Bekim Berisha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Bekim Berisha
15 Qershor 196610 Gusht 1998
Nofka "Abeja"
Vendi i lindjes Grabovc, Komuna e Pejës, Kosovë
Vendi i vdekjes Junik, Kosovë
Pala UCK KLA.svg Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Seal of Croatian Army.png Ushtria e Kroacisë

Logo of the Army of the Republic of Bosnia and Herzegovina.svg Ushtria Boshnjake

Vitet e shërbimit 1991 – 1998
Komandat e patura Zona Operative e Dukagjinit, Kosovë
Betejat/luftërat Lufta e Pavarësisë së Kroacisë
Çmimet Urdhëri Hero i Kosovës

Bekim Berisha (15 qershor 196610 gusht 1998)
i njohur me nofkën e luftës Abeja ishte njëri prej komandantëve më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 15 qershor 1966 në fshatin Grabovc të Komunës së Pejës dhe ra dëshmorë më 10 gusht 1998Betejën e Junikut. Ishte njëri ndër luftëtarët më të dashur jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por në mbarë opinionin liridashës të Kosovës. Mori pjesë në Luftërat e Kroacisë dhe Bosnjës, dhe më vonë në Luftën e Kosovës. Pas vdekjes, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së e gradoi me gradën Gjeneral–Major.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrjedh nga një familje shumë bujare dhe liridashëse. Gjyshi i tij Nexhip Selmani kishte luftuar kundër pushtuesve serbë vite me rradhë. Prindërit Fazli dhe Fahrije Berisha kishin gjashtë fëmijë: pesë djemë dhe një vajzë, ndërsa Bekimi ishte fëmiu i gjashtë me radhë. Bekim Berisha Shkollën fillore e kreu në Gorazhdevc të Pejës, ndërsa Shkollën e Mesme të Artit, në Pejë.

I rritur dhe i edukuar me kujdes dhe krenari nga gjyshi dhe babai, të cilët me dashuri ia kultivuan ndjenjat kombëtare në shpirtin e njomë të luftëtarit të ardhshëm të lirisë së Kosovës. Bekim Berisha, në pamundësi që të vazhdojë studimet, u detyrua ta braktisë Kosovën. Stacioni i parë për mërgimtarin e ri nga Graboci i Pejës ishte Kroacia. Në fillim punoi si punëtor krahu. U mor me punë të rënda fizike, në mënyrë që të sigurojë ekzistencën, vetëm e vetëm që ta ndihmojë familjen dhe të regjistrohet në Fakultetin e Hotelierisë në Opati dhe atë të Veterinarisë në Zagreb. Të dy këto Fakultete i përfundoi me sukses. Sa qëndroi në Kroaci, Bekim Berisha mësoi gjashtë gjuhë të huaja, kështu që arriti të lexojë edhe literaturë të ndryshme, ekonomike, turistike e deri te ajo ushtarake.

Lufta në Kroaci dhe Bosnjë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë kohë, në fillim në Kroaci e më vonë edhe në Bosnjë, shpërtheu lufta e kroatëve dhe boshnjakëve kundër regjimit kolonial serb. Edhe pse me profesion nga fusha e turizmit dhe veterinarisë, Bekim Berisha pa hezituar iu përgjigj vullnetarisht ftesës për luftë kundër këtij regjimi. Në këtë kohë Bekim Berisha jetonte në Holandë, por e la jetën perëndimore dhe u radhit përkrah luftëtarëve kroatë përkatësisht njësiteve elite kroate. Si luftëtar dhe strateg në luftën kundër serbëve në Kroaci, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Kroate e dekoroi Bekim Berishën me gradën e Gjeneralit! Nga lufta e Kroacisë Bekim Berisha kalon në luftën e Bosnjës, përsëri kundër forcave serbe, duke marrë pjesë në shumë beteja të ashpra. Situata pas luftës në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë tregonte qartë se nuk ishte e largët dita kur edhe në Kosovë do të fillonte lufta. Andaj Bekim Berisha në fillim të marsit të vitit 1998 me një grup shokësh mërgimtarë hyn në mënyrë ilegale në Kosovë, duke u sistemuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Lufta e Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim u sistemua në Açarevë të Drenicës. Këtu filloi organizimin dhe përgaditjet e para me ushtaret e rinjë për mësimin e artit ushtarak. Më 22 prill 1998 në Açarevë Bekim Berisha me luftëtarë të tjerë të UÇK-së ngriti flamurin shqiptar dhe hapi Akademinë Ushtarake. Mirëpo në këtë kohë luftimet në mes të forcave serbe dhe atyre të UÇK-së u ashpërsuan shumë në Zonën Operative të Dukagjinit. Bekim Berisha bashkë me dëshmorin Bedri Shala shkuan në Gllogjan të Deçanit, duke u bërë kështu krah i fortë i komandantit Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve të Dukagjinit. Ketu Bekim Berisha tregoi shkathtësi në përgaditjen ushtarake të ushtarëve të rinjë, e sidomos edhe në bartjen, sigurimin dhe grumbullimin e armatimit. Luftëtari i UÇK-së Bekim Berisha, në Betejën e Junikut, më 29 maj 1998, u angazhua në mbrojtje të kësaj zone, e cila kishte një rëndësi të veçantë strategjike, duke dhënë kontributin maksimal në mbrojtjen e këtij fshati që të mos bie në duar të forcave serbe të cilat e kishin rrethuar me nje arsenal të madh ushtarak e njerëzor. Dhe pikërisht rënia e Bekim Berishës ne fushë të nderit, bashkë me luftëtarët trima Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulen, Bashkim Lekun etj. bëri që Juniku të bie në duar të forcave serbe.

