Jump to content

Radio Televizioni Shqiptar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga RTSH)
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH)
RTSH logo
LlojiTransmetim publik
ShtetiShqipëri
SelitëRruga Ismail Qemali 11, 1010, Tiranë, Shqipëri
Pronësia
PronariPresidenti i Shqipërisë
Njerëzit kyçAlfred Peza (Drejtor i Përgjithshëm)
Historia
Nisurnëntor 28, 1938; 85 vite më parë (1938-11-28) (radio)
prill 29, 1960; 64 vite më parë (1960-04-29) (televizion)
Emrat e dikurshëmRadiodifuzioni Shqiptar
Lidhjet
Faqja transmetueseListen Live
Faqja zyrtarewww.rtsh.al

Radio Televizioni Shqiptar (shkurt RTSH; më herët si TVSH) është një institucion mediatik publik që përfshin Radio Tiranën, që u krijua në vitin 1938, dhe u hap me një mesazh nga Mbretëresha Geraldinë, dhe të televizionit satelitor, dhe Televizionin Shqiptar, që u krijua në vitin 1960. Prej vitit 1993 RTSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nëpërmjet satelitit.[1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 29 prill 1960 filloi nga puna qendra eksperimentale e Televizionit Shqiptar. Fillimi i transmetimeve shënon jo vetëm lindjen e Televizionit Publik Shqiptar, TVSH, por edhe fillesat e tregut televiziv shqiptar. Pesë dekada më parë, për shikuesit e kryeqytetit erdhi përshëndetja e parë përmes ekranit dhe ishte pikërisht ajo përshëndetje, që shënoi edhe fillimin historisë që mban emrin Televizioni Shqiptar. Në ditën kur startoi transmetimi, guri i parë i themelit ishtë një film për fëmijë, më pas një dokumentar, një koncert e më tej një film, pra që ditën e parë ky ekran i magjishëm, kishte nga një dhuratë për të gjithë brezat. Televizioni i madh, bashkëudhëtari i të mëdhenjve ka ecur vazhdimisht krahas televizionit të vogël, ose mikut të mirë të të vegjëlve. Breza të tërë vogëlushësh u rritën me ekranin e TVSH.

Gjithçka filloi në një banesë të thjeshtë, nga ku përshëndeti imazhi i parë i ekranit, Stoli Beli. Pjesë e fillimit të madh ishin Beqir Derhemi, Ilia Capo, Jani Mele, Stoli Beli, Vezir Hoxha, Riza Proseku dhe pranë tyre Emil Plumbi, Liri Celi, Sali Mensori, Petrit Qylafku, etj. Programi fillimisht ishte i thjeshtë, i shoqëruar me pamundësinë për t’u regjistruar.

Transmetimi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1963 u transmetua edicioni parë i lajmeve, ndërsa në vitin 1965 kamera e vetme e TVSh u zhvendos në stadium për të transmetuar një ndeshje futbolli. Vendimi i qeverisë së kohës për kalimin e Televizionit nga faza eksperimentale në programe të rregullta ditore, sjell si pasojë rritjen e shpejtë të numrit të punonjësve: djem e vajza nga universiteti apo Instituti i Lartë i Arteve, pa përvojë në gazetari dhe regji televizive, investuan pasion, ambicje dhe dëshirë për të krijuar, etje për të mësuar nga përvojat jashtë vendit dhe përkushtim. Në vitin 1966 Qendra Eksperimentale e Televizionit transmeton pjesën e parë të ndeshjes së futbollit “Partizani – Dinamo”. Godina e re e televizionit krijoi mundësi për standarde të tjera. U shtuan mundësitë për xhirime në interier dhe eksterier, çka shtoi dhe orët e transmetimit, në çdo ditë të javës - nga ora 18 deri në orën 22.30.

Duhet theksuar fakti se RTSH fillimisht u mbeshtet nga kuadri i pergatitur nga pervoja e specialisteve , spikereve, gazetareve e redaktoreve te Radio Tiranes.Sikurse dihet folsat dhe telekronistet e lajmeve perfaqesonin figurat kryesore ne Televizion, qe mbushnin emisionet e lajmeve e emisionet direkte me pasqyrime nga jeta e vendit permes reportazheve te marra fillimisht ne Tirane, pastaj nga cdo cep i Shqiperise. Spikerit kryesore te Radios mbas clirimit ishin Vera Zheji dhe Haki Bejleri. Te dy keta kuadro nuk u aktivizuan ne vitin 1969, kur filloi transmetimi zyrtar i Televizionit Shqiptar , qe po kaperxente me sukses kaperximin e transmetimit eksperimental. ne ndertesen e re te Rtsh.

Ne krah te spikerit Kico Fotiadhi, si folse femer ne kete studjo te re televizive u shfaq folsja e Radios Angjelina Xhara. Telekronistet e famshem ishin Alfons Gurashi dhe Agron Cobani. Mbas Stoli Belit, qe u aktivizua vetem te emisionet e femijeve tashme, foli prezantuesja Zerina Kuke. Ne librin e pare kushtuar historise se televizionit shkruar nga Skifter Kellici, dalin ne fotografi keto dy spikere te para femra ne televizinn shqiptar , Angjelina Xhara dhe Zerina Barbullushi. A. Xhara, p u emerua ne Kinostudjo, por vazhdoi te punonte si spikere e jashtme deri ne vitin 1977, kur u hoq nga ekrani, ashtu si dhe H. Bejleri , e per disa kohe edhe K.Fotiadhi , per shkak te politikes se luftes se klasave. Ne institucionin e Televizionit Shqiptar, qe filloi te funksionoje si televizion i vetem gjate gjithe sistemit te vjeter socialist, ne ndertesen ku eshte edhe sot, me profesionalizem punuan spikerit e pare, Virgjil Kule, Clirim Poro, V Kongo, Amalia Dhamo, etj. A. Xharen, e zevendesoi ne ekran Tefta Radi, qe u be jo vetem spikerja kryesore por edhe gazetare dokumentaliste .

Operatoret televizive te ketyre viteve te zhvillimit te televizionit u bene Gazmir Shtino, Pali Kuke, Engjel Strazimiri, sebashku me Bujar Koren, Sazan Mane. Bujar Kokonozi, ,Gasper Shllakun, Besnik Shima, etj.

Transmetimi televiziv fillimisht filloi ne nje studio te vogel ne katin e pare te godines se re, pjese e radios, duke u aktivizuar tekniket e pare dhe inxhiniere te rinj, qe kishin lidhje direkt me qendren e shperndarjes se sinjalit televiziv nga mali i Dajtit. Mbas inxhinieriereve Emin Plumbi Alfred Xhufka e Gaqo Konomi, ndikojne direkt ne transmetimin televiziv nje grup inxhinieresh te rinj, elektronike, si Rifat Kryeziu, Pandeli Papalilo, Genc Tomco, Clirim Balluku, Agron Aranitasi, Natasha Goxhaj, etj Sipas artikullit te botuar te gazeta ''Ndryshe '' nga dretori teknik ne RTSH, Rifat Kryeziu, tregohet gjate si inxhinieri i talentuar P.Papalilo punoi gjate gjithe jetes si specialist ne Drejtorine Teknike te RTSH,ku mbulonte sektorin e stacioneve televizive, me kontribut te vecante ne mbulimin e vendit me sinjal televiziv dhe duke bere realitet qe Shqiperia, permes stacioni te Mides te shihej edhe ne Kosove.

Për pesë dekada krijues e inxhiniere e teknike dhane kontribut, duke pritur e përcjelle njëri tjetrin. Nuk mund t’i përmendim emrat e të gjithëve, janë shumë dhe secili prej tyre ka vendin e vet në këtë televizion. Në vitin 1971 fillon transmetimi i programeve të Qendrës së re të TVSh në të gjithë territorin e vendit. Në vitin 1972 Televizioni Shqiptar transmeton për herë të parë një ndeshje futbolli të marrë nga RAI 1. Katër milion metra film ndodhen në arkivin e televizionit shqiptar që nga kronikat deri te dokumentarët, nga koncertet e deri te filmat artistikë. Kristalizimi i gjinive televizive solli me vete dhe kristalizimin e individualiteteve.

Transmetimi i festivalit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kohërat e ndryshme ofronin sigurisht sfida të ndryshme: nga veprat e dritës dhe valët e luftës së klasave, nga transmetimi i bujshëm i fluturimit të anijes kozmike “Apollo” 12 drejt Hënës, në vitin 1972, te ekzaltimi i liberalizimit të imagjinuar, të shuar dhunshëm me festivalin e 11-të. Në vitin 1972 si një sprovë e parë vjen në përmasat e një spektakli “Fituesja e fituesve”, sprovë e cila nuk kaloi pa telashe. Ishte koha kur pushteti jepte një nga goditjet e radhës për t’u treguar njerëzve forcën e tij. Festivali i 11 –të ishte pikënisja e kurbanëve që do të pasonin në emër të luftës kundër liberalizmit në letërsi, kulturë dhe art. Mënyra se si u godit kjo ngjarje e madhe tkurri dhe frenoi frymën krijuese në Televizion. Mjediset teknike përbëheshin nga aparaturat e studiove të zërit, telekinematë, laboratori i filmit dhe stacioni i transmetimit në malin e Dajtit. Ishin ndërtuar tri studio: një për koncerte, dytë për biseda, ajo e lajmeve, si dhe një studio lëvizëse. Përvoja e mangët kineze në këtë teknologji u reflektua në defekte të shumta në transmetim. Ato vite u mor një aparaturë regjistrimi, ampeks-prodhim amerikan, e cila u ble tërthorazi, gjë që më pas desh u kushtoi rëndë specialistëve të Televizionit. Në vitin 1975 mbë rrijnë në Shqipë ri 4 magnetoskopë portativë Ampex VPR dhe një magnetoskop stacionar Ampex VR. Pas viteve 1980 filluan të blihen aparatura të reja për të kaluar shkallë shkallë në transmetimin me ngjyra. Fillimisht u përgatit studio e lajmeve, u morën kamera për xhirime në terren, si dhe pajisje për dhomat e montazhit. Kohë të tjera sollën sfida të tjera. Sfida e mbijetësës u pasua nga sfida e guximit, fiksimi i dramës së ambasadave dhe para së gjithash regjistrimi i rënies së shtatores së ish-diktatorit dëshmon përgjegjësi të lartë profesionale ndaj së vërtetës historike dhe bilanc pozitiv në sfidën e guximit. Koha e re kërkonte standarte të reja, mendësi të reja, hapësira të reja. Editoriale, por edhe gjeografike. Përmbysja e sistemit komunist i hapi rrugën pasqyrimit të çështjes kombëtare. Më 27 nëntor 1993, në Televizion filloi nga puna një studio e re, me mbështetjen e qeverisë së Kosovës në mërgim, ku parësor ishte informimi i popullit të Kosovës. Prej vitit 1993 TVSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nëpërmjet satelite.

