Top Gold Radio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Top Gold Radio filloi transmetimin e saj në tetor 2000. Pjesën më të madhe të kësaj radioje e zë muzika, me transmetim 24 orësh. Muzika nuk ka një ndarje të veçantë, përveç faktit se këngët dhe meloditë janë çmuar dhe afirmuar më parë. Kryesisht përdoret muzikë para viteve 2000, ose ndryshe një përzgjedhje e më të mirës ndër vite. Në bazë të kësaj është dhe transmetimi i emisioneve totalisht muzikore, për mbrëmjen – me muzikë të specifikuar sipas rrymave – të papromovuara.. Qëllimi i kësaj radioje është të kënaqi gustot e dëgjuesve të saj duke i servirur një muzikë të selektuar deri në detaj. Top Gold Radio nuk futet në kategorinë e radiove komerciale që në momentin që ajo nuk tranmeton të gjitha rrymat muzikore që sot ekzistojnë në treg dhe nga fakti që ajo si radio nuk ka ndërprerje për reklama. Arkivi muzikor i kësaj radio është një arkiv që do ta kishin zili shumë radio ndërkombëtare. Për mbledhjen dhe selektimin e muzikës që sot transmeton Top Gold Radio janë dashur disa vite të mira dhe një punë e palodhur e stafit të saj. Tingujt që transmetohen në këtë radio plotësojnë dëshirat e shumë brezave, ato të kaluara dhe brezave të sotëm. Muzika e re ose prodhimtaria e ditëve të sotme nuk mungon në Gold Radio, por ajo përzgjidhet në bazë të një politike që ka ndjekur radio në të gjithë këto vite që transmeton. Në këtë radio do të gjeni shumë rryma muzikore që ju i keni për zemër si: Rock, Pop, Soul, Blues më të gjitha hitet e grupeve dhe kantautorëve më të mëdhej ndër vite.

Lidhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://www.topgold.al/ Arkivuar 21 korrik 2011 tek Wayback Machine