 2001Youri YelistratovHamburg, Wandsbek, GjermaniFitoreTKO 3 : 0
18 21 korrik, 2001Rene HanlAachen, GjermaniFitore2 nga 10 (nokaut)Kategoria e rëndë Gjermane
17 7 prill, 2001Paul PhillipsHamburg, Wandsbek, GjermaniFitoreKO 1 : 0
16 24 shkurt, 2001Cleveland WoodsHamburg, Alsterdorf, GjermaniFitore3 nga 8 (nokaut)
15 27 maj, 2000Rodney McSwainLondër, AngliFitore4 0 (nokaut)
14 1 prill, 2000Antoine PalatisBerlin, Neukölln, GjermaniFitore6 nga 6
13 19 shkurt, 2000Everett MartinBerlin, Neukölln, GjermaniFitore8 nga 8
12 18 dhjetor, 1999Michael MurrayLondër, AngliFitore8 nga 8
11 16 tetor, 1999Alexei OsokinCounty Antrim, Irlanda VerioreFitore3 : 0 (nokaut)
10 21 gusht, 1999Biko BotowamunguDresden, GjermaniFitoreDQ 5 : 0
9 27 mars, 1999Ladislav HusarikDresden, GjermaniFitore6 nga 6
8 26 shtator, 1998Shane WoollasYork, North Yorkshire, AngliFitore3 : 0 (nokaut)
7 2 qershor, 1998Abdelrani BerbachiLondër, AngliFitore6 nga 6
6 8 mars, 1998Spas SpassovCottingham, AngliFitore6 nga 6
5 14 shkurt, 1998Stefan TrendafilovLondër, AngliFitoe1 0 (nokaut)
4 16 dhjetor, 1997Phillipe HouyvetGrande-Synthe, FrancëFitoreTKO 4 0 (nokaut)
3 2 nëntor, 1997Lewan LivingstoneHalle, GjermaniFitore4 nga 4
2 4 tetor, 1997Kevin HudsonAtlantic City, New York, ShBAFitore4 nga 4 (nokaut)
1 2 shtator, 1997Harry SeniorLondër, AngliFitore4 nga 4

Kronikë ndeshjesh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjermani - Boksieri Luan Krasniqi mund amerikanin Lance Whitaker.

Fitore K.o e gjermano-shqiptarit Luan Krasniqi në raundin e gjashtë. Me një goditje të fuqishme si çekiç me të djathtën mbi kokën e Lance Whitaker, boksieri gjermano-shqiptar Luan Krasniqi, që stërvitet nga "Hamburger Universum Boxstall", siguroi ndeshjen kundra kampionit botëror të WBO në peshat e rënda, amerikanit Lamon Brewster. 34-vjeçari mundi më datë 28 maj 2005, para rreth 4000 të pranishmëve në sallën e Hanns-Martin-Schleyer në Stuttgart, amerikanin Lance Whitaker me një Knockout në raundin e gjashtë.

Për Luan Krasniqin kjo ishte fitorja e 28 pas 30 ndeshjeve profesionale, si dhe e 14-ta me K.o. Whitaker pësoi humbjen e 3-të pas 33 ndeshjeve dhe 29 fitoreve.

Luan Krasniqi vs. Lamon Brewster. Fatekeqesisht Luani humbi luftën në roundin e 9-të edhe pse deri në roundin e 8-të dominoi luftën. Luani ishte shumë aktiv dhe fitonte me pikë. Lamon Brewster tha më vonë, se donte ta dorezonte luftën në roundin e 5-të dhe 6-të sepse nuk i qëndronte dot goditjeve të Luanit, mirëpo fati deshi që ai ta ruan titullin e Kampionit botëror në WBO. Shpresohet që të ketë një luftim rikthyes.

Fatkeqësisht Luani përsëri tregoi se nuk është boksier i nivelit të lartë botërorë. Ai dëshproi publikun e tij në Hamburg, duke zhvilluar një luftë shumë të dobët. Që do t'i jap fund karrierës së tij, është më shumë se e pritur. Mosha e tij nuk e lejon më atë që të hyn në rend prapa e të luftoj përpara deri tek kampioni. Gjyqëtari u detyrua ta ndërpresë luftimin pasi që Luani nuk mundej ta mbronte veten, atij iu tërhoq vrejtja disa herë më parë, me fjalët "Mbroju!!!".

Në këtë luftim Luani fitoi më tepër se 1 milion Euro.

  1. Box Records - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. sq.: Rekordet e Boksit
  • Intervista e Luan Krasniqit dhënë gazetës Bild Zeitung

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]