Jump to content

Blendi Fevziu

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Blendi Fevziu gazetar shqiptar dhe drejtuesi i emisionit "Opinion" në TV Klan.

Blendi Fevziu ka lindur me 18 maj 1969. Ai është drejtues i emisionit Opinion që në 31 gusht 1997. Është diplomuar për letërsi dhe gjuhe shqipe në Universitetin e Tiranes me 1991. Në vitin 1989 ka qene pjesë e stafit te gazetës Studenti në Universitet. Me dhjetor 1990 dhe shkurt 1991 ka qene pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin e regjimit në Shqipëri. Në 5 janar 1991 ka qene bashkëthemelues i gazetës Rilindja Demokratike, organi i pare i shtypit te lire pas thuajse 70 vitesh në Shqipëri.

Karreira në mediat e shkruara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Kryeredaktor i Gazetës Koha Jone me 1992
  • Kryeredaktor i gazetës Aleanca 1993 - 1996
  • Bashkekryeredaktor i gazetës "Poli i qendrës" 1996
  • Shef i Politikes në gazetën "Indipendent" 1997
  • Drejtor i gazetës Koha Jone 2007 - 2008

Në vitin 1997 filloi në TVSH emisionin "E diela debat", emision i përjavshëm i debatit politik që transmetohej direkt, ditën e diel, në ora 20:30.

Në tetor 1998 emisioni u transferua në Tv Klan. Qe prej vitit 1999 emisioni u transferua te enjten në ora 21.00 dhe që nga 2001 u quajt Opinion. Prej vitit 2008 Opinion transmetohet 4 here në jave, nga e hëna te merkuren në ora 22:30 dhe te enjten në ora 21:00.

  • "100 ushtare" 1992 (bashkautor me Ben Blushi) ;
  • "Piedestale pa Statuja" 1994 ;
  • "Gjysma tjetër e botes" 1996 ;
  • " Para dhe pas kamerave" 1999 ;
  • " 50 + 1" 2004 ;
  • "Histori e Shtypit Shqiptar 1848 - 2005" 2005 ;
  • "Jeta ime... Intervistë me Blendi Fevziun" 2010 ;
  • "Hiri i Vullkanit" 2010 ;
  • "Piedestale pa Statuja" (Ribotim i plotësuar) 2011 ;
  • "Enver Hoxha" Biografi 2011 ;
  • "100 vjet" - nje ekskursion ne politiken shqiptare 1912 - 2012 (2012)
  • "Ahmet Zogu, Presidenti qe u be Mbret" (2014)
  • "Pushteti" (2016)
  • “Tirana e Nones” (2019)
  • “Lufta e Kosoves dhe Hashim Thaçi” 2020 (Bashkeautor me Baton Haxhiu)