Jump to content

Komuna e Shtimes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky artikull merret me Komunën e Shtimes. Për qytetin e Shtimjes shiko në faqen përkatëse.

Pozita e komunës së Shtimes në hartën e Kosovës

Komuna e Shtimes është komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Ferizajt ndërsa qendra administrative e komunës është qyteti i Shtimes.

Komuna e Shtimes ndodhet në qendër të Kosovës. Në jug, komuna kufizohet me komunën e Ferizajt, në verilindje me komunën e Lipjanit dhe në perëndim me komunën e Suharekës. Komuna ka gjithsej 23 fshatra dhe një sipërfaqe prej 134 km². Së bashku me komunat e Ferizajt, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, formon rrethin e Ferizajit.

Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e shtimes kishte një popullsi prej 27.324 banorësh, nga të cilët 26.447 (96.79%) ishin shqiptarë, 750 ashkali, 49 serbë, 23 romë, 20 bosnjanë dhe 13 banorë që u përkasnin bashkësive tjetra etnike. [1]

Regjistrimi 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011
Banorët 9834 10877 12513 15528 19952 23506 27324
etnia shqiptar serbët turqë bosnjanë romë ashkali goranë tjerë i panjohur
banorë 26447 49 1 20 23 750 2 13 19

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Komuna e Shtimes.
  1. ^ "Ethnic composition of Kosovo 2011". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Marrë më 2019-10-18.





Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj