Jump to content

Korab R. Sejdiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Korab R. Sejdiu (lindur më 11 dhjetor 1977, Prishtinë), jurist, shqiptarë nga Kosova.

Korabi mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, ndërsa ato të mesme pasi që i fillojë në qytetin e lindjes, pas dy viteve për shkakë të luftës në Kosovë, u deshtë ti kryej në vendin migrues, në ShBA. Po atje i vazhdojë edhe studimet e larta në një kolegjë në Nju Xhersi. Në vitin 2004 nga një universitet në ShBA u nderua me titullin doktor i judikaturës. Po në mërgim, në ShBA, në disa shtete federale të saj u licencua për avokat shteti.

Pas kryerjes së studimeve filloj të punojë në Gjyqin Suprem të Nju Xhersit, (ShBA). Pas pakë viteve punsohet si avokat në një firmë avokatësh, ku merrej kryesisht me raste të korperatave dhe raste komerciale.

Nga fundi i vitit 2007, Korabi këthehet në Kosovë, dhe aty angazhohet nga ana e kontaktuesit të shoqërisë amerikane USAID, si Këshilltar Ligjor në mbështetje të Kuvendit të Kosovës. Nga këtu, më pas hynë në kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, ku nga 19 marsi i vitit 2008, shërben edhe më tutje (2011) si këshilltar ligjorë. Krahas këtyre shërbimeve, Korabi ligjëron lëndën "E drejta e biznesit" dhe lëndën "E drejta Ekonomike Ndërkombëtare" për studime themelore dhe të magjisturës. Ligjërimin e tij e bënë në dy universitete atë të Prishtinës dhe në AAB Riinvest.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Amëza zyrtare e presidentes së Kosovës