Top Media
Pamja
| Company type | Private |
|---|---|
| Industry | Media, Transmetimi, Transmetimi radiofonik, Prodhimi televiziv, Prodhimi filmik |
| Genre | Kompani mediale |
| Founded | 1998 |
| Founder | Dritan Hoxha[1] |
| Products |
|
| Owner | Familja Hoxha[2] |
| Divisions | Shiko § Shërbimet |
| Website | top-channel |
Top Media Group, ose thjesht Top Media, është një kompani mediale shqiptare e themeluar në 1998 nga Dritan Hoxha, me seli në Tiranë të Shqipërisë. Kompania shumë shpejt u bë më e madhja dhe më me ndikim në Shqipëri.[3] Kompania i ka fillet me krijimin e Top Albania Radios dhe më vonë me shumë media të tjera audiovizive dhe të shkruara. Ajo është kompania mëmë e televizionit kombëtar Top Channel dhe platformës televizive DigitAlb. Pas vdekjes së themeluesit, familja e Hoxhës mori përsipër veprimtarinë e kompanisë.[4]
Shërbimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Top Channel – transmetues televiziv kombëtar
- Top Channel Films – prodhues dhe distributor i filmave
- Top Albania Radio – stacion radiofonik
- DigitAlb – operator i transmetimit kabllor dhe satelitor[5]
- T – kanal televiziv për prodhime shqiptare
- Bang Bang – kanal televiziv për fëmijë
- Çufo TV – kanal televiziv për fëmijë
- Junior TV – kanal televiziv për adoleshentë
- SuperSport (aksionere) – transmetues dhe distributor i sportit
- Top News – transmetues 24-orësh i lajmeve
- My Music Radio – kanal televiziv muzikor
- musicAL – kanal televiziv muzikor
- Top Gold Radio – stacion radiofonik
- Lori Caffe – markë e kafesë
- Gazeta Shqip – portal i lajmeve në internet (gazetë nga 2004 deri 2016)
- Video Graphic Agency (VGA Studio) – agjenci reklamash dhe e prodhimit të grafikave[6]
- Imperial Cinemas (95% e aksioneve) – zinxhir i kinemave
- Fondacioni Dritan Hoxha
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Themeluesi i Top Media, Dritan Hoxha nderohet me titullin "Mjeshtër i Madh"". Dosja.al. 2023-12-28. Marrë më 2025-08-30.
- ↑ "Familja që drejton Top Channel, Perandorinë mediatike të Dritan Hoxhës". Koha Jonë. 2021-04-15. Marrë më 2025-08-30.
- 1 2 "Top Media". albania.mom-gmr.org (në anglisht). Marrë më 2023-08-07.
- 1 2 "Familja Hoxha". Media Ownership Monitor. Marrë më 21 tetor 2025.
- ↑ "Grupi Union sells Digitalb shares, Hoxha family gains controlling majority". Hashtag (në anglisht). 2025-04-07. Marrë më 2025-08-30.
- ↑ "VIDEO GRAFIC AGENCY (VGA) (ish "EXTRA LARGE")". opencorporates.al. 24 mars 2023. Marrë më 18 gusht 2025.
- ↑ "Top Media". Top Awards. Marrë më 2023-08-07.