Jump to content

Fondacioni Dritan Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha
Themeluar mëdhjetor 2010
ThemeluesitFamilja Hoxha
LlojiMediatik
PërqendrimiEdukimi dhe zhvillimi i medias
FushatMedia, arti, kultura
PërkatësitëTop Media
Faqja në internethttps://fm-dritanhoxha.al

Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha është një organizatë shqiptare për stimulimin e tregut mediatik në Shqipëri, e themeluar në dhjetor 2010 nga familja Hoxha në kuadër të kompanisë Top Media. Emërtohet pas themeluesit të ndjerë, Dritan Hoxhës, familja e të cilit zotëron Top Channel. Për këtë qëllim, organizata ndihmon në nxitjen e gazetarëve vendas, si dhe mirënjohjen e njerëzve me kontribute të vlefshme në kulturën dhe shoqërinë shqiptare.[1][2] Ajo edhe mban aksione bamirëse për të ndihmuar njerëzit në nevojë.[3]

Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha[3] u krijua në dhjetor të vitit 2010 dhe mban emrin e themeluesit të Top Media Group për të nderuar kontributin e tij në fushën e mediave audio-vizive në Shqipëri. Ky fondacion synon të mbështesë zhvillimin e sektorit medial në vend dhe të promovojë vlera kulturore dhe mediatike. Ai u themelua me mbështetje nga familja dhe bashkëpunëtorët e Dritan Hoxhës, me qëllimin për të kontribuar në avancimin e standardeve dhe praktikave në këtë fushë.

Në vitin 2011 filloi së dhëni mirënjohje

Misioni i Fondacionit Dritan Hoxha[4] është të kontribuojë në forcimin e medias dhe përmirësimin e standardeve të gazetarisë, duke promovuar transparencën dhe llogaridhënien në informim,për një shoqëri shqiptare të orientuar edhe më shumë nga kultura, arti, komunikimi, zhvillimi mediatik, nëpërmjet talentit dhe inovacionit.[5]

Fondacioni angazhohet në aktivitete të ndryshme ku përfshihen:

  • Trajnime për gazetarët dhe profesionistët e tjerë të mediave.
  • Projekte për promovimin e kulturës dhe artit.
  • Krijimin e platformave për diskutimin e temave të rëndësishme shoqërore.
  • Forumet e medias për diskutimin e çështjeve aktuale.
  • Iniciativa për zhvillimin e talentëve të rinj në media.
  • Mbështetje për projekte artistike dhe kulturore.

Projekte televizive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • StarTop (2022) - Ide të reja në teknologji, shpikje, aplikacione, sipërmarrje inovatore dhe ato që i ndihmojnë në rrugën drejt suksesit. Autore: Ledja Liku, udhëhequr nga Eno Popi[6]
  • Në Sofrën Shqiptare (2024) - Një udhëtim në çdo skaj të vendit për shijuar kulinarinë vendase, një nga segmentet më dinamike të turizmit që mbart vlera tradicionale. Udhëhequr nga Doris Sallaku[7]
  • Jashtë Vijës së Verdhë (2024) - Cikël reportazhesh që kanë në fokus zonat jashtë vijës së verdhë të kryeqytetit. Udhëhequr nga Ardi Pulaj[8]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Çmimi "Dritan Hoxha" për Tanja Fajon". Telegrafi.com. 3 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2024. Marrë më 30 nëntor 2024.
  2. ^ "Majlinda nderohet me çmimin "Dritan Hoxha 2014"". Telegrafi.com. 18 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2024. Marrë më 30 nëntor 2024.
  3. ^ a b "Jeton në kontejner me mbesat pas tërmetit, Fondacioni Dritan Hoxha ndihmon gjyshen". Koha Jonë. Marrë më 3 nëntor 2024.
  4. ^ "Kundërvajtje nga varfëria, Fondacioni Dritan Hoxha ndihmon invalidin". Gazeta Shqip. Marrë më 3 nëntor 2024.
  5. ^ "Bamirësi për festa, Fondacioni Dritan Hoxha shpërndan dhurata në vend". Top Albania Radio. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2023. Marrë më 3 nëntor 2024.
  6. ^ "Startop në Top Channel/ Emisioni i ri për biznesmenët e rinj nis të shtunën". Top Channel. 2022-10-21. Marrë më 17 tetor 2024. "Startop" është program më i ri i Top Channel, nje projekt i Fondacionit mediatik "Dritan Hoxha"
  7. ^ ""Në sofrën shqiptare"/ Emisioni më i ri në Top Channel, çdo të shtunë në orën 16:40". Top Channel. 2024-04-13. Marrë më 17 tetor 2024. Në Sofrën Shqiptare" vjen në Top Channel si një projekt i Fondacionit mediatik Dritan Hoxha me mbështetjen e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
  8. ^ ""Jashtë vijës së verdhë"/ Cikël emisionesh në bashkëpunim me fondacionin "Dritan Hoxha"". Top Channel. 2024-04-13. Marrë më 17 tetor 2024. Një program në bashkëpunim me fondacionin mediatik Dritan Hoxha.