Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë është një këngë patriotike e kënduar në kohën e Rilindjes shqiptare nga luftëtarët e kohës. Pas çlirimit të Kosovës në vitin 2000, një version i këndimit i kompunuar nga Rauf Dhomi është propozuar nga kryetari i atëhershëm i Kosovës, Ibrahim Rugova si himn i Kosovës.
Teksti i propozimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Janë bashku'qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë
Janë bashku'qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftoi Prizreni, Prishtina e Llapi me Rugovë
Mirë luftoi Prizreni, Drenica e Llapi me Rugovë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë
Himni i kënduar nga kori i burrave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Himni në format mp3