Radio në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Radio e parë në Kosovë është Radio Prishtina, e cila ka filluar të transmetohet në vitin 1944, kur partizanët komunistë mbërritën në Kosovë.[1]

Ndërtesa e Radio Kosovës në Prishtinë[2]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radio në Kosovë është ndikuar shumë nga lufta. Në vitin 1975, Radio Televizioni i Prishtinës (RTP) ështe bërë pjesë e Radio Televizionit të Jugosllavisë. Në vitin 1992, me shfuqizimin e autonomisë së krahinës, Radio Televizioni i Serbisë (RTS) morri kontrollin mbi Radio Televizionin e Prishtinës (RTP). Shumica e programeve të RTP-së u transmetuan në RTS, por në gjuhën serbe. Megjithatë, ishin disa transmetime të shkurtëra në gjuhën shqipe. Në vitet në vazhdim, popullata e Kosovës që flisnin gjuhën shqipe nuk kishin kyqje virtuale me radio dhe televizion. Një nga radiot që transmetoheshin ishte edhe Radio Kosova e Lirë, filloi emetimin e programeve në janar të vitit 1999 edhe pse nuk kishte leje transmetimi. Në tetor të vitit 1999, United Nations Administration Mission in Kosovo (UNMIK) rinisi radion publike që tashmë u quajt Radio Kosova. Radiot dhe televizionet në Kosovë tani janë të mundësuara nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK). Përgjegjësia për transmetimin publik në Kosovë nga UNMIK-u tek qeveria, në janar të vitit 2008.[3]

Radio Kosova e Lirë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radio Kosova e Lirë ka filluar transmetimin në janar të vitit 1999, mirëpo nuk kishte leje transmetimi. Në gusht të vitit 1999, një nga përfaqësuesit e UNMIK-ut për ështje civile, z. Dominique Vian, iu japi leje të përkohshme emetimi. Më 2 shtator 1999, Radio Kosova e Lirë morri leje transmetimi edhe nga Ministria e Informimit Publik të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në vitin 2000, bordi prej 5 antarëve, prej të cilëve tre ishin ndërkombëtarë dhe 2 vendorë, vendosën që lejet për radio dhe televizion që mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës, t’ia ndajë Radios 21 dhe TV 21 dhe Radio dhe TV Dukagjinit. Më 30 janar 2001 Radio Kosova e Lirë ka marrë lejen për transmetim. Studioja e parë e radios në fjalë ka qenë një studio e improvizuar dhe amatore, për shkak të kushteve dhe rrethanave të luftës. Nga dita në ditë mjetet dhe pajisjet teknike të kësaj radioje po pësojnë dëmtimë si pasojë e pengesave në valë dhe interferencës së palejueshme që krijojnë disa radiostacione lokale në valën 94.2. Momentalisht, Radio Kosova e Lirë ka dy studio të cilat janë të pajisura me mjete elementare teknike, studion e transmetimit dhe atë të incizimit.[4]

Radio Dukagjini[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radio Dukagjini u themelua me 16 Shtator të vitit 1999, nga Korporata “Dukagjini”. Filloi punën me vetëm 17 orë program, që nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 1:00 pas masnate. Radio në fjalë ka llojllojshmëri të programeve, me rreth 50% programe muzikore, 15% programe informative, 25% programe zbavitëse dhe 10% programe komerciale. Sektoret e programeve të Radio Dukagjini-t janë: redaksia e programeve informative, redaksia e programeve zbavitëse, redaksia e programeve muzikore, redaksia e marketingut dhe administrata.[5]

Radio Gjakova[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radio Gjakova është mediumi i parë i informimit lokal në Gjakovë, i cili filloi të dëgjohet për herë të parë me 9 Nëntor të vitit 1979. Që nga ajo ditë, zëri i Radio-Gjakovës u bë pjesë e pandashme e përditshmërisë gjakovare, radio kjo e cila pasqyronte në mënyrë të denjë dhe të besueshme rrjedhën reale të ngjarjeve në komunën e Gjakovës, deri në vitin 1991 kur nga forcat serbe u dëbuan në mënyrë të dhunshme nga puna, duke u imponuar qytetarëve të Gjakovës radio program në gjuhën serbe. Me 14 Qershor 1999, me hyrjen e forcave të NATO-S në Kosovë dhe të UÇK-së, Radio Gjakova ishte e para radio në Kosovë, që rifilloi punën duke i dhënë kështu popullatës një ndihmesë të madhe, në të gjitha drejtimet. Radio Gjakova, sot,funksionon në kuadër të OJQ “GJAKOVA” me seli në Gjakovë, e themeluar më 3 shtator 2001. Radio Gjakova me plot sukses,po arrin të kryej misionin për informim të drejtë dhe me kohë të dëgjuesve.[6]

Financimi i Radiove në Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radiot në Kosovë edhe pse rriten çdo vit e më shumë, ato nuk janë të financuara nga qeveria. I vetmi fitim që këto radio kanë janë marketingu dhe mesazhet që dëgjuesit dërgojnë. Përkundër sfidave radiot në Kosovë vazhdojnë të transmetojnë programe 24 orë për të gjitha grupmoshat.[7]

Lista e të gjitha radiove në Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radio "21" Radio "DARDANIA" Radio "HELIX" Radio "P 9LUS" Radio "URBAN FM"
Radio "BESA" Radio "DODONA" Radio "EVROPA" Radio "PREMIERA" Radio "VALA 2000"
Radio "BLUE SKY" Radio "DRENICA" Radio "K" Radio "PRIZRENI" Radio "VALA RINORE"
Radio "KOSOVA" Radio "Capital FM" Radio "KACANIKU" Radio "RINIA" Radio "VICIANUM"
Radio "DUKAGJINI" Radio "ENERGJI" Radio "KAMENICA" Radio "SHARRI" Radio "VICTORIA"
Radio "FESTINA" Radio "FERIZAJ" Radio "RADIO KOSOVA E LIRE" Radio "STAR" Radio "BESA"VISIONI
Radio "ILIRIA" Radio "FONTANA" Radio "LLAPI" Radio "START" Radio "YLBERI"
Radio "MITROVICA" Radio "FURTUNA" Radio "MALISHEVA" Radio "TEMA" Radio "ZERI I POZHERANIT"
Radio "24" Radio "GJAKOVA" Radio "SHQIP FM" Radio "THERANDA" Radio "TOP KOSOVA"
Radio "ALBA" Radio "ZERI I SHTIMES" Radio "PEJA" Radio "TOP ILIRIA" Radio "TOP RADIO"

[8]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow press. fq. 452. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Radio Kosova Building". commons.wikimedia.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow press. fq. 452. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Radio-Kosova e Lirë, një histori autentike e informimit në luftë e në liri". radiokosovaelire.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Radio Dukagjini". sq.wikipedia.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Rreth nesh". radiogjakova.info. 2012-10-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Radiot ne Kosove problem me financimin". zeri.info. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2018. Marrë më 11 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Media shqiptare". sq.wikipedia.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)