Jump to content

Rudina Xhunga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rudina Xhunga
Lindi (1972-06-22) 22 qershor 1972 (52 vjeçe)
KombësiaShqiptare
ProfesioniGazetare
Shkrimtare
Prezantuese
Vite aktiviteti1993-vijon
TelevizioniShqip me Rudina Xhungën (2004-2015)
Shqip nga Rudina Xhunga (2021-)
Bashkëshorti/jaDritan Hila (martuar 2010-tani)[1]
Fëmijë1

Rudina Xhunga lindi në 22 qershor 1972 dhe është një gazetare dhe shkrimtare shqiptare. Ajo është themeluesja dhe drejtoresha e webfaqes Dritare. Njihet më së miri si autorja e emisionit politik Shqip me Rudina Xhungën, që u transmetua në Top Channel nga 3 maji 2002 deri më 7 shtator 2015. Nën emrin Shqip nga Rudina Xhunga, ky emision tani transmetohet në webfaqen Dritare përmes platformës YouTube.

Xhunga filloi karrierën e saj me shkrimet e saj në gazetën Aleanca në vitet 1993 deri 1995. Ka punuar për shumë vite si gazetare e kulturës në gazetat kryesore të kohës. Në gazetën Koha Jonë, ku ka punuar më gjatë, ka mbuluar përveç kulturës edhe reportazhin e faqet speciale të gazetës së parë të pavarur në vend.[2]

Nga nëntori i vitit 1998 deri në prillin e vitit 2002, Xhunga u zhyt për herë të parë në televizion si drejtuesja e emisionit të përjavshëm politik DritareRadio Televizionin Shqiptar, duke zëvendësuar Blendi Fevziun.[3] Çdo të premte, ka pasur në studio politikanë të njohur, të vendit dhe të huaj.

Prej takimit të saj me Dritan Hoxhën, themeluesin e Top Channel, ajo iu bashkua programacionit të tij në emisionin Shqip me Rudina Xhungën, ku çdo të hëne sillte debate me figurat politike më të njohura në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Emisioni kishte një dimension mbarëkombëtar dhe tenton temat e forta të aktualitetit dhe historisë.

Gjithashtu Xhunga është dhe autore e tre librave; “Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, "Sikur Ana...",’’Tregimet e Pitilushes,’’Përrallat e Pitilushes.

Aktualisht moderatore e emisionit 'Dritare' ne News24,pas eksperiences ne Vizion Plus,tashmë ,Dritare dhe Shqip etj.janë në një web televizion ,prime time.

Xhunga është e martuar me Dritan Hilën që nga viti 2010 dhe është nëna e një vajze.[1]

  1. ^ a b "10 vite bashkë, bashkëshorti i bën urimin e veçantë gazetares Rudina Xhunga: E fortë dole!". www.balkanweb.com. Marrë më 2023-07-30.
  2. ^ Çili, Henri (2015-10-17). "Rudina Xhunga, hyrje shqip në debatin e madh global". Gazeta Mapo. Arkivuar nga origjinali më 2023-07-30. Marrë më 2023-07-30.
  3. ^ "Xhunga tregon paraskenat e 'Dritares' së parë në RTSH: Zëvendësova Fevziun pa ditur të bëj televizion". Ora News. 10 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2023. Marrë më 30 korrik 2023.