RTK
![]() | |
![]() Selia e RTK-së në Prishtinë. | |
Lloji | Transmetues publik |
---|---|
Shteti | ![]() |
Zona e transmetimit | ![]() ![]() ![]() |
Selitë | Prishtinë, Kosovë |
Programimi | |
Gjuha/ët | Shqip Serbisht Romanisht |
Përmasa e figurës | 16:9 HDTV |
Pronësia | |
Pronari | Mentor Shala |
Kanalet simotra | RTK 1, RTK 2, RTK 3, RTK 4 |
Historia | |
Nisur | 1945 (radio) 1975 (si RTP) 19 shtator 1999 (si RTK) |
Emrat e dikurshëm | Radio Televizioni i Prishtinës (1975-1990) |
Lidhjet | |
Faqja zyrtare | http://www.rtklive.com |
Radio Televizioni i Kosovës (shkurt: RTK; serbisht: Радио Телевизија Косова / Radio Televizija Kosova) është transmetuesi publik i Kosovës. RTK-ja operon 5 kanale televizive dhe 2 radio stacione, duke transmetuar një përmbledhje të larmishme të lajmeve, argëtimit, muzikës etj, duke i mirëmbajtur 4 kanale në rrjetin tokësor dhe satelitor.
Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
RTK është televizioni i parë në Kosovë, duke zëvendësuar Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), që u mbyll në korrik 1990 gjatë Luftës së Kosovës. Me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë më 1999, Radio Televizioni i Kosovës u rithemelua në ndërtesat e ish-Radio Televizionit të Prishtinës, bashkë me shumicën e ish-punëtorëve të tij.
RTK transmeton kanalet televizive RTK 1 (kanali kryesor), RTK 2 (që transmeton program gjeneralist në serbisht dhe gjuhë minoritare), RTK 3 (që shërben si transmetuesi 24-orësh i lajmeve) dhe RTK 4 (që transmeton art, muzikë, dokumentare dhe pjesë të arkivës së RTK-së); si dhe kanalet radiofonike Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2 (kjo e fundit e njohur fillimisht si Radio Blue Sky). Programet në gjuhën shqipe dominojnë, por nuk mungojnë as ato në gjuhët serbe, boshnjake, turke dhe rome. Webfaqja e RTK-së, www.rtklive.com ofron lajme dhe video material si dhe transmetim të drejtpërdrejtë në internet nga të dy radiot.
Menaxhimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Financimi i RTK-së më parë u bë nëpërmjet TVSH-së për pagesën e rrymës elektrike, mirëpo Gjykata Kushtetuese vendosi që nuk ishte e duhur dhe e shtyu buxhetin e RTK-së kah shteti në mënyrë direkte (duke marrë 0.7% të buxhetit shtetëror). Vendimi shfaqi shqetësim mbi gjendjen e paanshmërisë së RTK-së.[1]
Radio Televizioni i Kosovës po kritikohet nga populli për mungesën e pavarësisë editoriale (anuar kah partia qeverisëse) dhe gazetarisë hulumtuese.
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Sylejman Shaqiri, ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- RTKlive
- blueskylive
- shikushmëria e amzës Arkivuar 25 nëntor 2018 tek Wayback Machine sipas alex-as.
- Lajme nga Radio Televizioni i Kosovës
- https://www.youtube.com/@RTKOfficial