Ibrahim Rugova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ibrahim Rugova
Dr. Ibrahim Rugova.jpg
Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës
Në detyrë
25 Janar 1992 – 21 Janar 2006
Paraprirë ngaZyra e themeluar
Pasuar ngaFatmir Sejdiu
Kryetar i Lidhjes Demokratike për Kosovën (LDK)
Në detyrë
23 Dhjetor 1989 – 21 Janar 2006
Paraprirë ngaZyra e themeluar
Pasuar ngaFatmir Sejdiu
Të dhëna vetjake
U lind më2 Dhjetor 1944
Cerrcë, Mbretëria Shqiptare (1943–44),
(sot Kosova)
Vdiq më21 Janar 2006
Prishtinë, Kosovë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeLDK
FëmijëtMendim Rugova
Ukë Rugova
Teuta Rugova
PunësimiShkrimtar, Akademik, Politikan, Fizikant
Nënshkrimi

Ibrahim Rugova (2 Dhjetor 194421 Janar 2006) ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar;[1] u njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.[2]

Duke patur si pikëmbështetje Shoqatën e Shkrimtarëve, qe ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte levizja e parë demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në parti, u nis një fushatë paqësore kundër Serbisë.[3] U zgjodh që në fillim kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur nderroi jetë.[4][5]

Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.[6][7] Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.[nevojitet citimi]

Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit", ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 2 dhjetor të vitit 1944Cerrcë, sot në komunën e Istogut, i biri i Ukës të Rrustë Sadrisë dhe i Sofës , nëna tij Sofa vdiq më 25 Maj 1986 së Qerim Rugovës, nga fshati Llukavc i Begut. Fisi atnor i njohur si Sadrielezt kishin prejardhje nga Malajt, por nga të dyja anët i përkitnin fisit Kelmend, i ati nga barku Lajq dhe e ëma nga ai Muriq i Rugovës. I ati dhe gjyshi nga i ati kishin luftuar kundër depërtimit të çetnikëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 10 janar 1945 OZNA jugosllave i arrestuan dhe i zhdukën pa gjurmë.[8] Në rrethin fisnor, edhe dy vëllezër të të gjyshit qenë vrarë në përpjekje me çetnikët e malazezët, Ibrishi (Dobrushë, v. 1941) dhe Xhema në Livadhet e Gjakut.[9]

Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë, ku u diplomua i pari më 1971.[10] Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën "Fjala". Nisi të njihej ndër qerthujt letrarë të lidhura me universtitetin e Prishtinës.[11][12] Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në "École Pratique des Hautes Études", nën mbikëqyrjen e Roland Barthes, ku ndoqi studimet për doktoraturën në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.[10]

Në vitin 1986 Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Pastaj, për afro dy dekada, veprimtarinë e veta shkencore i zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.[13]

Më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.[14]

Si intelektual që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. U rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

Shtatorja e Ibrahim Rugovës në Prishtinë

Nën udhëheqjen e Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. Më 4 shkurt 2002 parlamenti i Kosovës zgjodhi Rugovën president.[15] LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.

Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006, u varros me nderime te larta shteterore dhe ushtarake. Funerali i Ibrahim Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë të historisë shqiptare.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 11:00pm2007, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.[13]

Kryetari i Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky artikull është i lidhur në përmbledhjen::
Emblem of the Republic of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata

Kushtetuta
Republika e Kosovës
Gjykata
Kuvedni
Kryetari



Qeveria e Kosovës
Shërbimet

Gjatë shërbimit të tij në postin e Kryetarit të Kosovës, në kabinetin e tij kishte këshilltar të ndryshëm.

Vepra Nga IBRAHIM RUGOVA[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rugova në vitet e para pasi shkroi me shkollë të lartë në Prishtinë shkroi lirika dhe përkthente, por emri i tij u bë i bujshëm nga rubrika "Zenite letrare" në revistën "Fjala". Shkrime të cilat pas një rileximi kritik, i botoi te libri i tij i parë Prekje lirike (1971).[11] Libri i tij i dytë, Kah teoria (1978) përcakton premisën mbi se si duhet shtruar një shqyrtimin e letërsisë përmes disa eseve, kritikës dhe teorisë së poezisë shqipe.[16]

  • Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, (bashkëautor me Isak Shemën), (1976), Instituti Albanologjik, Prishtinë,
  • Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), (bashkautor me Sabri Hamitin), (1979)
  • Strategjia e kuptimit, (1980)
  • Vepra e Bogdanit 1675-1685, (1982),
  • Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986
  • Refuzimi estetik, (1987)
  • Pavarësia dhe demokracia, (1991)
  • Çështja e Kosovës, (1994)
  • Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, (2005)

Botime posthume[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kritika, (2007)
  • Kode të shkrimit letrar, (2009)
  • Sistemi poetik i Sabri Hamitit, (2013)
  • Teoria letrare, (2013)
  • Përballë strategjisë negative, (2013)
  • Differentia speciffica, (2015)

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Busti në Gjilan
  • Më 1995, iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit "Paul Litzer", Danimarkë.
  • Më 1996, u shpall Honoris Causa i Universitetit Paris VIII, Sorbonë, Francë.
  • Më 1998, iu nda Çmimi "Saharov" i Parlamentit Evropian.
  • Në vitin 1999, mori Çmimin për paqe i qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.
  • Në vitin 2000, mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco y Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.
  • Në vitin 2004 u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
  • U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
  • Më 2004, u shpall Honoris Causa i Universitetit të Tiranës.
  • Në vitin 2006 Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu dekoroi post mortum Presidentin Ibrahim Rugova me çmimin “Urdhërin e Flamurit Kombëtar"

Simbolet e Kosovës të propozuara nga Presidenti Rugova[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Elsie, Robert (1993). "Albanian Literature". Albanien. Südosteuropa-Handbuch (PDF) (në anglisht). Vëll. VII. Göttingen: Vandenhoeck & Ruprecht. fq. 653–680. ISBN 3-525-36207-2.
  2. ^ Ismajli, Rexhep (9 shkurt 2007). "Pėr dy dekada Rugova u bė njė ndėr figurat e rėndėsishme tė studimeve letrare nė albanistikė". kosova.com. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2007. Marrë më 4 janar 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  3. ^ Chang, Chih-Hann (2011). Ethical Foreign Policy?: US Humanitarian Interventions (në anglisht). Ashgate Publishing, Ltd. fq. 121. ISBN 9781409425496.
  4. ^ Biography Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine, Rugova Na Mungon
  5. ^ Si e formoj LDK-në Presidenti Ibrahim Rugova? (23 dhjetor 2014), BotaSot.info
  6. ^ Adnan Merovci "Ne Hap me Rugovën,Tiranë : Gaid Margot, 2012.ISBN 978-9951-8858-0-5 9951885802
  7. ^ Veton Surroi,  "Libri Këmbët e Gjarpit", KOHA, 2014, ISBN??
  8. ^ Rexhaj, Xhevat (22 prill 2017). "Ukë Rrustë Rugova dhe Sofë Rugova, prindërit e Ibrahim Rugovës". botapress.info. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2019. Marrë më 4 janar 2021.
  9. ^ Rugova, Rrustë (Pranverë 2007). "Kujtime nga fëmijëria e rinia e hershme e Dr. Ibrahim Rugovës". zemrashqiptare.net. Marrë më 4 janar 2021. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  10. ^ a b Bartrop, Paul (2012). A Biographical Encyclopedia of Contemporary Genocide: Portraits of Evil and Good (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 281. ISBN 9780313386794.
  11. ^ a b Hamiti, Sabri (15 dhjetor 2005). "Njeriu meditant, njeriu militant". kosova.com. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2007. Marrë më 4 janar 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  12. ^ Ahrens, Geert-Hinrich (2007). Diplomacy on the Edge: Containment of Ethnic Conflict and the Minorities Working Group of the Conferences on Yugoslavia (në anglisht). Woodrow Wilson Center Press. fq. 312. ISBN 9780801885570.
  13. ^ a b "Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti Historik i Kosovës". president-ksgov.net/. Marrë më 4 janar 2021.
  14. ^ Verena Knaus, Gail Warrander (2007). Kosovo (në anglisht). Bradt Travel Guides. fq. 19. ISBN 9781841621999.
  15. ^ Klemencic, Matjaz; Klemenčič, Matjaž; Žagar, Mitja (2004). The Former Yugoslavia's Diverse Peoples: A Reference Sourcebook (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 375. ISBN 9781576072943.
  16. ^ Shala, Kujtim (31 tetor 2006). "Rugova Meditans: Kritika letrare e Ibrahim Rugovės". kosova.com. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2007. Marrë më 4 janar 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)


Emblema Presidentët e Kosovës

Ibrahim Rugova | Fatmir Sejdiu | Behgjet Pacolli | Atifete Jahjaga | Hashim Thaçi

Shiko stampa:SistemishtetrorKSH me variablen Kryetari.