Tatimi mbi vlerën e shtuar
TVSH-ja është një tatim mbi qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve (konsumin). Ai mblidhet nga personat qe janë te regjistruar për këtë lloj tatimi nëpërmjet shitjes se shërbimeve dhe kryerjes se furnizimeve te ndryshëm qe i bëjnë konsumatorit me te pare.
Çdo person i tille ne qarkullimin qe kalon malli apo shërbimi nga burimi i furnizimit dhe deri te konsumatori i fundit vendoset një vlere e shtuar e cila mblidhet nga shitësi për llogari te shtetit. Konsumatori i fundit është ai qe kryen qarkullimin final me shumat e vlerave te shtuara furnizimit qe ai ka blere ne çdo hap qe ka kaluar furnizimi.
Në ditët e sotme TVSH-ja mbetet forma më e favorshme e multiqarkullimit te përgjithshëm te mallrave dhe shërbimeve. Për te qene e tille, TVSH-se i duhet te ketë një baze te gjere tatimpaguesish, me te ardhura te qëndrueshme. Ajo ne strukturën e te ardhurave është një mekanizëm i thjeshte i vlerësimit dhe mbledhjes se te ardhurave.