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishte kjo dita e 10 gushtit 1998 kur nga një predhë topi bie dëshmorë Bekim Berisha, duke hyrë në përjetësinë e luftës për çlirim të Kosovës nga forcat serbe.

Për meritat dhe heroizmin e Bekim Berishës në luftë kundër regjimit të egër serb që sundoi gati një shekull në Kosovë, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së pas përfundimit të luftës, e gradoi me gradën Gjeneral-Major. Trupi i dëshmorit Bekim Berisha në fillim u varros në Junik. Më vonë u bë rivarrimi në vendlindje dhe aty iu ngrit lapidari që shëndrit nure dhe është udhërrëfim për brezat e ardhshëm.

Trashëgimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe pse historianët mendojnë se domeni i fushëveprimtarisë së individit e ngushton fushën e interesimit të historianit, figurat markante siç është figura e Bekim Berishes, është përgjegjësi e madhe për çdo pendë historike që do të merret me këtë figurë.

Sipas dëshmitarëve, Presidenti kroat Franjo Tugjman thuhet se mbajti zi për humbjen e Bekim Berishës, duke pretenduar se ai ishte "një ushtri e vetme, me të cilën Kroacia dhe Kosova do të ishin krenar përjetësisht".

Ish Gjenerali i tij në Kroaci, Janko Bobetko gjithashtu qau duke folur për Berishën gjatë një dokumentari për jetën e Bekimit. Duke pretenduar se ai ishte "një nga burrat dhe ushtarët më të mirë me të cilët ka marrë ndonjëherë kontakt". "Bekimi ishte me të vërtetë unik, nuk mendoj se dikush në Kroaci dhe as në Kosovë e dinte vërtet vlerën që ai kishte për luftën e Pavarësisë kundër Serbisë. Duhet të jeni krenar që ai ishte anëtar i kombit tuaj".

Disa rrugë, shkolla dhe institucione të tjera mbajnë emrin e tij sot në Kosovë.

Në gusht 2010, Bekim Berisha u deklarua pas vdekjes Hero i Kosovës.

Ivica Pandža, një kolonel në pension i Ushtrisë Kroate, i cili kishte shërbyer me Berishën, filloi hetimin e trashëgimisë së Berishës në 2007. Ai gjurmoi dokumentet e humbura të Berishës në Komarevo që çuan në gjetjen e Medaljes Memoriale të Luftës së Atdheut të Berishës në arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes. Në vitin 2013, Berisha u dekorua pas vdekjes me Urdhërin e Kryqit Kroat.

Emri i Bekim Berishës është brum historik për brezat e ardhshëm, është emër veprat e të cilit do të jetojnë përgjithmonë.

Është emër që përbën figurën më të pastërt dhe më të pasur atdhetare, figurë e cila shkëlqen në lartësinë dhe madhështinë kombëtare, në vetëqënien dhe ardhmërinë mbarëkombëtare.

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]