DigitAlb

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shenja Dalluese e Digitalb.

DigitAlb është platformë dixhitale satelitore dhe tokësore Shqiptare nga DigitAlb Sh.A.[citim i duhur]. DigitAlb, filloi transmetimet më 15 korrik të vitit 2004, dhe mbulon me sinjal dixhital tokësor qytetet kryesore të Shqipërisë : Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan, Vlorë, Shkodër[citim i duhur], Korce, Pogradec, Fier. Lushnje etj.

dhjetor të vitit 2007 DigitALB implementon në platformën satelitore të ekzistueshme transmetimin HDTV.

Informacionet teknike[redakto | redakto tekstin burimor]

DigitAlb transmeton nga sateliti Eutelsat W3C 16° EAST EUROPE B në këto frekuenca : Freq 10762, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK Freq 10803, Band 29950, FEC 2/3, POL H, MOD 8 PSK Freq 10845, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8 PSK Freq 10886, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Viti 2004, do shënohet si një vit kulmor në fushën e zhvillimit teresor të medias elektronike në Shqipëri duke krijuar në të njëten kohë, premisat e duhura për fillimin e transmetimeve të programeve televizive dhe radio nëpërmjet një tjetër teknologjie transmetimi, atë dixhitale.

E pikërisht në këtë kohë, më 15 korrik të vitit 2004 nisi zyrtarisht transmetimet platforma e parë televizive dixhitale në Shqipëri. Lindi DigitAlb, një ndër të parat platforma dixhitale tokësore në Evropë, duke shënuar kështu dhe zhvillimin më të madh në historinë e transmetimeve televizive shqiptare.

Ideja dhe iniciativa e Dritan Hoxhes, filloj të realizohej dhe të merrte jetë edhe pse mes kundërshtive të forta politike e institucionale të kohës, përplasjeve me konceptet dhe mentalitetet skeptike ekzistuese dhe pesimizmit të aktoreve të ndryshëm te tregut.

Menjëherë u ndje fillimi i një ere të re. Fillimisht u mbulua me sinjal Tirana dhe Durrësi dhe më pas një nga një, Fieri, Lushnja, Elbasani, Shkodra e Vlora. Një gamë e gjerë programesh, nga çdo zhanër, ofruar përmes kanaleve tematikë të platformës nisi të plotësojë “oreksin” e publikut për të ndjekur gjithçka donte në ekran e të gjitha këto përmes cilësisë tepër të lartë të figurës dhe zërit, info elektronike EPG, dekoder të personalizuar me menu në shqip, deri atëherë e pamendueshme. Për herë të parë linden kanalet e fëmijëve 24 ore të dubluara ne shqip.

Me 15 Dhjetor të vitit 2004, vetëm 5 muaj nga lindja, DigitAlb shënon një hap te ri, ai fillon edhe transmetimin e kanaleve të tij në satelit në mbarë Evropën duke qenë e vetmja platformë e re dixhitale e kontinentit të vjetër në transmetime tokësore dhe satelitore njëkohësisht. Kështu DigitAlb nisi të përçonte Shqipërinë kudo ku punojnë e jetojnë shqiptarë.

Në vitet e para dhe ne vazhdimësi, Digitalb, shtonte numrin e kanaleve të platformës së tij, duke plotësuar më mirë gamën e kërkesave dhe shijeve të publikut, me më shumë kanale për fëmije, më shumë kanale filmi, më shumë dokumentare, dhe të gjitha në shqip, me më shumë muzikë dhe sport.

Duke shtuar vazhdimisht numrin e shërbimeve dhe nivelin e kualitetit në transmetimin e programeve, DigitALB ka qenë dhe mbetet përherë pararojë absolute e teknologjisë më të fundit digjitale dhe programacionit më të plote dhe cilësor, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë ; në rajon e Evropë.

Në dhjetor të vitit 2007 DigitALB implementon në platformën satelitore stadin më të avancuar të transmetimeve televizive digjitale ; HDTV - High Definition Television me anë të së cilës arrihet të përcillet në masën më perfektë të mundshme, çdo detaj i figurës dhe zërit. DigitALB ishte e vetmja platformë në Evropë që hidhte në satelit 6 kanale të rinj tematikë me profile të ndryshëm që transmetojnë në këtë kualitet filma, dokumentarë, sport, spektakël e çdo gjë tjetër dhe duke u identifikuar kështu nga të gjithë si një Platformë Lider.

DigitALB, vazhdon të thyejë një-pas-njës kufijtë duke qenë gjithnjë e më i kërkuar në treg e duke shtuar vit pas viti shërbimet dhe numrin e abonentëve.

Më 3 nëntor të 2008-ës, DigitAlb nis në transmetim tokësor & satelitor shërbimin televiziv PAY-PER-VIEW, nëpërmjet kanalit të posaçëm DigiGold ku ofrohen përmes pagesës së dedikuar për çdo event, filmat më të fundit dhe programe të zhanreve të tjera. Pjesë e paketës PPV të DigitAlb janë edhe 2 kanalet sezonalë Big Brother të cilët transmetojnë LIVE 24 orë në 24 gjithçka që ndodh mes banorëve.

DigitAlb futi një frymë krejt të re në ekranet shqiptare, duke sanksionuar imazhe dhe zë zyrtar, duke promovuar në një formë krejtësisht të veçantë e origjinale, çka e bëjnë të jetë gjithnjë e më atraktiv për publikun.

Ajo që e bën DigitAlb të suksesshëm, është përmbajtja e programeve që ofron për abonentët.

Sot DigitAlb transmeton:

- 40 kanale SD dhe 14 kanale HD në Platformën Tokësore

- 53 kanale SD dhe 24 kanale HD ne Platformen Satelitore

- 33 kanale ne sherbimin mobile (OTT)

Organizimi i kanaleve bëhet sipas tematikës së programeve që ata transmetojnë.

Kështu, DigitAlb ka krijuar 3 kanale që u dedikohen tërësisht fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët përbëjnë edhe një nga pjesët më të vyera të platformës e ku është investuar së tepërmi vit pas viti. Prodhimet origjinale për Bang Bang, Çufo e Junior, me karakter didaktik dhe argëtues e bënë DigitAlb të jetë “ABC”-ja e gjithë fëmijëve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë atdheut.

Tre kanale tematikë dedikuar dokumentarit. Kanalet Explorer janë tashmë enciklopedia e gjithsecilit duke ofruar të reja e fakte nga çdo fushë e jetës.

DigitAlb ka krijuar plot 7 kanale që i kushtohen botës së filmit (Gold, Autor, Hits, Thriller, Drame, Aksion, Komedi), me një gamë të gjerë zhanresh dhe produksionesh, duke qenë kështu vërtet “kinemaja në shtëpinë tuaj”!

Disa kanale kushtuar muzikës, ku spikasin My Music me hitet më të fundit të muzikës botërore dhe artistëve shqiptarë dhe MusicAL me folkun shqiptar duke e përcjellë traditën tonë kudo ku shqiptarët jetojnë.

Kanali "Family HD" dedikuar familjes, eshte kanali ku transmetohen reality show dhe serialet më të suksesshëm.

Shtate kanale sportive HD jane pjese e buqetes, bashkë edhe me një kanal tërësisht në dispozicion të abonentëve dhe atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familjeje të madhe, duke i njohur me programet, shërbimet, ofertat dhe të rejat më të fundit (Promo).

Ndryshe nga deri më parë, tashmë platforma DigitAlb prezantohet me një imazh tërësisht të ri. Ndryshimi ndihet kudo, në çdo kanal dhe shoqërohet edhe nga një pasurim i programacionit si kurrë më parë.

Lista e kanaleve[redakto | redakto tekstin burimor]

Kanalet Gjeneraliste: Top Channel HD, TV Klan HD, TVSH, Kohavision, RTV 21, Klan Kosova, Scan TV, First TV, Alsat M, IN tv, Rrokum TV etj.
Kanalet mini: T HD, Stinët
Kanalet informative: Top News, News 24, Report TV, Ora News, ABC News, UTV News.
Kanalet për filma: Film Një HD, Film Dy HD, Film Autor, Film Hits, Film Thriller, Film Dramë, Film Aksion, Film Komedi.
Kanalet dokumentare: Explorer Shkencë, Explorer Histori, Explorer Natyre
Kanalet sportive: SuperSport-1 HD, SuperSport-2 HD, SuperSport-3 HD, SuperSport-4 HD, SuperSport-5 HD, SuperSport-6 HD, SuperSport-7 HD.
Kanalet për fëmijë: Bang Bang, Çufo , Junior TV.
Kanalet për blerje: BCTV Europe
Kanalet muzikore: My Music, MusicAL, Folkorit, SuperSonic TV, STV Folk, City TV
Kanalet Pay-Per-View: Digi Gold
Kanalet e huaja: FOX, Fox Life, Comedy Central, Baby TV, Disney Channel, Discovery Science HD, Investigation Discovery Xtra HD, Animal Planet HD, Discovery Channel, Discovery Turbo Xtra, TLC, National Geographic HD, Travel Channel HD, 24Kitchen, Eurosport HD, Eurosport 2 HD, Dorcel HD, Stars XXX HD etc.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]