Jump to content

Balada

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Balada është një formë e veçante e letërsisë gojore, në të cilën janë të përziera elementet epike e dramatike, por me zotërim të elementeve lirike. Emri i saj del nga folja neolatine Ballare (vallezoj).

Ne qendër të baladës nuk janë temat kolektive e heroike. Ne qendër të saj është tragjikja individuale, kurse koncepti themelor i saj është nderi apo besa e dhëne.

Strukturën përmbajtjesore të baladës nuk e karakterizon as përshkallëzimi epik, as një paraqitje kronologjike. Por kapërcimet e mëdha dhe përqendrimi ne situata themelore të zhvillimeve psikologjike.

Dallimet e baladës si formë në letërsi nacionale lidhen me tepër me atë së cili është elementi që mbizotëron në strukture : elementi dramatik, lirik apo epik.