Jump to content

Komuna e Graçanicës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky artikull merret me Komunën e Graçanicës. Për qytetin e Graçanicës shiko në faqen përkatëse.

Pozita e komunës së Graçanicës në hartën e Kosovës

Komuna Graçanicës është një komunë në Kosovë. Ndodhet në Rajonin e Prishtinës. Qendra administrative e komunës është qyteti i vogël Graçanica.

Komuna e Graçanicës është krijuar në vitin 2010 nga zgjedhjet lokale të Kosovës, të cilat u mbajtën në fund të vitit 2009. Ajo është një nga shtatë komunat e themeluara në atë kohë dhe është formuar nga vendbanimet e komunave të Prishtinës, Lipjanit dhe Fushë Kosovës. [1]

Komuna e Graçanicës ndodhet në peizazhin qendror të Kosovës, të njohur si Fusha e Kosovës. Në veri kufizohet me komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës dhe në jug me komunën e Lipjanit. Ka gjithsej 16 fshatra në komunë. Zona ka një sipërfaqe prej 131 km². Së bashku me komunat e Prishtinës, Podujevës, Drenasit, Lipjanit, Kastriotit,Artanës dhe Fushë Kosovës, formon Rajonin e Prishtinës .

Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Graçanicës kishte një popullsi prej 10.675, prej të cilëve 7.209 ishin serbë, 2,474 si shqiptarë, 852 si romë, ashkali dhe egjiptianë të Ballkanit, 22 si goranë, 15 si turq dhe 15 si boshnjakë. 45 i përkisnin grupeve të tjera etnike dhe nga 43 persona nuk kishin përgjigje në lidhje me origjinën etnike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi numrin e përgjithshëm të të gjithë zgjedhësve të regjistruar në komunën e Graçanica - kjo përfshin edhe njerëz që jetojnë jashtë - në nëntor 2013 ishin 19.226 votues. [2]

Regjistrimi 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011
Banorët [3] 9480 10545 12292 13193 15164 16381 10675
Emri shqip Serbisht Popullsia
(Regjistrimi i vitit 2011)
Badoci Badovci 15
Batusha Batushë 278
Çagllavicë Çagllavica 723 1
Dobratin Dobrotin 623
Graçanica Gračanica 2686
Gushterica e Epërme Gornja Gušterica 393
Gushterica e Ulët Donja Gušterica 723
Kizhnica Kižnica 700
Lepia Lepinë 278
Livagja Livađe 244
Llapllasella Laplje Selo 892
Preoc Preoc 509
Radeva Radevo 246
Skullan Skulanevo 194
Suhodoll Suvi Do. 470
Shushica Susica 515
Uglar Uglare 1186
  1. ^ "Komuna e Graçanicës: problemet kryesore dhe trendët buxhetor" (PDF). institutigap.org. Instituti GAP. Marrë më 2018-02-06.
  2. ^ "Gračanica" (PDF) (në anglisht). OSBE. Marrë më 2016-07-10.
  3. ^ "Kosovo censuses" (në anglisht). Marrë më 2017-10-29.




Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj