Shko te përmbajtja

Top Story

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Top Story Top Channel
Njohur edhe siTop Story nga Grida Duma
ZhanriTalk show[1]
Intervistë
Debat
Krijuar ngaSokol Balla
Prezantuar ngaSokol Balla (2006-2017; 2022)
Grida Duma (2022–aktualisht)
Shteti i origjinësShqipëri
Gjuha origjinaleShqip
Prodhimi
Kohëzgjatja90 minuta
Publikimi origjinal
RrjetiTop Channel
Publikimitetor 2006 (2006-10) 
aktualisht

Top Story (përkth."histori kryesore") është një emision analitik-politik shqiptar, prezantuar nga Grida Duma që transmetohet në Top Channel. Emisioni trajton zhvillime politike, shoqërore, kulturore dhe tematika të tjera të aktualitetit në Shqipëri. Përmes reportazheve, intervistave dhe diskutimeve në studio, emisioni synon të ofrojë një analizë të ngjarjeve javore dhe kontekstit të tyre.

Formati i emisionit është ndikuar nga modele ndërkombëtare të gazetarisë analitike dhe debateve televizive, të cilat kombinojnë raportimin me analizën e thelluar.

Programi i krijuar nga gazetari Sokol Balla filloi transmetimin në tetor 2006.[nevojitet citimi] Ai u pezullua prej transmetimit më 31 dhjetor 2017, pasi Balla u pushua nga televizioni dhe u shpërngul në Vizion Plus.[2][3][4] U rikthye në transmetim më 1 mars 2022 deri në 10 tetor 2022, kur e la përfundimisht Top Channel-in pa paralajmërim.[5][6] Më 14 nëntor të atij viti, drejtimin e programit e mori ish-deputetja Grida Duma.[7][8]

Përshtypja publike mbi formatin e Dumës është me shumicë pozitive, duke konstatuar që mishëron një "frymë perëndimore" ndaj debatit politik.[9]

  1. "Top Story". Top Channel. Marrë më 4 qershor 2025. Top Story sjell një hard talk me një debat thelbesor, ku e vërteta thuhet sikurse është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit.
  2. "Ekskluzive/ Sokol Balla largohet nga Top Channel? Flet gazetari..." Gazeta Shqiptare Online (në anglishte amerikane). 2017-12-19. Marrë më 2025-06-04.
  3. "'Paçi fat': Mënyra si Sokol Balla mbylli programin e 'Top Story' është *e dyshimtë*". Anabel Magazine. 2022-10-07. Marrë më 2025-06-04.
  4. "Sokol Balla i merr "Top Channel" dhe kontributorët e tij". Gazeta Tema. 2018-01-18. Marrë më 2025-06-04.
  5. "Sokol Balla largohet nga Top Channel". Politiko.al. Marrë më 2025-06-04.
  6. "Pas thuajse 5 vitesh, Sokol Balla rikthehet në Top Channel". Anabel Magazine. 2022-03-01. Marrë më 2025-06-04.
  7. "Grida Duma flet para nisjes së emisionit: Do bëj më shumë politikë se ç'kam bërë, do jetë i stilit amerikan". Vox News. 14 nëntor 2022. Marrë më 4 qershor 2025.
  8. "Grida Duma zbulon arsyen që e shtyu drejt botës së televizionit si moderatore". Anabel Magazine. 22 dhjetor 2022. Marrë më 4 qershor 2025.
  9. "Si e komentuan njerëzit Grida Dumën në 'Top Story'?". Anabel Magazine. 2022-11-15. Marrë më 2025-06-04.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]