Shko te përmbajtja

Stacioni i autobusëve në Prishtinë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stacioni i autobusëve në Prishtinë
Stacioni i autobusëve në Prishtinë
Stacioni i autobusëve në Prishtinë

Stacioni i autobusëve në Prishtinë (anglisht: Prishtina bus station) është një ndërmarrje publike e cila merret me transportin e udhëtarëve, duke siguruar lidhje me gjithë Kosovën si dhe një varg destinacionesh ndërkombëtare kontinentale. Stacioni ndodhet 2 km në jugperëndim të qytetit, afër Bulevardit Bill Klinton.[1] [2] [3]

Ndërmarrja Publike "Stacioni i Autobusëve" në Prishtinë është themeluar në vitin 1977, me iniciativën e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ndërtimi i objektit të tanishëm të stacionit filloi në vitin 1982 me financimin e fondit të atëhershëm për ndërtim dhe zhvillim. Një vit më vonë, pra në vitin 1983 ndërmarrja është vendosur në objektin e ndërtuar, aty ku ndodhet edhe sot. Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, ndërmarrja është administruar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), në ndërkohë që në vitin 2015 është transformuar në ndërmarrje publike komunale, e organizuar si shoqëri aksionare, me Kuvendin Komunal (KK) të Prishtines si pronar të vetem të ligjshem të të gjitha aksioneve të ndërmarrjes. Në këtë kontekst, KK i Prishtinës ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e parapara me ligjet në fuqi, por edhe me statut dhe akte të tjera nënligjore të ndërmarrjes. [4] [5]

Linjat e autobusëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autobusët me distanca të gjata

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Autobus i linjës ndërkombëtare
FillimiMbarimiÇmimiKoha
PrishtinëPejë5(euro)07:30-çdo 20 min
PrishtinëGjakovë4(euro)07:30-çdo 20 min
PrishtinëPrizren4(euro)07:30-çdo 20 min
PrishtinëMitrovicë1.50(euro)07:30-çdo 20 min
PrishtinëGjilan2(euro)07:30-çdo 20min
PrishtinëSkenderaj2 (euro)07:30-çdo 20 min
PrishtinëFerizaj2(euro)07:30-çdo 20 min

Linja ndërkombëtare e autobusave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
FillimiMbarimiÇmimi(euro)KohaDita
PrishtinëBeograd10-15(euro)11:00-17:00E hëne-e diele
PrishtinëTetova5-10(euro)06:30- 09:30E hëne-e diele
PrishtinëTirana10-15 (euro)06:00- 12:00E hëne-e diele
PrishtinëShkup5 (euro)07:55-09:30E hënë-e diele
PrishtinëPodgoricë10-15(euro)17:45- 23:00E hëne-e diele
  1. Gail Warrander; Verena Knaus; Larissa Olenicoff; Bridget Nurre Jennions (2017). Kosovo (në anglisht). Bradt Travel Guides. fq. 90. ISBN 9781784770587. Marrë më 2020-04-13.
  2. "Nis linja e rregullt e autobusit Prishtinë - Aeroport - Prishtinë". koha.net. koha.net. Marrë më 12 prill 2020.
  3. "Orari për linjën e autobusit, Prishtinë- Aeroport- Prishtinë". albinfo.ch. 1 maj 2019. Marrë më 13 prill 2020.
  4. "Long-distance buses - Arrival & Transport in Pristina - In Your Pocket city guide - essential travel guides to cities in Kosovo" (në anglisht). inyourpocket.com. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2015. Marrë më 2014-03-02.
  5. http://www.inyourpocket.com/data/download/pristina.pdf

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Stacioni i autobusëve në Prishtinë.