Kujtim Shala
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Kujtim Shala | ||
| Data e lindjes | 13 korrik 1964 (61 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Prizren, Jugosllavi | ||
| Gjatësia | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| Liria | 22 | (3) | |
| 1983–1984 | Partizan Beograd | 24 | (2) |
| 1984–1989 | Prishtina | 112 | (25) |
| 1989–1991 | Dinamo Zagreb | 45 | (16) |
| 1991–1992 | Rennes | 27 | (5) |
| 1992–1993 | Stuttgarter Kickers | 33 | (10) |
| 1993–1995 | Chemnitzer FC | 42 | (8) |
| 1995–1996 | Fortuna Düsseldorf | 15 | (0) |
| 1996–1998 | VfB Leipzig | 50 | (2) |
| 1998–2000 | VfR Mannheim | 53 | (9) |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 1990 | Kroacia | 1 | (0) |
| Karriera menaxheriale | |||
| 2005 | FC Hochstätt Türkspor | ||
| 2005–2006 | Prishtina | ||
| 2008 | Kosova | ||
| 2014 | SVN Zweibrücken | ||
| *Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Kujtim Shala (13 qershor 1964, Prizren, RSFJ) futbollist dhe trajner shqiptar nga Kosova me shtetësi kosovare dhe kroate. Ai shërbeu si trajner i skuadrës kombëtare të futbollit të Kosovës nga shkurti i vitit 2008 deri në vitin 2009, dhe trajner i KF Prishtinës për një sezon në vitin 2006-2007.
Karrierën si lojtar e pati nisur me ekipin Liria të Prizrenit në vitin 1981, por pas një viti provë me Partizanin e Beogradit në sezonin 1983-84, u bë lojtar i rëndësishëm i KF Prishtinës gjatë pjesës që mbeti të dhjetëvjeçarit. Luajti dy vjet me ekipin e Dinamos së Zagrebit, periudhë gjatë së cilës mori shtetësinë e atij vendi dhe luajti një ndeshje miqësore për llogari të kombëtares kroate,[1] por më pas u zhvendos në Francë dhe Gjermani, ku luajti një sezon me Fortunën e Dyseldorfit, ndër të tjera ekipe. Portali sportiv Sport1 e nxori ndër dhjetë lotarët më të mirë të të gjitha kohërave nga Kosova.[2]
I biri i tij, Andis Shala, luan me ekipin e futbollit SV Babelsberger 03 në Gjermani dhe mban shtetësinë e atij vendi.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ http://telegrafi.com/kujtim-shala-heroi-kosovar-i-futbollit-kroat/
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2017. Marrë më 12 qershor 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
| Ky artikull nga futbolli është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |