MCN TV
Pamja
![]() | |
Shteti | Shqipëri |
---|---|
Zona e transmetimit | Shqipëri |
Selitë | Tiranë, Shqipëri |
Programimi | |
Gjuha/ët | Shqip |
Përmasa e figurës | 1080i (HDTV) / 576i (SDTV) |
Pronësia | |
Pronari | MCN sh.a. |
Historia | |
Nisur | maj 1, 2015 |
Lidhjet | |
Faqja zyrtare | www.mcntv.al |
MCN TV është një kanal televiziv shqiptar i themeluar fillimisht si një platformë online më 1 maj 2015 dhe që nisi transmetimet në platformat televizive në vitin 2020. Kanali është në pronësi të kompanisë MCN sh.a. dhe ka selinë në Tiranë. MCN TV transmeton në platformat DigitAlb, Tring dhe pa pagesë në platformën digjitale të DVB-T2.
Transmetimet sportive
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht 2023, MCN TV nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të drejtat televizive të transmetimit të ndeshjeve të "Abissnet Superiore", Kategorisë së Parë, Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës së Shqipërisë për sezonet 2023–2026.[1] Transmetimet filluan menjëherë me ndeshjet e javës së parë të kampionatit.[2]