Kafeneja Jonë
|
Kafeneja Jonë (paraprakisht Kafeneja Jonë te Oki) është një serial satiriko-komik, prodhim i CMB Productions që transmetohej nga Radio Televizioni i Kosovës. Është krijuar nga Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala.
Episodi i parë i serialit Kafeneja Jonë u transmetua në Radio Televizionin e Kosovës më 31 dhjetor 2004. Brenda 13 viteve sa u dha ky serial u dhanë 360 episode. Ishte një ndër serialet më të shikuara deri tani prej pas luftës. Seriali pati një ndikim masiv në kulturën popullore kosovare saqë lëshoi edhe shprehje të përditshme në publikun e gjerë.
Ngjarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
E tërë ngjarja në këtë serial komiko-satirik zhvillohet përmbrenda një objekti të caktuar i cili është një kafene. Daljet skenike nga objekti janë të rralla e të dorës së dytë. Në këtë serial luajnë një kast aktorësh të njohur që më parë. Seriali në fillim xhirohej në një lokal tjetër.
Personazhet kryesore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Aktori | Personazhi | Nofka | Përshkrimi |
---|---|---|---|
Adem Mikullovci | Avni Bobaj | Prindi Axha Avni Tarzani Nipi i Nipit |
Avniu është stërnipi i Isa Boletinit. Është njeri i drejtë dhe një prind i dashur. Nganjëherë me mendje më të madhe për si është nip i Isa Boletinit. |
Fatmir Spahiu | Orhan Bobaj | Oki Tullumi Xhelozi Dashi Balena Tulla Vidimi Ollio |
Orhani është djali i Avniut, udhëheqës i kafenesë. |
Ali Ahmeti | Elezi | Doktori Deputeti |
Doktori luan një rol të çuditshëm, sepse ndonjëherë Elezi duket sikur i çmendur. Ai punon ndonjëherë në falltore.A ma është edhe i drejtë nganjëherë (puna e tij në serial ka mbaruar pas vdekjes së tij (2011). |
Donat Qosja | Naimi | Naja Shansi(Shaci) Kapuçi (Kapuçka) Tomli Musteqeziu |
Naimi është personi më i qetë në kafene. Furnizuesi i kafenesë me pije. Më së shumti pin 'qumësht'. |
Teuta Krasniqi | Saranda Ismaili | Sarrojka, Saki Safusha, Sazemra Sarandina Logjika |
Saranda është e dashura e Bekimit, dashamirëse e artit e posaçërisht muzikës gjithashtu ështe edhe një llafazane shumë e madhe. |
Leonora Mehmeti | Leonita | Bombonjerka Shota |
Nita është kameriere e kafenesë, ish e dashur e Labinotit dhe e Naimit. |
Astrit Kabashi | Bekim Qorri | Bikimi Binisoto Binisllozo Qorri |
Bekimi është i dashuri i Sarandës, një mafioz me ndikime të mëdha si në personat tjerë ashtu edhe në politikë, me ndikim tek Ministri. |
Irena Cahani | Ganja | Tezja Gane Ganimete |
Ganja është kuzhinierja e kafenesë dhe tezja e Okit, dhe balldezka e Avnis. |
Fatos Kryeziu | Labinoti | Kryemadhi Koka Kokaqe Artisti Shllunga Labradori Dangalli Labradori |
Kryemadhi është zhurma e kafenesë, ndikues përmes zhurmës dhe sjelljeve të tija jo shumë të matura. Pretendent për tu bërë artist i njohur së bashku me Sarandën. Kryemadhi është një lloj shoku i Bekimit kështu që përdorimi i emrit të Bekimit në situata të ndryshme e bën herë pas here dominant në kafene. |
Gramos Gashi | Nëntor Shylemaja | Ministri Plaka Plako |
Ministri është mysafir i rregullt i kafenesë, një matrapaz i shoqërueshëm dhe person i prirë për manipulime dhe shitje të vlerave shtetërore për interesa pesonale. |
Naser Rafuna | Muharremi | Meli Melihati Melja |
Muharremi është një i ardhur nga jashtë që mendon se kafeneja është e tij,por OKI nuk pranon. Kështu ata bëjnë një marrëveshje, që t'a mbajnë për gjys, por është edhe shoqja e Sarandës. |
Avni Hoti | Fetahu | Lejtnanti | Fetahu është polici i "Kafenesë sonë". Paraqet policin inkompetent dhe të korruptuar. |
Shkumbin Istrefi | Fikrimi | Fekalja Fikrri Feka Ferdinando |
Feka është kushëriri i Orhanit dhe Avniut i cili sa herë viziton kafenenë u çel telashe. Ai është nga fshati. E ka bërë fals diplomën e fakultetit juridik dhe e thërret veten jurist i diplomuar. Është intrigant. |
Doresa Rexha | Fiona | Fiona Gruja Shrekut |
Fiona është kamarierja e re e Kafenesë. Ajo është fotografe, por papunësia e detyroi të mirret me profesion të ri. |
Realizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Producent dhe regjisor: Shkumbin Istrefi
- Asistent producent dhe regjisore e skenografisë: Arzana Kraja
- Skenari: Astrit Kabashi
Dalja nga RTK dhe rigjallërimet e serialit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Radio Televizioni i Kosovës, për shkak që nuk pati mundësi të mbante të drejtat televizive të serialit, më 2013 serialin e mbaroi me episodin e 336-të.
Pas kërkesës së madhe publike, Kafeneja Jonë nisi punën në një episod special 1-orësh që u lëshua më 8 qershor 2016 në shërbimin e videove GjirafaVideo. Gjirafa e mbështeti serialin përgjatë atij viti, duke punuar bashkë me CMB Productions për ta gjallëruar. Nën Gjirafën, Kafeneja Jonë zgjati për 12 episoda. Fillimisht seriali ka qenë ekskluzivisht i dhënë në GjirafaVideo, pastaj 4MM Productions mori prodhimin e tij dhe Radio Televizioni 21 mori të drejtat për transmetimin e tij për disa episoda (konkretisht edhe duke huazuar njërën nga studiot e veta për xhirimin e episodit të parafundit). Seriali mbaroi më 18 qershor 2016.
U xhirua një episod nga GjirafaVideo për vitin e ri 2020, që u shfaq në T7 i ndarë në disa pjesë përgjatë natës së 31 dhjetor 2019.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
Ky artikull nga Seria është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |