Komuna e Fushë Kosovës
Ky artikull merret me Komunën e Fushë Kosovës. Për qytetin e Fushë Kosovës shiko në faqen përkatëse.

Komuna e Fushë Kosovës (serbisht Општина Косово Поље Opština Kosovo Polje) është një komunë në Kosovë. Ndodhet në Rajonin e Prishtinës. Selia administrative është qyteti i Fushë Kosovës.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Fushë Kosovës ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës. Në jug kufizohet me komunën e Lipjanit, në lindje me komunat e Prishtinës dhe Graçanica, në veri me komunën e Kastriotit dhe në perëndim me komunën e Drenasit. Ka gjithsej 15 fshatra në komunë. Zona ka një sipërfaqe prej 83 km². Së bashku me komunat e Prishtinës, Podujevës, Drenasit, Obiliqit, Lipjanit, Graçanicës, formon Rajoniin e Prishtinës.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Fushë Kosovës kishte një popullsi prej 34.827, nga të cilët 30.275 e identifikuan veten si shqiptarë (86.9%), 3,230 si Ashkali (9.3%), 436 si Romë (1.3%), 321 si serbë (0.9%), 282 si egjiptianë të Ballkanit (0.8%) dhe 111 si anëtarë të kombësive të tjera.
| Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Banorët [1] | 7073 | 8137 | 11119 | 19678 | 28367 | 33921 | 34827 |
Vendbanime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Fushë Kosovës ka gjithsej 16 vendbanime.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Kosovo censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2015. Marrë më 2017-10-09.
Bardhi i Madh | Bardhi i Vogël | | Graboci i Poshtëm | Harilaçi | Henca | Kuzmini | Lismiri | Miradia e Epërme | Miradia e Poshtme | (Fushë Kosovë)|]] Pomozotini | Sllatina e Madhe | Sllatina e Vogël | Vragolia
Stema e shtetit |
| |||||||||||||||||||
