Shko te përmbajtja

Fitnete Tuda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fitnete Tuda është këngëtare dhe gazetare e mirënjohur shqiptare nga Struga, ku e kaloi fëmijërinë deri në moshën 5 vjeçare. Për arsye politike babai i saj Rahmi Tuda ( profesor i filozofisë) u hoq nga puna dhe familja u shpërngul në Kosovë.

Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Kosovë, poashtu edhe studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve ka punuar në gazetën studentore "Bota e Re".

Në vitin 1993, si pasojë e situatës së vështirë ekonomike dhe politike, bashkë me familjen ajo kthehet përsëri në vendlindjen e saj në Strugë, ku bashkë me vëllain e saj Uran Tuda hap një prej radiostacioneve të para në gjuhën shqipe "Art Kanal". Për një kohë të gjatë ka punuar si redaktore dhe gazetare, poashtu bashkë me vëllain ka drejtuar televizionin e tyre lokal në Strugë "Art Kanal". Gjithashtu ka qenë edhe drejtore e Festivalit mbarëkombëtar të Këngëve dhe Valleve te përpunuara "Kënë Jeho" të Strugës. Në fushën e muzikës, ajo njihet si kantautore, ka debutuar në Festivalin e RTSh-së në vitin 1995 me këngën Rrugë, Fest '96 me 'Shi bie në Tiranë' . Me këngën 'Një ditë' në Fest '97 u vlerësua me çmimin Kantautorja më e mirë e Festivalit.

Në Fest '99 mori pjesë me këngën 'Shpresa' të cilën ia kushton nënës së saj të ndjerë Shpresa Vinca Tuda, (studiuese dhe shkrimtare për fëmijë) .

Ka mar pjesë edhe në Festivalin Kënga Magjike, me këngën 'Si muzika' ku kaështë vlerësuar me çmimin e produksionit. Pjesëmarrja e saj e fundit në këtë Festival është në vitin 2021 me këngën ' Kur buzëqesh' duet me djalin e saj Don Duli.

Nga viti 2000 ajo është kthyer përsëri të në Kosovë ku punon gazetare e kulturës në RTK.

  • Shi bie në Tiranë
  • Një ditë
  • Te falem ty
  • Rrugë
  • Si muzika