Gjuha serbe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Serbisht)
Jump to navigation Jump to search
Serbisht
Flitët në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bullgari, Hungari, Rumani, Kroaci, Greqi, Shqipëri
Folësit
Përgjithshëm 12 milion[1][2]
Taksonomia
Filogjeneza Gjuhët indo-evropiane
 Gjuhët sllave
  Gjuhët sllave jugore
   Gjuha serbokroate
    Gjuha serbe
Kodet e klasifikimit
ISO 639-1 sr
ISO 639-2 srp
Serbokroatisht

Gjuha serbe ose serbishtja (serbisht: српски/srpski) është njëra nga versionet e gjuhës së sllavëve të jugut, grupit qendror, që përfshin edhe kroatishten, boshnjakishten dhe malazishten. Flitet nga serbët në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë e vende të tjera. Është gjuhë zyrtare e të gjitha shteteve të lartpërmendura.

Alfabeti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Serbishtja shkruhet me dy alfabete: atë cirilik serb (српска ћирилица) dhe atë latin (srpska latinica) me 30 shkronja si me poshtë:

А а Б б В в Г г Д д Ђ ђ Е е Ж ж З з И и Ј ј К к Л л Љ љ М м
A a B b V v G g D d Đ đ E e Ž ž Z z I i J j K k L l Lj lj M m

Н н Њ њ О о П п Р р С с Т т Ћ ћ У у Ф ф Х х Ц ц Ч ч Џ џ Ш ш
N n Nj Nj O o P p R p S s T t Ć ć U u F f H h C c Č č Dž dž Š š

Shqiptimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

cirilik latin Alfabeti fonetik Përshkrimi
А а A a /a/ si a në shqip
Б б B b /b/ gjithmonë e zëshme; si b në shqip
В в V v /ʋ/ gjithmonë e zëshme; e përafërt me v në shqip
Г г G g /ɡ/ gjithmonë e zëshme; si g në shqip
Д д D d /d/ gjithmonë e zëshme; si d në shqip
Ђ ђ Đ đ // e përafërt me gj në shqip
Е е E e /ɛ/ si ae në shqip
Ж ж Ž ž /ʒ/ si zh në shqip
З з Z z /z/ si z në shqip
И и I i /i/ si i në shqip
Ј ј J j /j/ si j në shqipe
К к K k /k/ si k në shqipe
Л л L l /l/ si ll në shqip
Љ љ Lj lj /ʎ/ e përafërt me l në shqip
М м M m /m/ si m në shqip
Н н N n /n/ si n në shqip
Њ њ Nj nj /ɲ/ si nj në shqip
О o O o /ɔ/ si o në shqip
П п P p /p/ si p në shqip
Р р R r /r/ si rr në shqip
С с S s /s/ si s në shqip
Т т T t /t/ si t në shqip
Ћ ћ Ć ć // e përafërt me q në shqipe
У у U u /u/ si u në shqipe
Ф ф F f /f/ si f në shqipe
Х х H h /x/ e përafërt me h në shqip
Ц ц C c /ts/ si c në shqip
Ч ч Č č // si ç në shqip
Џ џ Dž dž // si xh në shqip
Ш ш Š š /ʃ/ si sh në shqip

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Encyclopedia of Language and Linguistics, 2nd ed.
  2. ^ Ethnologue, Serbian

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]