Jump to content

Rauf Dhomi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rauf Dhomi, kompozitor, profesor e akademik, u lind në qytetin e Gjakovës4 dhjetor 1945.

Gjakovë e kreu shkollën fillore, kurse shkollën e mesme të muzikës në Prizren1965. Më 1965/66 i regjistroi studimet në Sarajevë në seksionin e Kompozimit dhe Dirigjimit në klasën e prof. M.Shpiler. Si student i dalluar u punësua si asistent në të njëjtin fakultet në Sarajeve për lëndën e Harmonisë. U diplomua në vitin 1970. Me të diplomuar kthehet në vendlindje dhe u punësohet në gjimnazin “H. Dushi” në Gjakovë. Krahas punës të pedegogut aktivisht punoi me “Korin e Burrave” të Gjakovës, ansambël të cilin e formoi më 1965. Studimet pasuniversitare i kreu më 1972/3 në klasën e prof. M. Spiler në Kompozim. Më 1971 u punësua në SHLP në Degën e Muzikës dhe nga viti 1975, me të hapur të Fakultetit të Arteve e deri me sot, punoi në këtë institucion në thirrjen e prof. ordinar. Në vitin 1992 zgjedhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 1996 anëtar i rregullt. Ka marrë këto mirënjohje, dekorata dhe shpërblime: qytetar nderi i qytetit të Gjakovës (1979); Shpërblimi i Dhjetorit (1980); Dekorata për merita për popull me rreze të artë (1981); Shpërblimi “Muzika më e mire” në Festivalin e Teatrove në Beograd më 1990 (të cilin e kishte refuzuar); Shpërblimi i parë për “Kuarteti për harqe” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1967; Shpërblimi i parë për këngën korale “Pogradeci” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1967; Shpërblimi i dytë për këngën korale “Zemra e Liqerit” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1968.

Rauf Dhomi ishte kompozitor i operas së parë kosovare "Goca e Kaçanikut". Në këtë vepër bëhet fjalë për luftën kundër pushtuesve osmanë në anën e Kaçanikut dhe dashurinë e dy të rinjve: Trimorit dhe Pafikës. Këta dy ëndërrojnë për një jetë të lirë dhe të lumtur. Mirëpo tradhtari Rus Bashi i pengon, duke e akuzuar Trimorin për tradhëti. Trimori burgoset, kurse Rus Bashi tenton ta rrëmbejë Pafikën. Në ndërkohë shokët e lirojnë Trimorin. Në momentin kur Rus Bashi e sulmon Pafikën, paraqitet Trimori, ndërsa Pafika arrin ta vrasë tradhtarin. Të gëzuar, të gjithë i këndojnë lirisë e dashurisë.

  • Goca e Kaçanikut, operë në dy akte dhe tri tablo, (opera e parë kosovare), libreti A. Dhomi dhe J. Buxhovi sipas novelës së M. S. Gurra, 1971/72, (bot. ShQKP, Tiranë, 1980 dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 1997).
  • Dasma arbëreshe, operë në tri akte, libreti A. Dhomi, sipas G. del Gaudio, 1982-1983 (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, viti 2004).
  • E bukura More, balet në tre akte, muzika dhe libreti R. Dhomi, 1984.
  • Muzat e Kalasë, operë, 2004 (në përfundim).

Vepra vokale instrumentale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Rondo, për violonçelë dhe orkestër simfonike, 1965 (Bot. SHKQP, Tiranë, 1986). Kor dhe orkestër sinfonike, 1966-1983.
  • Requiem, vepër e papërfunduar, 1966-1968.
  • Këngë sokemne, këngë për solist dhe orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1971.
  • Vatra e urtësisë, kantatë për solist, kor, recitatues dhe orkestër sinfonike, teksti E. Gjerqeku, 1985.
  • Uratë vashave, kantatë për solist, kor dhe orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1990 (me rastin e 100-vjetorit të shkollës së parë shqipe në Prizren).

Vepra për orkestër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Uvertura solemne, për orkestër sinfonike, 1969.
  • Scherzo, për orkestër sinfonike, 1966.
  • Epopeja, për orkestër sinfonike, 1978.
  • Uvertura, nga opera Goca e Kaçanikut, 1972.
  • Suitë sinfonike, 1993.

Këngë solo për zë dhe piano

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Pranvera, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1985.
  • Këngë pleqërishte, për zë (S apo T) dhe piano, teksti L.Pogradeci, 1985.
  • Pa lamtumirë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1971.
  • Dashuri e parë, për zë dhe piano, teksti A.Z.Cajupi, 1969.
  • Vjeshta, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ndre Mjeda, 1970.
  • Vajta-kalova, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Arbëreshe-popullore, 1986.
  • Bandillët në gjumë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti R.Dhomi, 1980.
  • La mia vita, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Domenico Randelli, 1995.
  • Kopshti i dashurisë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti A.Z.Çajupi, 1984.
  • Rondo, për violonçel dhe piano, 1965 (bot. ShQKP, Tiranë, 1986).
  • Passacaglia, për piano solo, (mes 1966-1969).
  • Scherzo, për piano solo, (mes 1966-1969).
  • Kujtime, për piano solo, (mes 1966-1969).
  • Variacione, për piano solo, (mes 1966-1969).
  • Sonata Nr. 1, për piano solo, (mes 1966-1969).
  • Kuartet për harqe në F Dur, 1968, Shpërblimi i parë në Fest. Anonim të Rinisë Jugosllave, 1967
  • (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2001).
  • Elegji, për zë (S apo T) dhe piano, teksti R.Dhomi, 1970.
  • Mall dashurie, për piano solo, (mes 1990-1999).
  • Nocturno albanese, për piano solo, (mes 1990-1999).
  • Album për fëmijë, për piano solo, (mes 1990-1999).
  • Evergreen, për piano solo, (mes 1990-1999).
  • Impresione dardane, për piano solo, (mes 1990-1999).
  • Album për kitarë Nr. 1 (Hareza, malllëngjimi, Nga dritarja e De Radës, Marsh Napoloni, Arioso, Iluzione lirike, Valse albaneze, Si lojë) 1993.
  • Album për kitarë Nr. 2 (Alla variationi, Loja e princave, Këngë,m Valleza shqipe, Antike shkodrane, Impromptu kosovare, Capriccion Nr. 1, Capriccio albaneze, Doli hëna) 1994.
  • Balladë, për zë (S apo T), teksti A.Podrimja, 1999.
  • Etud-Capriccio Nr. 1, për violinë solo, 2001.
  • Alla cadenza, për violinë solo, 2001.
  • Temë me variacione Nr. 1, për violinë solo, 2001.
  • Etud-Capriccio Nr. 2, për violinë solo, 2001.
  • Temë me variacione Nr. 2, për violinë solo, 2001.
  • Trio in A, për flaut, violinë dhe violë, 2002.
  • Trio in a-minor, për tre kitara, 2002.
  • Duo in G, për dy violonçelë, 2002.
  • Kuintet, nga opera Goca e Kaçanikut, për flaut, oboe, klarinetë, corno in F dhe fagot, 2002.
  • a. Përpunime këngësh popullore
  • Te mullini përmbi vijë, për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1969 (bot. Akademia e Muzikës, Sarajevë, 1969).
  • O po gjeta një bilbil me vesë, për kor të përzier, teksti popullor, 1977 (bot. BVI Prishtinë, 1984).
  • U çu rrushja, për kor burrash, teksti popullor, 1981.
  • Te mullini përmi vijë, për kor mikst, teksti popullor, 1969 (bot. Akademia e Arteve, Sarajevë, 1970).

Këngë të ndryshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Pogradeci, për kor të përzier dhe solist, teksti L. Poradeci, 1966, Shpërblimi i parë në Fest. Anonim të Rinisë Jugosllave, 1967 (bot. BVI, Prishtinë, 1984).
  • Nga malli i dashurisë, potpurri këngësh për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1987.
  • Varka, për kor të përzier, teksti popullor, 1988.
  • Vjeshta iku, për kor të përzier, teksti popullor, 1986.
  • Kujtimi i saj, për kor burrash, teksti popullor, 1985.
  • Pi e puth, për kor burrash, teksti A. Asllani, 1985.
  • Zemra e liqerit, për kor të përzier, teksti L. Poradeci, 1967, Shpërblimi i dytë në Fest.
  • anonim të Rinisë Jugosllave, 1968 (bot. BVI, Prishtinë, 1974).
  • Ro-ko-ko, për kor burrash, teksti popullor, 1973.
  • Muzgu, për kor burrash, teksti popullor, 1974.
  • Kanon, për kor burrash, teksti popullor, 1974
  • O yll i bukur, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1986.
  • Çanakala, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1982.
  • Doruntina, për kor të përzierë, teksti N. S. Hoxha, 1981.
  • Natë e qetë, për kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1980.
  • Kij besim te unë, për kor burrash, teksti popullor, 1983.
  • I brengosur, për kor burrash, teksti popullor, 1983.
  • O moj nëno, për kor burrash, teksti N. S. Hoxha, 1984.
  • O bilbil, për kor burrash, teksti popullor, 1984.
  • Pëllumbesha, për kor burrash, teksti popullor, 1985.
  • Plak ashik, për kor burrash, teksti F. Noli, 1979.
  • Lules, për kor femrash, teksti A. Podrimja, 1978.
  • Lamtumirë, për kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1979.
  • Përse, për kor burrash, teksti popullor, 1977.
  • Trëndafili im i parë, suitë për kor të përzier, teksti popullor, 1980.
  • Vajza ime, për kor burrash, teksti popullor, 1983.
  • Leav as houme, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti N. S. Hoxha, 1992.
  • Amaneti, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1998.
  • Të falemi o dhe, për kor të përzier, teksti A. Dhomi, 1985.
  • Kalinea, për kor grash, teksti popullor, 1981.
  • Antigona, për kor të përzierë, teksti popullor, 1983.
  • I vuajtur jam, për kor të përzier, teksti popullor, 1983.
  • Gyrbetqari, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1989.
  • Kënga e detit, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1988.
  • Ma mir në pyll, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1977.
  • E mora lapsin, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1977.
  • Dallëndyshe, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti L. Poradeci (ß), popullor, 1978.
  • Nata në ty, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1979.
  • Udhëtimi, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1979.
  • Kulla e Balshajve, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1988.
  • Alba X, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1993.
  • Rrokullisni kaset, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1982.
  • God blles You, për kor të përzierë dhe orkestër sinfonike, teksti R. Dhomi, 2000.
  • Ti je e gjallë, për kor burrash, teksti N. S. Hoxha, 2001.
  • Kur pranvera vonohet, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1975.
  • Gjurmë të bardha, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1976.
  • Buka e hidhur, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1977.
  • Rruga pa kthim, regj. A. Sopi, Kosova film, 1979.
  • Njeriu prej dheu, regj. A. Sopi, Kosova film, 1979.
  • Tre vetë kapërcejnë malin, regj. B. Sahatçiu, Kosova film, 1980.
  • Kur shpirti ndrron jetë, regj. I. Ymeri, Kosova film, 2000.

Muzikë për seri televizive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Kur pranvera vonohet, RTV e Prishtinës, regj. Ekrem Kryeziu, 1979.
  • Lidhja e Prizrenit, RTV e Prishtinës, regj. Skender Blakaj, 1975.
  • Autobuzi 1, RTV e Prishtinës, regj. Fatmir Lama, 1982.
  • Autobuzi 2, RTV e Prishtinës, regj. Fatmir Lama, 1983.
  • Dy plus një, RTV e Prishtinës, regj. Fatmir Lama, 1984.
  • Dy plus dy, RTV e Prishtinës, regj. Fatmir Lama, 1985.

Muzikë për teatro

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepra të kompozuara apo muzika për vepra të vendosura në teatrot e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Shkupit etj., është një numër impresionant rreth 300 muzika të kompozuara për vepra të vendosura në këto teatro.

Vepra të botuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Goca e Kaçanikut, Opera në tre akte (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 1997).
  • Dasma Arbëreshe, Opera në tre akte me prolog (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2005).
  • Arie dhe këngë solo (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2000).
  • Vepra vokale (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2001).
  • Kuarteti për Harqe (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2002).
  • Rondo, për violonçel dhe piano, 1965 (bot. ShQKP, Tiranë, 1986).
  • Pogradeci, për kor të përzier dhe solist, teksti L. Poradeci, 1967 (bot. BVI, Prishtinë, 1984).
  • Zemra e liqerit, për kor të përzier, teksti L. Poradeci, 1967 (bot. BVI, Prishtinë, 1985).
  • Te mullini përmbi vijë, për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1969 (bot. Akademia e Muzikës, Sarajevë, 1969).

[1] Arkivuar 12 dhjetor 2018 tek Wayback Machine