Gjuha boshnjake
| Gjuha boshnjake | |
|---|---|
| Rajoni | Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Turqi |
Folës amtarë | 3 milion |
Gjuhët indo-evropiane
| |
| Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në | Bosnjë dhe Hercegovinë |
| Kodet e gjuhës | |
| ISO 639-3 | – |
Gjuha boshnjake (ose shqip: boshnjakisht, boshnjakisht: Bosanski jezik) është gjuhë indoevropiane dhe i takon familjes së gjuhëve sllave.
Kundërthëniet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne gjuhet e huaja, ashtu si termi "boshnjak", gjuha boshnjake do te perkthehej si "gjuha bosnjane", e cila është një çështje e debatueshme për disa kroatë dhe serbë, të cilët gjithashtu i referohen asaj si gjuha "boshnjake" (serbo-kroatisht bošnjački/бошњачки). Megjithatë, ne gjuhet e huaja gjuhëtarët boshnjakë këmbëngulin se emri i vetëm legjitim është gjuha "bosnjane" (bosanski, bosnian), dhe se ky është emri që duhet të përdorin edhe kroatët e serbët. Polemika vazhdon sepse emri "bosnjan" mund të duket se nënkupton që është gjuha e të gjithë “bosnjanëve”, ndërkohë që kroatët dhe serbët e kundërshtojnë atë caktim për idiomat e tyre. Sipas Marrëveshjes së Dejtonit 1995 gjuha zyrtare quhet "gjuha bosnjane" (bosnjakisht Bosanski jezik.[1] dhe si e tillë është konstatuar edhe nga vëzhguesit që kanë marrë legjitimitetin dhe njohjen ndërkombëtare në atë kohë.[2]
Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO),[3] Bordi i Shteteve të Bashkuara për Emrat Gjeografik - United States Board on Geographic Names (BGN) dhe Komiteti i Përhershëm për Emrat Gjeografik - Permanent Committee on Geographical Names (PCGN) e njohin gjuhën bosnjane. Për më tepër, statusi i gjuhës bosnjane njihet edhe nga organizma të tillë si United Nations, UNESCO, si dhe agjencitë e përkthimeve dhe interpretimeve,[4] duke përfshirë edhe shërbimin e përkthimeve në internet.
Shumica e enciklopedive të gjuhës angleze (Routledge, Glottolog,[5] Ethnologue,[6] etj.[7] e regjistrojnë gjuhën vetëm si gjuhë "bosnjane". Biblioteka e Kongresit e regjistroi gjuhën si "Bosnjane" dhe i dha asaj një numër ISO. Institutet e gjuhës sllave në shtetet anglishtfolëse ofrojnë kurse vetëm në gjuhën "bosnjane" ose "bosnjane / kroate / serbe", e jo në gjuhën "boshnjake" (p.sh. Columbia,[8] Cornell,[9] Chicago,[10] Washington,[11] Kansas[12]). E njëjta gjë ndodh në vendet gjermanofone, ku gjuha mësohet nën emrin Bosnisch dhe jo boshnjakisht (p.sh. Vjenë,[13] Graz,[14] Trier[15] etj.).
Alfabeti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Alexander, Ronelle (2006). Bosnian, Croatian, Serbian, a Grammar: With Sociolinguistic Commentary (në anglisht). Univ of Wisconsin Press. fq. 409.
- ↑ Greenberg, Robert D. (2004). Language and Identity in the Balkans: Serbo-Croatian and Its Disintegration (në anglisht). Oxford University Press. fq. 136.
- ↑ "ISO 639-2 Registration Authority – Library of Congress". loc.gov (në anglisht).
- ↑ Sussex, Roland (2006). The Slavic Languages (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 76. ISBN 0-521-22315-6.
- ↑ "Glottolog 2.5 – Bosnian". glottolog.org (në anglisht).
- ↑ "Bosnian". Ethnologue (në anglisht).
- ↑ Bernard Comrie (ed.): The World's Major Languages. Second Edition. Routledge, New York/London, 2009
- ↑ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2016. Marrë më 16 shtator 2017.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "BCS 1133 – Continuing Bosnian-Croatian-Serbian I – Acalog ACMS™". cornell.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2015. Marrë më 16 shtator 2017.
- ↑ "Courses". uchicago.edu (në anglisht).
- ↑ "Bosnian Croatian Serbian". washington.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2017. Marrë më 16 shtator 2017.
- ↑ "Why Study Bosnian, Croatian, Serbian (BCS) with the KU Slavic Department?". ku.edu (në anglisht).
- ↑ "Institut für Slawistik » Curricula". univie.ac.at.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Bosnisch/Kroatisch/Serbisch". uni-graz.at (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2016. Marrë më 16 shtator 2017.
- ↑ "Universität Trier: Slavistik – Bosnisch-Kroatisch-Montenegrinisch-Serbisch". uni-trier.de (në gjermanisht). 28 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 16 shtator 2017.