Tring TV

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Tring TV Sh.A
Lloji Joint stock company
Industria Komunikimi, Prodhime mediatike
Themeluesi Artan Dulaku
Selia

Tirana, Albania

Rruga 'e Qelqit' Kombinat
Zona e mbështetjes Shqipëri, Kosovë, Europë, Amerika Veriore
Kryesuesit Ridvana Dulaku (CEO and shareholder)
Shërbime Programe televizive, Shërbim Interneti dhe Telefoni.
Pronar(ë)

Holta Dulaku(33 &) Melina Dulaku(33 %)

Ridvana Dulaku(34 %)
Dega kryesore Media Vizion Sh.A
Adresa e internetit Official website

Tring është platformë dixhitale Tokësore dhe Satelitore nga Tring TV Sh.a[1]. Tring filloi transmetimet dixhitale në vitin 2008 dhe mbulon me sinjal televiziv Tokësor qytetet kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Krujë, Fier, Mallakastër Pogradec dhe Shkodër. Platforma Tring është pjesë e Edil Al Group së bashku me televizionin Vizion Plus dhe kanalin Living HD.

Në vitin 2012 Tring kalon disa kanale në teknologjinë HDTV.

Informacione teknike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tring transmeton nga sateliti Eutelsat 16A 16.0E EAST EUROPE B në këto frekuenca : Freq 11400, symbol Rate 13846 Msym, polarizimi vertikal dhe Freq 11427, symbol Rate 27500 Msym, polarizim vertikal.

Që prej fillimeve të tij Tring e nisi me dekodera në teknologjinë SD(standard-definition), Opentech ODS 3000C, më pas nga viti 2012 u implementua teknologjia HDTV(High Definition Television) me dekoder të tipit KSF-S660HDCO. Prej vitit 2015 Tring TV hodhi në treg dekoderin My Tring IPTV fjala e fundit e teknologjisë. Ky dekoder multifunksional ka një sërë funksionesh interaktive si PVR, Timeshift, VOD, Multiscreen, Rrjeti Ndalo Live, EPG. Ky dekoder nuk ka nevojë për antenë Tokësore apo parabol satelitore pasi të gjitha kanalet aksesohen nëpërmjet internetit dhe madje në disa pajisje në të njëjtën kohë. Në vitin 2014 Tring kaloi në platformën satelitore MPEG-4, duke i ofruar klientëve një cilësi maksimale figure dhe zëri e shoqëruar kjo me një rritje të numrit të kanaleve për të gjithë abonentët e Tring.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tring TV futi një frymë krejt të re në ekranet shqiptare, duke sanksionuar imazh dhe zë zyrtar, duke promovuar në një formë krejtësisht të veçantë e origjinale, ç'ka e bëjnë të jetë gjithnjë e më tërheqës për publikun.

Ajo që e bën Tring të suksesshëm, është përmbajtja e programeve që ofron për abonentët.

Sot Tring transmeton:

- 29 kanale SD dhe 11 kanale HD, gjithsej 40 kanale në Platformën Tokësore.

- 38 kanale SD dhe 12 kanale HD, gjithsej 50 kanale në Platformën Satelitore.

-103 kanale SD dhe 17 kanale HD, gjithsej 120 kanale në IPTV.

- 120 kanale në shërbimin mobile (OTT, My Tring IPTV Mobile).

Organizimi i kanaleve bëhet sipas tematikës së programeve që ata transmetojnë.

Kështu, Tring ka krijuar 3 kanale që u dedikohen tërësisht fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët përbëjnë edhe një nga pjesët më të vyera të platformës e ku është investuar së tepërmi vit pas viti. Prodhimet origjinale për Tring Tring, Tip TV e Kids, me karakter didaktik dhe argëtues e bënë Tring të jetë argëtimi i të gjithë fëmijëve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë atdheut.

Tre kanale tematikë dedikuar dokumentarit. Tring History, Tring Planet, Tring World janë tashmë enciklopedia e gjithsecilit duke ofruar të reja e fakte nga çdo fushë e jetës.

Tring TV ka krijuar plot 8 kanale që i kushtohen botës së filmit (Jolly HD, 3 Plus, Tring Super HD, Tring Action, Tring Life, Tring Comedy, Tring Fantasy, Tring Shqip), me një gamë të gjerë zhanresh dhe produksionesh, duke qenë kështu vërtet “kinemaja në shtëpinë tuaj”!

Disa kanale kushtuar muzikës, ku spikasin Click TV me hitet më të fundit të muzikës botërore dhe artistëve shqiptarë, Folk Plus me muzikë shqip dhe folkun shqiptar duke e përcjellë traditën tonë kudo ku shqiptarët jetojnë.

Kanali "Smile" dedikuar familjes, është kanali ku transmetohen skeçe dhe batuta humori, show humori si Al Pazar dhe Apartamenti 2XL prodhime të Vizion Plus.

Pesë kanale sportive HD janë pjesë e buqetës bashkangjitur kanali i gjigandit sportiv europian Motors TV me evente nga të gjitha disiplinat sportive, bashkë edhe me një kanal tërësisht në dispozicion të abonentëve dhe atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familjeje të madhe, duke i njohur me programet, shërbimet, ofertat dhe të rejat më të fundit (Info Channel).

Ndryshe nga deri më parë, tashmë platforma Tring prezantohet me një imazh tërësisht të ri. Ndryshimi ndihet kudo, në çdo kanal dhe shoqërohet edhe nga një pasurim i programacionit si kurrë më parë.

Lista e Kanaleve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kanalet Gjeneraliste: Vizion Plus HD, RTV AdriaNet, Channel One HD, RTSH 1 HD, Apollon Tv, ERA Tv, TemA Tv, RTV 21, Zjarr TV, Shenja TV.
Kanalet dedikuar stilit të jetesës: Living HD.
Kanalet kushtuar traditës shqiptare: Tring Shqip.
Kanalet kushtuar serialeve: Jolly HD, 3 Plus.
Kanalet informative: Kanali 7 News, Ora News, FAX News.
Kanalet për filma: Tring Super HD, Tring Action, Tring Life, Tring Comedy, Tring Fantasy.
Kanale për të gjithë familjen: Smile, HI TV, Muse.
Kanalet për dokumentarë: Tring History, Tring Planet, Tring World.
Kanalet sportive: Tring Sport News HD, Tring Sport 1 HD, Tring Sport 2 HD, Tring Sport 3 HD, Tring Sport 4 HD.
Kanalet për fëmijë: Tring Tring, Tip TV, Kids.
Kanalet muzikore: Click TV, BBF Music, Tirana TV, Folk Plus, Elrodi TV.
Kanalet për të rritur: Desire, Bizarre, Bunga Bunga.
Kanalet e huaja: FOX, Fox Life, Fox Crime, National Geographic Channel, Travel Channel, Rai 1, Rai 2, Rai 3, Antenna 1 Europe, RTL, RTL INTRO, ZDF, Rai Scuola, Rai News 24, Super RTL, VOX, Arte, Fashion HD, Hayat Plus, A TV, Star Tv, Russia Today, TV 5 Monde Europe, RTV 21 Plus, RTV 21 Popullore, RTV 21 Junior, Euro Channel, Show HD, Deutsche Welle, Das Erste, Mega TV, Power Turk, AL Jazeera International, AL Jazeera Balkans, BBC World News, Euro News, France 24 English, France 24 Francais, CNBC Europe, Bloomberg Europe TV, TVE International, TRT 1 Turk, CNN, Fine Living, Luxe.tv HD, Motors Tv Sports, Cartoon Network, Food Network, Hayat Folk, MFM TV.
Kanalet radio në të dyja platformat: Club Fm Radio, Radio Ora News, Radio +2, NRG Radio.

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. https://www.tring.al/iptv/ofertat/my-tring-iptv-ne-rrjetin-tring/kanalet
  2. https://www.tring.al/rreth-tring
  3. https://www.tring.al/rreth-tring/kompania
  4. https://sq.kingofsat.net/pack-tring.php
  5. https://www.lyngsat.com/packages/Tring-Digital.html

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Media shqiptare

Edil Al Group

Artan Dulaku

Vizion Plus

Tring Sport HD

Tring Tring

Tip TV

Living Media

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "citimi i duhur". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)