Shko te përmbajtja

Eno Popi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Eno Popi
Lindi19 qershor 1981 (44 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptar
Shkollimi
Profesioni
  • Prezantues
  • Gazetar
  • Radiofonist
  • Pedagog
Vite aktiviteti1997–sot
Fëmijë1

Eno Popi (lindur më 19 qershor 1981) është prezantues televiziv, gazetar, moderator radiofonik dhe pedagog shqiptar. Ai është bërë i njohur për drejtimin e disa programeve argëtuese dhe reality në Top Channel, mes të cilave Wake Up, StarTop dhe Dancing with the Stars.

Popi lindi në Tiranë më 19 qershor 1981. Ai ndoqi studimet për gazetari në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në vitin 2005. Dy vjet më vonë, në Itali, përfundoi studimet master në fushën e Redaktimit Multimedial në Universitetin “Carlo Bo” të Urbinos.[1]

Hapat e parë në media i hodhi në vitin 1997 si reporter kulture për gazetën Koha TV dhe Radio Koha.[1]

Në shtator 1999 iu bashkua Top Albania Radio si redaktor lajmesh dhe më pas mori rolin e moderatorit në disa programe të përditshme. Në vitin 2006 prezantoi Radio Magazine, ndërsa një vit më pas, së bashku me Ledion Liço-n, krijoi talk-show-n Live from Tirana. Ky format shërbeu si bazë për emisionin e mëngjesit Wake Up, që nisi transmetimin dy vjet më vonë në Top Channel dhe Top Albania Radio.[2]

Krahas angazhimeve në media, Popi ka ushtruar edhe detyrën e pedagogut në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës.[3]

Në ekranin e Top Channel, Popi ka prezantuar ose bashkë-prezantuar disa programe, ndër të cilat:

  1. 1 2 "CV - Eno Popi" (PDF). Tirana Film Fest. Marrë më 26 gusht 2025.[lidhje e vdekur]
  2. "Eno Popi – Top Albania Radio". Top Albania Radio. Marrë më 26 gusht 2025.
  3. "Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit". Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë. Marrë më 26 gusht 2025.
  4. "Eno Popi rishikon momentet e para në Top Select: Ja si reagon ai". IconStyle.al. Marrë më 26 gusht 2025.
  5. "Eno Popi jo më pjesë e 'Wake Up', ja çfarë thotë Ori Nebiaj". Panorama Plus. 10 korrik 2018. Marrë më 26 gusht 2025.
  6. 1 2 "Big Brother Albania 1". Teksteshqip.com. Marrë më 26 gusht 2025.
  7. Velija, Kreizia (18 tetor 2016). "Të gjithë për një starton sonte në Top Channel". Top Albania Radio. Marrë më 26 gusht 2025.
  8. ""Top Channel" mbyll "100 Milionë": Eno Popi zbulon detajet e emisionit të ri". CNA.al. 16 gusht 2018. Marrë më 26 gusht 2025.
  9. "Eno Popi vjen me projekt të ri, "Dilema Sociale" e rikthen atë tek rrënjët". Koha Jonë. 5 tetor 2020. Marrë më 26 gusht 2025.
  10. ""Këshilla biznesi falas"/ "StarTop", Eno Popi jep detaje nga emisioni më i ri që starton në Top Channel". Gazeta Shqip. 20 tetor 2022. Marrë më 26 gusht 2025.
  11. "Eno Popi bashkëprezantues me Bora Zemanin në 'DWTS'". Lapsi.al. 30 shtator 2022. Marrë më 26 gusht 2025.