Alma Bektashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Alma Bektashi.jpg

Alma Bektashi lindi në Prishtinë24 Qershor 1972. Është një nga këngëtaret me të mira shqiptare e cila ka pasur mjaft sukses. Ajo ka nxjerrë mjaft kënge, albume dhe videoklipe të pëlqyera. Ajo është e martuar në Shqipëri dhe është nënë e dy fëmijëve. Alma ishte edhe shoqe e klasës së Teuta Selimi-t dhe kanë ndarë bankën së bashku.

Një ndër këngët e saj të para ishte "Nuk ka tjetër si ai" një kënge e cila u shoqërua edhe me videoklip si dhe ishte pjesë e videofestivalit "Video Fest Muzikor 2003" ku arriti të marrë çmimin "Videospoti më i mirë në konkurrencën e Postproduksionit më të mirë". Po ashtu një ndër këngët më të bukura të saj ishte "Do te pres" një videoklip ky i cili ishte pjesë e videofestivalit "Zhurma Show Awards" në vitin 2004.

Po ashtu ajo ka marrë pjesë edhe në shumë festivale të tjera ku ka qenë fituese e disa çmimeve të para. Në fund të vitit 2011 ajo përzgjidhet nga stafi i "Top-Channel" për te qenë pjesë e jurisë profesionale të një talent-sh, pra pikërisht për të qenë pjesë e talent-show "The Voice of Albania".

Pas 16 javëve trajnim në vitin 2012 një nga vajzat e grupit te saj Rina arrin deri ne finale duke marre kështu çmimin e Parë së bashku me trajnerin e saj duke u shpallur fituese te "The Voice of Albania".

Aktualisht ajo punon në një nga universitet e Tiranës dhe vazhdon me projektet e saja te reja.

Diskografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1994: ALma
  • 2003: Me mungon

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]