Top Channel
Shteti | Shqipëri |
---|---|
Rrjeti | DigitAlb |
Bashkëpunuesit | Televizion, radio dhe online |
Selitë | Tiranë, Shqipëri |
Programimi | |
Gjuha/ët | Shqip |
Pronësia | |
Pronari | Top Media |
Prindi | Top Media Group |
Top Channel është një radiotelevizion kombëtar privat i pavarur, i krijuar më 30 korrik 2001 me qendër në Shqipëri sinjali i të cilit shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Top Channel është i pranishëm me sinjalin e tij në të gjithë Evropën, përmes platformës DigitAlb si edhe në Amerikën Veriore përmes platformës IPTV, Shqip TV dhe përmes satelitit Intelsat America 5.
Historia
Top Channel u themelua nga Presidenti i ndjerë i Top Media, Dritan Hoxha në 30 korrik 2001, duke pasur që në fillim të tij, një objektiv të qartë, për të qenë televizioni i të gjithë shqiptarëve përmes trekëndëshit: informim, argëtim, edukim. Një synim që Top Channel është përpjekur ta realizojë ditë pas dite, me profesionalizëm dhe cilësi, çka ka bërë që televizioni të konsiderohet nga të gjithë tashmë si media më e madhe, më e rëndësishme dhe me e ndjekur në vend dhe në hapësirën mbarëshqiptare. Nisur nga cilësia e lartë e programeve informative, argëtuese dhe edukuese, shumë shpejt nga data e krijimit të tij Top Channel fitoi betejën me konkurrencën duke thithur audiencën shqiptare. Që në vitin 2003, një anketim serioz e radhiti Top Channel të parin, me shikueshmërinë më të lartë në vend, ndërkohë sipas një kërkimi të agjencisë IPSOS në vitin 2011, Top Channel është ekrani lider në treg.
Top Channel nisi për herë të parë transmetimet në 20 dhjetor 2001 dhe në vetëm pak muaj arriti që përmes stafit të krijuesve e gazetarëve, teknologjisë së re dhe ideve inovative të shndërrohej në ekranin kryesor dhe më të dashur për shqiptarët.
Në 15 shtator të vitit 2003, Top Channel arriti mbulimin e plotë me sinjal të territorit të Shqipërisë, si dhe te gjithë kontinentit të Evropës në satelitin Eutelsat W2, ndërsa në 15 dhjetor 2004, Top Channel e realizoi këtë mbulim nëpërmjet platformës DigitAlb. Në datë 15 gusht 2005, Top Channel mbuloi me sinjalin e vet Amerikën dhe Kanadanë. Në mars të vitit 2006, Top Channel hapi zyrën e saj në Kosovë dhe në qershor te vitit 2008 hapi zyrën e saj në Shkup.
Në datë 10 maj 2009, Top Channel nisi transmetimet ne teknologjinë HD, me finalen e "Top Fest 6", duke u bërë televizioni i parë në Shqipëri dhe rajon që solli këtë risi.
Që në fillim të transmetimeve të tij, Top Channel zgjeroi shumë shpejt gamën e programeve te te gjitha zhanreve, për te gjitha grupe moshat.
Top Channel është televizioni kryesor në Shqipëri për saktësinë e lajmeve të orës së fundit dhe lidhjeve të drejtpërdrejta të ngjarjeve më të rëndësishme të vendit, me edicione speciale për mbulimin, pasqyrimin dhe analizimin e çdo ngjarjeje apo evenimenti të rëndësishëm në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, Kosovë e Maqedoni dhe kudo ku shqiptaret jetojnë ne botë.
Programe ndër vite
- “Shtojzovalle”
- “Wake Up”
- “Fiks Fare”
- “Top Awards” (sot Top Fest)
- “Top Show”
- ”Hapur”
- “Top Story”
- “Të Paekspozuarit”
- “Portokalli”
- “Exclusive”
- “Procesi Sportiv”
- “E Diell”
- “Shqip”
- “Pasdite në Top Channel”
- “Ftesë në 5”
- “Pop Culture” (paraprakisht Top Select)
- Game show “100 milionë”
- Game show “Tjetri”
- “Shiko kush luan”
- “Në Shtëpinë Tonë”
- “Gjurmë Shqiptare”
- “VIP Club“
- “Top Talent”
- “Top Talk“
- “Hipokrati“
- “Soirée”
- “Top Bloggers”
- “Pushime On Top”
- “Sekretet e Portokallisë”
- “The Top List”
- “Top Arena”
Patenta Ndërkombëtare
- “Big Brother”
- “The Voice of Albania”
- “Masterchef”
- “Dua të të bëj të lumtur”
- “The Voice Kids”
- ”Hell’s Kitchen”
- ”Big Brother VIP”
Seriale
- “Rozi Abate”
- "Baron Noir"
- “Game of Thrones”
- “Kandidatja”
- "Shtepiake te Deshperuara"
- "Mata Hari"
- “100 Vitrinat”
- “Fuqia e Dashurisë”
- “Komploti”
- “Nikita”
- "Te Humbur"
- "Tre Trendafilet e Eves"
- "Avatar"
- “24 orë”
- "Pa kufij 2"
Shënime dhe referenca
- http://top-channel.tv/rreth-top-channel/
- https://sq.kingofsat.net/channelhistory.php?ch=2424
- http://top-channel.tv/guida/
- http://top-channel.tv/programe/
Shiko edhe
- Dritan Hoxha
- Top Media
- Top Albania Radio
- Top NEWS
- DigitAlb
- Alban Jaho
- Genc Gjineci
- Top Gold Radio
- Gazeta Shqip
Lidhje të jashtme
- Faqja Zyrtare e Top Channel
- Faqja Zyrtare e Top Albania Radio
- Faqja Zyrtare e DigitAlb
- Faqja Zyrtare e SuperSport
Coordinates: 41°19′23″N 19°49′18″E / 41.322972°N 19.821761°E