Ilaz Pireva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilaz Pireva
U lind në15 nëntor 1945
KombësiaKosovar
Profesionialbanolog

Ilaz Pireva (lindur më 15 nëntor 1945, Lupçi i Poshtëm, Podujevë) është filozof, dhe albanolog shqiptar nga Kosova.

Pireva mësimet e para i morri në vendlindje dhe në fshatrat Bardhoshë dhe Besi të Prishtinës. Ndërsa mësimet e mesme dhe të larta i ndoçi në Prishtinë, gjegjësisht studimet në degën e albanologjisë i ndoçi në Fakultetin e Filozofisë pranë Universitetit të Prishtinës.

Gjatë kohës së studimeve ishte aktiv në organizimin e demostratave studentore të vitit 1968 në Prishtinë, për ç'gjë edhe u përndjek nga pushteti i kohës dhe u dënua me vuajtje burgu. Po ashtu edhe në ngjarjet e zhvillura rreth vitit 1975 në Kosovë, pushteti nuk e kurseu Ilazin. I njohur për pushtetin si aktivist, edhe Ilazi sikur bashkëveprimtarët e tij me rastin e ngjarjeve të viteve pasuese u mbajt në izolim. Kështu vuajti izolim në vitin 1981 dhe në vitin 1989.

Pas themelimit dhe shtrirjes së rrjetës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilaz Pireva, zgjidhet kryetar i degës në Podujevë në dy mandate. Në vitin 2011, është sekretar i kësaj dege si dhe anëtar i KP-së të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në zgjedhjet parlametare për Kuvendin e Kosovës, është zgjedhur dy herë, për mandatet 2001/04 dhe 2004/07. Ndërsa në vitin 2007 vendosi të kandidojë në zgjedhjet lokale për kryetar komune në Podujevë, dhe me votë të drejtëpërdrejt fiton mandatin.

Ka qenë pjesë e kabinetit të Kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu ku, shërben si këshilltar politik për pushtet lokal.[1]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Amëza zyrtare e presidentes së Kosovës". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 2 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)