Shko te përmbajtja

Artan Dulaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Artan Dulaku
Lindi(1965-05-30)30 maj 1965
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptar
ArsimiUniversiteti i Tiranës
University of the United Kingdom
Profesioni
  • Sipërmarrës
  • Investitor
Vite aktiviteti1987–aktualisht
OrganizataConcord Investments
Edil Al Group
Bashkëshorti/jaHolta Dulaku
Fëmijë2
ÇmimetÇmimi Ndërkombëtar i Ndërtuesve (2015)
Çmimi për Sipërmarrësin më të Mirë të Vitit (2018)

Artan Dulaku (lindur më 30 maj 1965) është një sipërmarrës shqiptar, i njohur si themelues dhe aksioner i shoqërisë Concord Investment. Në 2018 ai konsiderohej nga Instituti Europian Pashko si një nga 10 personat më të pasur në Shqipëri, i renditur i nënti.[1]

Dulaku është njëkohësisht edhe themelues dhe president i Shoqërisë së Ndërtimit Edil AL-IT, e njohur kryesisht në rezidencat e banimit, komerciale, të hotelerisë, por edhe në disa vepra publike.

Dulaku lindi më 30 maj 1965 në Tiranë, Shqipëri si fëmija i dytë në familjen e tij, dhe ka dy vëllezër, Adrian dhe Genci Dulaku. Ai kreu studimet për statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në vitet 1983–1987. Më pas atij iu ofrua mundësia të jetë pjesë e stafit pedagogjik të fakultetit, të cilën ai e pranoi, duke ushtruar kështu profesionin e pedagogut në vitet 1987–1990. Në fillimin e viteve '90 Dulaku u largua drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku ndoqi studimet pas-universitare për Master në Marketing.[nevojitet citimi]

Përgjatë karrierës së tij si sipërmarrës dhe investitor, Dulaku ka krijuar një aktivitet investimesh në biznese të ndryshme, kryesisht në sektorë si ndërtimi, telekomunikacioni, turizmi, pasuritë e paluajtshme, distribucioni i makinave, infrastruktura publike dhe industria energjitike.[nevojitet citimi]

Kompani në pronësi të tij pëfrshijnë Edil-AL-IT, Vizion Plus, Tring, Albanian Motor Company, Cherry, MG, Ford Trucks, Food Trade Conad Shqipëria, Alba-Beton, Marina Orikum dhe Marina Limion-Saranda.[nevojitet citimi] Së fundmi ai inaguroi edhe hotelin Meliá Durrës, në partneritet me MELIA Hotels International.[2]

Dulaku ka marrë disa çmime për kontributin e tij në industrinë e ndërtimit dhe biznesit, duke përfshirë Çmimin Ndërkombëtar të Ndërtuesve në vitin 2015 dhe Çmimin për Sipërmarrësin më të Mirë të Vitit në 2018.[nevojitet citimi] Investimet e realizuara nga Concord Investment kanë marrë çmime si "Investimi më i mirë i Turizmit në Shqipëri - 2022", akorduar nga Shoqata Shqiptare e Turizmit,[nevojitet citimi] dhe "Struktura Hoteliere me 5-yje më e mirë në Shqipëri - 2023", akorduar nga Travel Magazine dhe Albanian Exelence.[3]

Dulaku është i njohur për angazhimin e tij në filantropi duke kontribuar në disa projekte sociale, edukative, fetare dhe kulturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave dhe qendrave komunitare në zona të varfra[cili?] të Shqipërisë, në objekte të kultit fetar, duke përmendur këtu rindërtimin e monumentit të kulturës Manastirit të Shën Prodhromit në Voskopojë të Korçës, si dhe në rindërtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve (2009).[nevojitet citimi]

Artan Dulaku është i martuar me Holta Dulaku, producente dhe organizatore e spektakleve të ndryshme shqiptare si Dancing with the Stars ose Ferma VIP. Ai është baba i dy fëmijëve, vajzës Nikol dhe djalit Noah.[nevojitet citimi]

Përveç aktivitetit tregtar, Dulaku është një pasionant i sporteve, veçanërisht i volejbollit, teksa prezantohet si një mbështetës i Federatës së Volejbollit Shqiptar, Federatës së Aeronautikës Shqiptare, Federatës së Sportit të Barkave me Vela, etj.[nevojitet citimi]

  • Kryetar Bordi i Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë (SHNSH)[4]
  • Anëtar i KEK-ut (Këshilli Ekonomik Kombëtar)[nevojitet citimi]
  • Anëtar i Federatës së Volejbollit Shqiptar[nevojitet citimi]
  • President i Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë[4]
  1. "10 më të pasurit në Shqipëri, sipas Institutit Pashko". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-08-08.
  2. "Inaugurohet hoteli "Meliá Durrës"". TV Klan. 27 maj 2023. Marrë më 8 gusht 2024.
  3. admin (2023-10-06). "Zhvillohet për herë të parë në Tiranë Tourism Grand Excellence". Business Magazine Albania (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-08-14.
  4. 1 2 "Bordi Drejtues". Shoqata e ndërtuesve.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)