Yll Limani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Yll Limani (lindur më 24 shtator 1994) është këngëtar dhe autor këngësh shqiptar. Ai u bë i njohur për publikun pas paraqitjes dhe suksesit në edicionin e parë të Reality TV Show The Voice of Albania në nëntor të vitit 2011.

Yll Limani
Lindi24 shtator 1994
OrigjinaKosova Gjilan, Kosovë
ZhanretBaladë
Vitet aktik2011 -

}}

Biogafi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Yll Limani është fëmija i dytë në familjen e tij. Dëshirën për të kënduar e ka trashëguar nga babai, Mufail Limani, i cili është pjesëtar i grupit rock "Minatori". Mirëpo talenti i lindur i Yllit për muzikë nuk shfaqet për herë të parë si 17 vjeqar kur mori pjesë në këtë talent show. Intensivisht me muzikë filloi të merrej në klasën IX me postimin e cover-ave në YouTube, i inspiruar nga historitë e shumta të suksesit në botën virtuale. Në The Voice u prezantua me këngën "A drop in the ocean" të Rone Pope. Performanca e dytë në Netet Live ishte me kengen e Michael Bubble "I just haven't met you yet" dhe me një interpretim artisik së bashku me trupën e baletit. Ylli doli të prek zemrat e publikut të cilët e votuan atë për të kalur drejt fazës tjeter. Paraqitja e tretë në Netet Live e sjell Yllin me këngën "Can't help falling in love" e të madhit Elvis Presley. Në performancën e katërt në Netët live Ylli interpreton "Breakeven" nga The Script. Në gjysmëfinale Ylli këndoi "I won't give up" të Jason Mraz dhe për vetem për një dallim shumë të vogël në vota Ylli nuk arriti të jetë finalist.Në Maj të vitit 2012, Ylli Limani merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Shko". Kenga eshte teresisht krijim i tij, si teksti ashtu edhe muzika.Më datë 30 Gusht 2012, Ylli Limani publikon videoklipin "Lart Mbi Yje".Me këtë këngë, Ylli Limani merr pjesë në SVFM 2013 në vitin 2013. Më datë 13 Nentor 2012, Ylli Limani publikon këngën “Mos Më Harro”, më 10 Korrik 2013, publikon videoklipin "A E Din Ti", më datë 17 Tetor 2015, publikon videoklipin "I Thash Asaj".Në Dhjetor 2016, Yll Limani merr pjesë në Festivalin e 55-të në RTSH me këngën "Shiu". Kënga e tij doli më 14 Nëntor 2017,me emrin "Dritat" në bashkëpunim me 2po2.kurse ai ka dhe kenget e reja si Prej se jena nda,Krejt ti fala,Autumn Leaves, Vaj, Friday Night, Harrom, A Don Hala ne bashkepunim me artisten Tuna, Nuk Po Kalojka, Pse Je Me To, Engjej, I Kom Kall, Pate ne bashkepunim me Lumi B, Buzët E Kuqe dhe projekti me i fundit "Mos Shko" ne bashkepunim me artisten Dafina Zeqiri.[1]

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Titulli Viti Pozita Albumi
SHQ
[2]
"Single"
(me Gent Fatali)
2015 No S'ka album
"Emrin ma ke thirr"
"I thash asaj"
"Pritëm se po vi" 2016 3
"Shiu" 34
"Ke pi sonte shume" 2017 34
"Dritat"
(me 2po2)
1
"Ty" 2018
"A ja ka vlejt" 34
"Prej se jena nda"
"Vaj" 15
"Friday Night"
(me Cricket)
"Harrom" 2019 19
"Nuk po kalojka" 1
"Pse je me to" 17
"Engjej" 1

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.teksteshqip.com/ylli-limani/biografia
  2. ^ Note: "The Top List" are the charts conducted by Top Channel since December 2015. For peak positions in Albania:
    • For "Pritëm se po vi":"The Top List—10/07/2016". topawards.top-channel.tv. Top Music Awards. 10 korrik 2016. Marrë më 10 prill 2020.
    • For "Shiu":"The Top List—26/03/2017". topawards.top-channel.tv. Top Music Awards. 26 mars 2017. Marrë më 10 prill 2020.
    • For "Ke pi sonte shume":"The Top List—25/06/2017". topawards.top-channel.tv. Top Music Awards. 25 qershor 2017. Marrë më 10 prill 2020.
    • For "Dritat":"The Top List—01/04/2018". topawards.top-channel.tv. Top Music Awards. 1 prill 2018. Marrë më 10 prill 2020.
    • For "A ja ka vlejt":"The Top List—15/04/2018". topawards.top-channel.tv. Top Music Awards. 15 prill 2018. Marrë më 10 prill 2020.
    • For "Vaj":"The Top List—16/12/2018". topawards.top-channel.tv. Top Music Awards. 16 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 4 korrik 2020.
    • For "Harrom":"The Top List—17/02/2019". topawards.top-channel.tv. Top Music Awards. 17 shkurt 2019. Marrë më 10 prill 2020.
    • For "Nuk po kalojka":"The Top List—21/07/2019". topawards.top-channel.tv. Top Music Awards. 21 korrik 2019. Marrë më 10 prill 2020.
    • For "Pse je me to":"The Top List—15/09/2019". topawards.top-channel.tv. Top Music Awards. 15 shtator 2019. Marrë më 10 prill 2020.
    • For "Engjej":"The Top List—26/01/2020". topawards.top-channel.tv. Top Music Awards. 26 janar 2020. Marrë më 10 prill 2020.