Në moshën e tij të pjekurisë, TVSH hodhi hapa të sigurta cilësie. Më të mirët, më ambiciozët synojnë drejt cikleve të emisioneve që kërkojnë më shumë kohë dhe ndikim te publiku. Ndjeshmëria ndaj programeve historike, artistike, sociale, por edhe ekonomike është më e madhe. Në atë kohë u përgatitën dhe u transmetuan një cikël emisionesh si “Një kronikë-një temë”, “Dokumenti dhe historia”, “Enigmat”, programe artistike “Bashkë me ju”, “Mbrëmje të muzikës popullore”, ciklet “Pedagogji për të gjithë”, “Prodhues-blerës”, për rininë, kulturën popullore etj. Pas shkundjes së viteve të para të tranzicionit, filmi televiziv e rimori veten pas viteve 2000, duke sjellë në ekran temën sociale dhe problemet me të cilat përballet shoqëria shqiptare, duke u përpjekur të ruajë standartet megjithë vështirësitë e diktuara nga ekonomia e tregut. Televizioni Shqiptar në vitin 2006 përcolli këngën në manifestimet e mëdha të muzikës së lehtë në Eurosong. Është një promovim tjetër i vlerave artistike, që po kthehet në traditë. Përmes artit kulturat afrohen dhe intergrojnë mes tyre vlerat, kurse popujt ndihen shpirtërisht njëri pranë tjetrit.

Fillimi i pluralizmit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

RTSH ishte dritarja e parë e përballjes me "perëndimin". Për shkak të depërtimit të sinjalit të kanaleve fqinjë lindi nevoja e identifikimit të stacionit. Për herë të parë vendosej logo në transmetime edhe pse në mënyrë jo sistematike. Transmetimi filloi të çelej në orën 16:00 pastaj në 12:00 dhe në fund të 1994 në oren 8:00. Kjo ishte logo e parë që u vendos në hyrje të godinës dhe përdorej në siglat e lajmeve dhe identet e kanalit. Për shkak të kompleksitetit për teknikën e kohës logo nuk mund të vendosej gjerësisht në ekran apo dokumenta.

Transmetimi sot[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kreshta malesh, si gjymtyrë të gjatë, këto kulla të metalta që arrijnë deri në 70 metra, në malin e Dajtit, Qafë Shtambë, Tarabosh të Shkodrës, Midë të Pukës, Qafë Prushi në Kukës, Gllavë, Sopot, Mile, Zvërnec, Llogora etj., përcjellin transmetimin televiziv në gjithë vendin, si dhe jashtë kufijve politikë, në Rrafshin e Dukagjinit, në perëndim të Maqedonisë, në lindje të Malit të zi, dhe në Korfuz e Igumenicë të Greqisë.

Kanalet Televizive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Logo Kanali HD Digjital Tokësor[a 1] Digjital Satelitor[a 2] Streaming[a 3] NLP
RTSH 1 1
RTSH 2 2
RTSH 3 3
RTSH Shkollë 14
RTSH Plus 31
RTSH Fëmijë 32
RTSH 24 33
RTSH Film 41
RTSH Sport 42
RTSH Shqip 43
RTSH Muzikë 44
RTSH Agro
RTSH 1 SAT

44 kanale

Nota[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Kanalet mund të ndiqen në zonat e mbuluara nga sinjali DVB-T2.
  2. ^ Kanalet mund të ndiqen falas nëpermjet satelitit "Eutelsat 16a".
  3. ^ Kanalet mund të ndiqen pa pagesë nëpermjet aplikacionit zyrtar RTSH Tani, si dhe tek adresa zyrtare rtsh.al.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ INSTITUTI KOMBETAR I INTEGRIMIT TE JETIMEVE SHQIPTARE, marrë më 2022-11-24