Jump to content

Komisioni i Pavarur i Mediave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e KPM-së

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM; serbisht: Независна Комисија за Медије: Nezavisna Komisija za Medije; anglisht: Independent Media Commission) është organi kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e mediave në Republikën e Kosovës. Ai u themelua në vitin 2005 me zhvilllimin medial, dhe me nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përcaktohet si organ i pavarur. Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-44, KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.[1]

Përgjegjësi e KPM-së është të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.[1]

Politika e transmetimit e KPM-së është në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare të transmetimit dhe të të drejtave të njeriut, legjislacionin përkatës të BE-se e në veçanti me Direktivën e Komisionit Evropian (AVMS) duke respektuar plotësisht demokracinë, sundimin e ligjit, mbrojtjen e lirisë së shprehjes, dhe pluralizmin e shërbimeve mediale audiovizuele. Në bazë të ligjit, KPM ka mandatin të përgatisë Strategjinë për kalim në transmetim digjital në Republikën e Kosovës si dhe dokumentet tjera strategjike për shërbimet mediale audiovizuale.[1]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b c "Komisioni i Pavarur i Mediave". www.kpm-ks.org. Marrë më 2024-09-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)