Manastiri i Shën Podhromit (Voskopojë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Manastiri i Shën Podhromit (Voskopojë)
Voskopoje St John Baptist.JPG
Manastiri i Shën Podhromit (Gjon Pagëzori), (Voskopojë)
Lloji Arkitekture
Vendndodhja Voskopoje, Korçë, Shqipëri
Koordinatat 40°38′44″V 20°36′11″L / 40.645665°V 20.603005°L / 40.645665; 20.603005Koordinatat: 40°38′44″V 20°36′11″L / 40.645665°V 20.603005°L / 40.645665; 20.603005
Ndërtuar Periudha Post Bizantine, Viti 1632 (shekulli XVII)
Organi drejtues DRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
Lloji Nën mbrojtje
Kriteret I
Përcaktuar 17.03.1948, 23.09.1971
Nr. i referencës KO080
Tipologjia Bazilikë
Manastiri i Shën Podhromit (Voskopojë) is located in Shqipëria
Manastiri i Shën Podhromit (Voskopojë)
Manastiri i Shën Podhromit në hartë

Manastiri i Shën Podhromit (Voskopojë) apo Manastiri i Shën Gjon Pagëzorit (Voskopojë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopoje, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948 / 23.09.1971".[1]

Historia dhe përshkrimi[redakto | përpunoni burim]

Sipas mbishkrimit të dhuruesit, kisha brenda manastirit u ndërtua në 1632 dhe u pikturua në 1659.[2] Sot manastiri është i deklaruar monument i trashëgimisë kulturore.[3] Sot kisha është monument i trashëgimisë kulturore i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948 / 23.09.1971".[1] Manastiri është ndërtuar në vitin 1632. Pikturimi i tij ka përfunduar në vitin 1659, 27 vjet pas hedhjes së themeleve. Ai përmban pjesën e kishës dhe dy ambjente të tjera që kanë qenë objekte shoqëruese të manastirit. Ndërtesa është dykatëshe de ka formën e shkronjës L. Kisha ka përmasa 17m x 7.65 X 9m. Ruhen në gjendje të mirë, afresket jane punuar me përbërës hekuri dhe kalciumi. Kjo kishe ka afreskët të ruajtura mirë dhe ka elemente me dekoracion tulle të vecantë. Në kishën e këtij manastiri ruheshin përshkrime, dorëshkrime dhe botime të ndryshme. Këto materiale u dëmtuan gjatë luftërave si dhe zjarreve të mëvonshme. [4]

Manastiri, në fillim te shekullit të 20-te

Arkitektura e Kishës[redakto | përpunoni burim]

Kisha e shën Prodhimit ka artitekturë të stilit bizantin në formv kryqi, e përbërë nga narteksti i thjeshtë, katolikoni në trajtë qemerësh me ndriçim të pamjaftueshëm me kube në gjysmë rrethi. Ajo ka një organizim planimetrik vëllimor më të zhvilluar se kishat e tjera të kësaj kategorie. Kisha ka qenë e pajisur me dy kupola me tambur poligonal me nga tri dritare të ngushta në çdo dy faqe.

Muret e anëve veriore, perëndimore e jugore të narteksit janë rindërtuar sërish, kështu që prej nartekstit fillestar të ndërtesës së kishës qëndorn vetëm muri lindor.[5]


Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Marrë më 26 janar 2016. 
  2. ^ Rousseva, Ralitsa (2003). "Iconographic Characteristics of the Churches in Moschopolis and Vithkuqi (Albania)" (PDF). Makedonika. 35 (4): 163–191. Marrë më 2010-11-07. 
  3. ^ "Religious buildings with the "Culture Monument" status". Republic of Albania National Committee for Cult. Marrë më October 28, 2010. 
  4. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Marrë më 13 tetor 2016. 
  5. ^ <cite book|title=Revista e monumenteve natyrore Nr.10|url=http://imk.gov.al/site/?page_id=1251%7Clanguage=shqip}}

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]



logo e WCUGA Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .