OZNA
Departamenti për Mbrojtjen e Popullit, i njohur zakonisht me akronimin e tij serbo-kroat si OZNA, ishte agjencia e sigurimit të Jugosllavisë Komuniste që ekzistonte midis viteve 1944 dhe 1946., nën udhëheqjen e Aleksandar Rankoviqit, antarit të lartë të Politbirosë politike dhe bashkëpuntorit të afërt të Josip Broz Titos. Në mars të viti 1946 është riorganizuar në UDBA (Upravu državne bezbednosti) dhe Shërbimin e kundërzbulimit të armatës jugosllave (KOS, Kontraobaveštajnu službu Jugoslovenske armije).
Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u themelua më 1 shtator 1944. Të gjitha dokumentet e kohës flasin se OZN-a për Kosovë është formuar me kërkesën e “Komitetit Krahinor të Kosmetit” dhe të Komitetit Qëndror të PKJ-së. Për formimin e saj, përgjegjës ishte Aleksandër Rankoviqi, i cili atë ditë i kishte ftuar në një takim - në ishujt Vis të Kroacisë: Miladin Popoviqin (i cili udhëton nga Shqipëria për në Vis), Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviqin. Në këtë takim u vendos që shef i OZN-ës për Kosovë të emrohej Spasoje Gjakoviqi. Me rastin e promovimit të OZN-ës në Kosovë, në radhët e saj ishin edhe tre anëtarë të “Komitetit Krahinor të Kosmetit”: Ali Shukria, Çedo Mijoviqi dhe Sahit Bakalli.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shërbimi i Kundërzbulimit (Jugosllavi)
- Administrata e Sigurimit Shtetëror (Jugosllavi)
- Drejtoria e Sigurimit Shtetëror (Serbi)
- Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (Serbi)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |