Albanian Screen
![]() | |
| Lloji | Privat Gjeneralist |
|---|---|
| Shteti | Shqipëri |
| Zona e transmetimit | Shqipëria Kosova Evropa (përmes Eutelsat) |
| Bashkëpunuesit | Alsat-M |
| Selitë | Rr. Siri Kodra, Tiranë, Shqipëri |
| Programimi | |
| Gjuha/ët | Shqip |
| Përmasa e figurës | 4:3 |
| Pronësia | |
| Pronari | Rezart Taçi |
| Prindi | VeVe Group (2003-2010) Taçi Oil International (2010-2015) |
| Historia | |
| Themeluar | 11 qershor 2000 |
| Nisur | 2003 |
| Themeluesi | Vebi Velija |
| Mbyllur | 5 qershor 2015 |
| Emrat e dikurshëm | Alsat |
Albanian Screen (AS) ishte një televizion kombëtar shqiptar me seli në Tiranë, Shqipëri. Ai u themelua në 2000 si Televizioni Kombëtar Alsat nën drejtimin e ndërmarrësit Vebi Velijës. Alsat ishte shkurt për "Albanian Satellite Television".[1] Ai ishte televizioni i katërt privat në tregun shqiptar, dhe në 2003 u bë i pari televizion shqiptar i qasshëm përmes sinjalit satelitor Eutelsat.[2][3] Televizioni me përmbajtje ishte gjeneralist.
AS mbuloi me valë tokësore të gjithë territorin e Shqipërisë, me sinjal digjital tokësor qytetin e Tiranës, dhe transmetoi në valët satelitore Eutelsat përgjatë të gjithë territorit të Evropës, Amerikës Veriore dhe Azisë.
Në mars 2006 u themelua kanali simotër Alsat-M (tash duke e trashëguar emrin Alsat), si dega e saj në Maqedoninë e Veriut.[3]
Në mars 2011, Alsat u ribrendua si Albanian Screen nën pronësinë e re të magnatit të naftës Rezart Taçi, që njëherësh ishte Drejtor i Përgjithshëm.[4]
Sado që fitonte një qarkullim vjetor prej 323 milionë Lekësh (i treti për nga xhiroja), AS humbiste deri në 30 milionë Lekë në vit. Televizioni i mbylli dyert më 5 qershor 2015 për shkak të falimentimit, duke u likuiduar rrogat e afro 180 punëtorëve.[5][6][7] Pas mbylljes, disa punëtorë edhe e çuan Rezart Taçin në gjykatë për mospagimin e sigurimit shoqëror me të pushuar nga puna.[8]
Programacioni
Si Alsat
- Dita Fillon në Alsat — emision i mëngjesit
- Kontrast — politikë vendase
- Studio e Hapur — analizë politike
- Skaner Kampionat — emision sportiv
- Për Evropën — emision i fokusuar mbi integrimin në Bashkimin Evropian
- Almanak — emision kulturor
- Dossier — emision i aktualiteteve në Kosovë
- Takim Ekskluziv — emision kulturo-politik
- Shpirtra të Lirë — emision arti
- Dita 7 — përmbledhje javore
- Specialja e Ditës — emision i thelluar interviste
- Studio Sprint — emision sportiv
- Të Pathënat e Yjeve — emision rreth kinemasë[9]
Blloqe dokumentare
- Cikël Muzika — dokumentare rreth muzikës
- Mozaik — dokumentare rreth mjekësisë
- Futurizëm — dokumentare rreth astronomisë
- Universi përmes Artit — dokumentare rreth artit dhe kulturës
- Eurokulturë — dokumentare rreth kulturës evropiane[9]
Si Albanian Screen
- Prizëm
- Koha për të Shijuar
- Shine[10]
- Bugajski Hour
- Dritë Hije
- Orhidea
- Buletin
- Oda e Librit
Referime
- ↑ "ALSAT (ish " Albanian Satellite Television", "TV - ALSAT")". OpenCorporates.al. Marrë më 24 qershor 2025.
- ↑ "Change Log: Alsat TV" (në anglisht). KingOfSat. Marrë më 24 qershor 2025.
- 1 2 "Pas 14 vite transmetim, mbyllet TV Albanian Screen e Rezart Taçit". Newsbomb.al. 5 qershor 2015. Marrë më 24 qershor 2025.
- ↑ "Alsat TV zmienił nazwę na Albania Screen RTV" [Televizioni Alsat e ndryshoi emrin në Albanian Screen RTV] (në polonisht). SatKurier. 2 mars 2011. Marrë më 24 qershor 2025.
- ↑ "Drejt mbylljes Albanian Screen, televizioni i katërt privat më i madh në vend". Monitor. 2015-06-05. Marrë më 2022-11-25.
- ↑ "Përmbarimi sekuestron pronat eish-manjatit të naftës Rezart Taçi". Shqiptarja.com. Marrë më 2024-12-17.
- ↑ Nezaj, Sami (2013). "Mediat e shkruara, menaxhimi kundër krizës" (PDF). Universiteti i Tiranës. Marrë më 20 dhjetor 2024.
Nga stacionet private, stacionet televizive Top Chanel (rreth 400 vetë), Klan ( rreth 400 vetë), Vizion Plus (rreth 200 vetë), Alsat (tani Albanian Screen), 180 vetë, kanë edhe stafet profesionale e teknike më të kompletuara nga të gjitha stacionet e tjera televizive.
- ↑ Likmeta, Besar (20 dhjetor 2013). "Reklamuesit e mëdhenj shkatërrojnë lirinë e medias në Shqipëri". Balkan Insight. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2023. Marrë më 24 qershor 2025.
- 1 2 "Emisione". ALSAT Television. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2009. Marrë më 17 dhjetor 2024.
- ↑ Harka, Juna (2015-05-02). "Audienca e televizioneve: Si po rindahet "torta"?!". Revista Monitor. Marrë më 2024-12-17.
Lidhje të jashtme
- Faqja zyrtare tek Wayback Machine (arkivuar 12 maj 2015)
