Transporti në Prishtinë
Transporti i Prishtinës formon qendrën bazë të rrugëve automobilistike, hekurudhore (binarëve) dhe rrjetit ajror në Kosovë. Autobusët e qytetit, trenat dhe aeroplanët, të gjitha së bashku shërbejnë për të mbajtur një nivel të lartë të transportit. Statistikat e trafikut policor kanë treguar që prej 240.000 makinave të regjistruara në Republikën e Kosovës, rreth 100.000 makina apo 41% e tyre janë të zonës së Prishtinës.[1]
Rrugët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrugët në Prishtinë ishin në gjendje shumë të keqe pas luftës së Kosovës. Kjo situatë shtyu qeverinë të investojë dhe ta përmirësojë këtë seksion. [2] Tani infrastruktura në Prishtinë është në gjendje të mirë. Të gjitha rrugët janë të asfaltuara, ato të cilat lidhin fshatrat e mëdha me qendrën urbane.[3] Rrugët që lidhin Prishtinën me qytetet e tjera paraqesin rrugët kryesore të rrjetit rrugor të Kosovës. Rruga M2, fillon prej veriut të Serbisë, kalon nëpër Prishtinë dhe arrin kufirin jugor me Maqedoninë. Në fundin jugor ajo lidh Prishtinën me korridorin X evropian. [4]
Aksidentet rrugore në Prishtinë
- Tabela në vijim tregon aksidentet me fatalitet në katër vite në Prishtinë[5]
2008 | 2009 | 2010 | 2011 | |
---|---|---|---|---|
Fatale | 1,383 | 1,628 | 1,463 | 1,545 |
Aerporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Aeroporti i Prishtinës
Prishtina ofron shërbimin e aeroportit "Adem Jashari" dhe gjendet rreth 15 km në jug-perëndim të Prishtinës. Terminali modern trajton mijëra pasagjerë në vit dhe mund të konsiderohet si aeroporti më i frekuentuar në rajon. Në vitin 2006, ANP-ja u shpërblye si aeroporti më i mirë në rajon. Në 2012-ën kishte 1.5 milion dhe në 2013-ën numri i udhëtarëve u rrit me më shumë se 100.000 që kishin frekuentuar linjat ajrore 28 në 33 destinacione në 16 vende, duke përfshirë shumicën e qendrave evropiane. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, në gusht 2011, ai u dha për koncesion. ANP-ja menaxhohet nga konsortiumi turko-francez "Limak & Aeroporte de Lyon" për 20 vjet.[6]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e ANP-së fillon në vitin 1965, kur u hap vetëm për fluturime të brendshme, por vetëm nga Beogradi, kryeqyteti i Jugosllavisë.[7] Në vitin 1985 njësia IT u pajis me teknologji moderne në përputhje me standardet e ICAO-s. Vetëm në vitin 1990 fluturimet ndërkombëtare filluan të ateronin në Gjermani dhe Zvicër. Një epokë e re jetëshkurtër filloi pas luftës së Kosovës në vitin 1999, kur erdhi në krye NATO dhe KFOR-i dhe e ndryshuan atë në një aeroport ushtarak. Vetëm në fillimet e vitit 2000, aeroporti u kthye në kontrollin e saj me 45 punonjës gjithsej. Pas luftës, aeroporti u dëmtua dhe u deshën 2 vjet dhe 50 milion euro për të rindërtuar aeroportin dhe atëherë filloi të veprojë si duhet. Aeroporti u riorganizua tërësisht dhe u rindërtua në një periudhë 3-vjeçare 2002-2005 të cilat ndihmuan duke ofruar një gamë të gjerë të cilësisë në rreth 800.000 deri në 1.000.000 pasagjerë. Si rezultat i projekteve të ndryshme rreth sigurisë aeroporti "Adem Jashari" u certifikua nga Autoriteti Islandez Aviacionit civil në vitin 2008.[6]
Pas koncesionit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas vitit 2011, kur kontrollin e aeroportit e mori kompania turko – franceze "Limak Aeroport de Lyon”,[6] ishte e planifikuar të shtoheshin 25000 metra katrorë prej 100 milion eurove investime që do të bëheshin sipas kontratës mes qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Limak. Investimet përfunduan në fund të vitit 2013 ku u shtuan 15000 metra katrorë dhe 30 milion euro investime më shumë sesa ishte parashikuar në kontratë. Tani PIA -ja është njëri nga aeroportet më të mira në regjion me kapacitet për të ofruar shërbime më shumë se 3 milion pasagjerëve, me një parking për 1700 vetura dhe një sipërfaqe prej 42000 metra katorë. Tani pas investimeve me vlerë prej 130 milion euro aeroporti i ri po mundohet të krijojë transport publik me qëllim që t}i transportojë pasagjerët në kryeqytet dhe anasjelltas.[8]
Stacioni i autobusave në Prishtinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autobusët në Kosovë që frekuentohen shpesh janë të shpejtë, të pastër dhe në gjendje të mirë. Stacioni i autobusëve në Prishtinë shërben në gjithë Kosovën dhe në destinacione ndërkombëtare. Stacioni kryesor gjendet 2 km në jugperëndim të qytetit afër bulevardit "Bill Clinton". Që të shkoni atje juve ju nevojitet të merrni një taksi, ose me transport publik ju mund të merrni linjën 10. Për parking ju duhet të bleni një biletë e cila kushton 1 euro.
Autobusët me distancë të gjatë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimi | Mbarimi | Çmimi | Koha |
---|---|---|---|
Prishtinë | Pejë | 5(euro) | 07:30-çdo 20 min |
Prishtinë | Gjakovë | 4(euro) | 07:30-çdo 20 min |
Prishtinë | Prizren | 4(euro) | 07:30-çdo 20 min |
Prishtinë | Mitrovicë | 1.50(euro) | 07:30-çdo 20 min |
Prishtinë | Gjilan | 2(euro) | 07:30-çdo 20min |
Prishtinë | Gracanicë | 0.50(euro) | 07:30-çdo 20 min |
Prishtinë | Ferizaj | 2(euro) | 07:30-çdo 20 min |
Linja internacionale e autobusave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimi | Mbarimi | Çmimi(euro) | Koha | Dita |
---|---|---|---|---|
Prishtinë | Beograd | 10-15(euro) | 11:00-17:00 | Hënë-Diel |
Prishtinë | Tetova | 5-10(euro) | 06:30- 09:30 | Hënë-Diel |
Prishtinë | Tirana | 10-15 (euro) | 06:00- 12:00 | Hënë-Diel |
Prishtinë | Shkup | 5 (euro) | 07:55-09:30 | |
Prishtinë | Podgoricë | 10-15(euro) | 17:45- 23:00 | Hënë-Diel |
Autobusët urbanë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trafiku urban mbulon vetëm dy linja, linjën 4 dhe 3A. Linjat e tjera mbulohen nga operatorë privatë. Që të përmirësohet shërbimi i transportit publik, komuna e Prishtinës ka vendosur të investojë rreth 2 milionë euro për "Trafiku Urban" që të blejë autobusë të rinj.[11]
Linja e autobusave urbanë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Linja e autobusit | Fillimi | Mbarimi |
---|---|---|
1 | Fakulteti Teknik | Fushë Kosovë |
2 | Fakulteti Teknik | Kastriot |
3 | Bregu i Diellit | Bardhosh |
3/A | Matiçani | Kodra e Trimave |
3/b | Spitali i qarkut | Bardhosh |
4 | Bregu i Diellit | Gërmi |
5 | Bregu i Diellit | Sofali |
6 | Arbëria (ish dragodan) | Rruga Malush Kosova |
6/A | Arbëria (ish dragodan) | VIVA Market përpara ETC-s |
7 | Kolovica | March 7 (Emshir) |
7/A | Rruga Xhavit Ahmeti | Rrethi i Madh |
8 | Butofc | Qendra e spitalit |
9 | Matiçani | Gërmi |
10 | Hajvalia | Rreth Prishtinës |
Taksitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Prishtinë ka shërbime të ndryshme të taksive me kushte përafërsisht të njëjta. Fillimi është 1.5 km, kurse për çdo kilometër të kaluar rritet për 60 cent. Në përgjithësi vozitja prej një fundi në fundin tjetër të Prishtinës nuk kalon çmimin prej 10 eurosh. Ka edhe disa shoferë te lincesuar individualë me taksimetra të ndryshëm prej taksimetrit të zakonshëm që ndonjëherë janë më të volitshëm, por jo çdoherë.[12]
Skuter Taksitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trafiku në Prishtinë ka përafërsisht mbi 100.000 mjete çdo ditë ku përfshihen veturat, taksitë, kamionat dhe autobusët. Përveç numrit të madh të taksive në Prishtinë ka filluar edhe një formë e re e shërbimit të taksive. Kompania "Scootaxi" ka filluar të ofrojë një shërbim të transportit me skutera. Kompania "Scootaxi" ofron me skuter ambiental. Kjo është një mënyrë e shpejtë e transportit dhe e lehtë për manovrim nëpër trafikun e ngarkuar. Skuterat janë të rehatshëm për udhëtarët dhe janë të lirë. Scootaxi ofron mundësinë që klientët të udhëtojnë kudo në Prishtinë për 1 euro. Do të udhëtosh në Prishtinë në rehati dhe në shoqërinë e shoferëve me përvojë. Ekziston një aplikacion për iOS dhe Android që i jep mundësi klientit për ta porositur taksinë me anë të aplikacionit. Scootaksit mbikëqyren me GPS nga kompania e cila e kufizon shpejtësinë e tyre deri në 50 km/h, në mënyrë që të ofrojë nivel sa më të lartë të sigurisë për klientët e saj.
Çiklizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prishtina sa i përket biçikletave nuk i përmbush kriteret për të vozitur rreth qytetit. Prishtina ofron mundësi të mira për vozitje me biçikletë në parkun e Gërmisë ku mund të marren biçikleta me qira. Çmimi është 2 euro për 1 orë. Përveç disa pjesëve periferike të pjerrëta, Prishtina nuk është e përshtatshme për vozitje me biçikleta për shkak të hekurave të kanalizimeve, gropave dhe trafikut të ngarkuar.[13] Ekipa Marakli t`Biciklave është komuniteti më i madh i çiklistëve në Kosovë që rreth vetës numëron mbi 300 anëtarë aktiv në aktivitetet tona në shtatë regjionet e Kosovës, ndërsa në aktivitet përmes rrjeteve sociale rangohet e para për nga numri i komunikimit dhe ndjekësve të saj. Një komunitet që tenton ta ngrisë zërin për të drejtat e çiklistave në Kosovë , por e pamundur shkaku i komunës të ndryshme/ Ky fakt na ndëshkon me aksidentimin e disa çiklistëve [14] [15] [16]
Trenat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrjeti i parë hekurudhor në Kosovë është konstruktuar në 1874-ën duke filluar nga Hani i Elezit nëpërmjet Fushë Kosovës dhe duke përfunduar në Mitrovicë. Më vonë Kosova përfundoi së konstruktuari një linjë hekurudhore ekzistuese gjatë gjithë territorit të Kosovës[17] Rjeti hekurudhor i Kosovës ka një shtrirje prej 333,451 km.Përveç linjës hekurudhore industriale e cila nuk është e përfshirë në këto statistika që mbulojnë rreth 103,4 km të hekurudhave. Linjat hekurudhore lidhin qendrat më të rëndësishme të Kosovës, përveç Gjakovës dhe Gjilanit, të cilat nuk janë të mbuluara. Linjat hekurudhore gjithashtu lidhin edhe Kosovën me shtetet fqinje si Maqedonia dhe Serbia dhe përmes tyre me shtetet tjera botërore.[17]
Prishtina ka dy stacione të trenit.[18] Prishtina ka një tren që udhëton çdo ditë nga Prishtina në Shkup. Treni i merr udhëtarët në Prishtinë në orën 13:00 në stacionin kryesor, i cili është shumë lehtë të humbet, nëse jeni me vonesë. Stacioni i trenit gjendet në pjesën industriale të Prishtinës, menjëherë poshtë kodrës në lagjen e Dragodanit.[19]
Udhëtimi për në Shkup zgjat përafërsisht 4 orë.[19]
Biletat janë relativisht të lira, duke filluar nga 0.30 euro deri në 3 euro për udhëtime brenda kufijve.[20] Rrjeti hekurudhor i Kosovës ofron disa lloje të biletave: njëdrejtimëshe, dydrejtimëshe, bileta me zbritje (për studentë, pensionistë), bileta mujore.[20] Për linja ditore rrejti hekurudhor i Kosovës më 2 tetor lëshoi në përdorim linjën e re Prishtinë-Pejë për transport udhëtarësh. [21]
Hekurudhat e Kosovës operojnë me trena të rregullt ditorë:
- Prishtinë - Pejë - Prishtinë.[22] Orari i plotë për këtë linjë të trenit mund të shihet këtu: Pristina - Peja - Pristina
- Prishtinë - Hani i Elezit - Prishtinë.[22] Orari i plotë për këtë linjë të trenit mund të shihet këtu: Pristina - Hani i Elezit - Pristina
Makinat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Numri i makinave në Prishtinë është menduar të jetë rreth 70,000-100,000, edhe pse është e vështirë që të ketë llogaritje të sakta, pasi makinat e 6 institucioneve ndërkombëtare duhet po ashtu të numërohen. Po ashtu gjendet një sasi e madhe e makinave të vjetra, të cilat janë të papërdorshme.
Për shkallën motorike, sipas Entit të Statistikave të Kosovës, në vitin 2002, në Kosovë kishte rreth 113 makina në 1000 banorë. Nëse e krahasojmë me qytetet e tjera evropiane në Vjenë ka 393 makina/1000 banorë dhe në Shtutgart 549cars/1000 i zhvillimit më të mirë ekonomik dhe duke pasur parasysh pozitën e favorshme gjeografike që ka Prishtina, 290-380 makina/1000 banorë deri në vitin 2030 nuk janë larg të mendueshme.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Prishtina
- Transporti në Kosovë
- Hekurudhat e Kosovës
- Transporti hekurudhor në Kosovë
- Stacioni i autobusëve në Prishtinë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Arber Sylejmani, arber@kreatoda.com. "Portali Indeksonline - 240 mijë vetura në “rks”, 100 mijë vetëm në Prishtinë". indeksonline.net. Marrë më 2014-03-02.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Pristina travel guide - Wikivoyage" (në anglisht). wikivoyage.org. Marrë më 2014-03-02.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Profile of Prishtinë/Priština". osce.org. Marrë më 2014-03-02.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ http://wbc-inco.net/object/document/9842/attach/0_1NationalBackgroundReportonTransportforKosovo-UNMIK.pdf Arkivuar 5 mars 2014 tek Wayback Machine Page. 14
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 gusht 2013. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ a b c "Airport" (në anglisht). airportpristina.com. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2014. Marrë më 2014-03-02.
- ^ "Priština International Airport, Kosovo - Airport Technology" (në anglisht). airport-technology.com. Marrë më 2014-03-02.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "RTK". rtklive.com. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 2014-03-02.
- ^ "Long-distance buses - Arrival & Transport in Pristina - In Your Pocket city guide - essential travel guides to cities in Kosovo" (në anglisht). inyourpocket.com. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2015. Marrë më 2014-03-02.
- ^ http://www.inyourpocket.com/data/download/pristina.pdf
- ^ "Koha NET - Arkivi". koha.net. Marrë më 2014-03-02.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ http://www.inyourpocket.com/data/download/pristina.pdf Pg. 36
- ^ "Getting around Pristina". worldtravelguide.net. Marrë më 2014-03-02.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Aksidentohet çiklisti
- ^ Reagimi i grupit marakli të kerreve
- ^ Çiklisti dërgohet në QKUK
- ^ a b "Hekurudhat". kosovorailway.com. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2014. Marrë më 2014-03-02.
- ^ "Trains - Arrival & Transport in Pristina - In Your Pocket city guide - essential travel guides to cities in Kosovo". inyourpocket.com. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 2014-03-02.
- ^ a b "Hekurudhat". kosovorailway.com. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2014. Marrë më 2014-03-02.
- ^ a b "Hekurudhat". kosovorailway.com. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 2014-03-02.
- ^ "Hekurudhat". kosovorailway.com. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2013. Marrë më 2014-03-02.
- ^ a b "Hekurudhat". kosovorailway.com. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2013. Marrë më 2014-03-02.