Shko te përmbajtja

Romët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri i romëve.

Romët janë një grup etnik që jeton kryesisht në Evropë, dhe ka prejardhjen nga nënkontinenti indian. Në Evropë njihen gjerësisht dhe me emrin ciganë. Gjuha e tyre është gjuha rome, e cila është gjuhë indoevropiane dhe ka ngjashmëri me gjuhët e sotme të folura në zonën e veriut të Indisë dhe lindjes së Pakistanit.

Rom do të thotë burrë në gjuhën rome[1]. Ka variantet dom dhe lom, të cilat mund të lidhen me fjalët sanskrite dam-pati (zot i shtëpisë, burri), dama (të nënshtroj), lom (flokë), lomaka (leshore), loman, roman (me qime), romaça (burrë me mjekër dhe flokë të gjatë).[2] Një tjetër origjinë e mundshme është nga sanskritishtja डोम doma (anëtar i një kaste të ulët muzikantësh dhe kërcimtarësh udhëtues). Pavarësisht pranisë së tyre në vend dhe në vendet fqinje, kjo fjalë nuk lidhet në asnjë mënyrë me emrin e Rumanisë.

Emigrimi i romëve në mesjetë në Afrikën e veriut dhe Evropë.

Romët kanë emigruar nga India rreth shekullit të njëmbëdhjetë. Gjenetika dhe gjuhësia tregojnë se romët kanë një prejardhje nga popuj që sot jetojnë në zonën mes Indisë dhe Pakistanit. Burimet historike tregojnë se romët mbërritën në Ballkan dhe Evropën Qendrore rreth shekujve 13-14. Ardhja e romëve në Evropë nuk u prit mirë dhe vendasit krijuan ndjenja urrejtjeje dhe intolerance ndaj kësaj popullsie nomade. Në Rumani, rumunët ndërmorën herë pas here fushata dëbimi dhe vrasjesh të romëve. Urrejtja ndaj romëve të ardhur në Evropë arriti kulmin gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku qindra mijëra romë u vranë nga nazistët dhe ustashat.

Popullata dhe grupet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romët janë të shpërndarë në pothuajse në të gjithë Evropën. Të dhënat tregojnë që në shtetet e bashkimit evropian si: Rumani (jetojnë rreth 2 milionë romë), Hungari. Spanjë, Francë, dhe Bullgari jetojnë qindra mijëra romë.

Përrallat dhe legjendat rome njihen si paramichia. Një hero midis romëve vllah është Mundro Salamon ose Solomon i Urtë. Grupet e tjera rome e quajnë këtë hero O Godjiaver Yanko[3].

Romët besojnë në mulo ose mullo, që do të thotë "ai që ka vdekur". Këto qenie janë versioni rom i vampirit[4].

Romët besojnë se disa ushqime janë të mbara, ose sjellin fat (baxtalo), të tilla si: ushqimet me shije të athët, hudhra, limoni, domatja, specat dhe ushqimet e fermentuara si lakër turshi, turshitë dhe kosi[5]. Kuzhina rome është e ngjashme me kuzhinën hungareze.ref>Acton, Thomas Alan; Mundy, Gary (1997). Romani Culture and Gypsy Identity (në anglisht). fq. 90. ISBN 9780900458767.</ref>

Arti dhe kultura bashkëkohore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arti bashkëkohor rom doli në kulmin e procesit që filloi në Evropën Qendrore dhe Lindore në fund të viteve 1980, kur interpretimi i praktikës kulturore të minoriteteve u mundësua nga një ndryshim paradigme, e quajtur zakonisht në literaturën e specializuar si kthesa kulturore. U prezantua ideja e "kthesë kulturore" dhe kjo ishte gjithashtu koha kur nocioni i demokracisë kulturore u kristalizua në debatet e zhvilluara në forume të ndryshme publike. Shoqëria civile fitoi forcë dhe u shfaq politika civile, e cila është një parakusht për demokracinë kulturore. Ky ndryshim i qëndrimit në rrethet e studiuesve rrjedh nga shqetësimet specifike jo vetëm për përkatësinë etnike, por edhe për shoqërinë, gjininë dhe klasën[6].

Gjuha rome ka ngjashmëri me gjuhët e folura në Indinë e veriut dhe Pakistanin lindor. Shumë nga romët flasin dhe gjuhën e vendit ku ata kanë emigruar.

Data të rëndësishme për romët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romët në mbarë botën kanë tri data të rëndësishme:[7]

  • 8 prill: Dita ndërkombëtare e Romëve;
  • 2 gusht: Dita e përkujtimit të viktimave rome gjatë L.II.Botërore;
  • 5 nëntor: Dita ndërkombëtare e gjuhës rome e shpallur gjatë Konferencës së BNR(Bashkimit Ndërkombëtar Rom) në Zagreb/ Kroaci nga 3-5 nëntor 2009).

Fjalë të urta rome

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Xaca dume,but godi-Pak fjalë,shumë mendim.
  • Guglo k-o muj thaj kerko k-o gi-Sheqer në gojë, i hidhur(zeher)në shpirt.
  • Naj phabaj sa so si okruglo-Jo çdo gjë e rrumbullakët është mollë.
  • O sap e sapes na xàla-Gjarpri nuk kafshon gjarprin.
  • Vi i birovli si xolame,po o agbin si golo-Edhe bleta ka helm,po mjaltin e ka të ëmbël.
  1. "Rom/Romni, Romano/Romani" (në anglisht).
  2. Cherata, Lucian. "ETIMOLOGIA CUVINTELOR "ȚIGAN" sI "(R)ROM"". Scritube (në rumanisht). Marrë më 17 shkurt 2017.
  3. "Gypsies" (në anglisht).
  4. "Gypsy Legends on Vampires" (në anglisht).
  5. "Romani Cuisine and Cultural Persistence". Paste (në anglisht). 27 qershor 2016.
  6. "Meet Your Neighbors" (PDF). opensourcefoundations.org (në anglisht).
  7. Bakillari, Viktor (2021). ROMËT (CIGANËT) KËTA NJERËZ TË ÇUDITSHËM! (Vështrim gjeografik-historik-etnografik dhe gjuhësor-letrar) (bot. First). Rruga e Bogdanëve,P.Eurocol,Kati1. Tiranë-Shqipëri: ALSAR. fq. 9. ISBN 978-9928-319-43-2.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja)