Ashkali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ashkalitë, gjithashtu Hashkali, dhe egjiptasit ose egjiptianët ballkanikë janë pakica kulturore etnike shqipfolëse (komunitete të njohura), të palidhura me njëra-tjetrën, të cilat kryesisht banojnë në Kosovë, dhe në rastin e egjiptianëve ballkanikë edhe në Shqipëri. Për shkak të mungesës së studimeve, komunitetet në Kosovë shpesh grupohen së bashku në bazë të ngjyrës së lëkurës së tyre. Para Luftës së Kosovës të vitit 1999, populli ashkali u regjistrua si shqiptarë.[1]

Gjatë Luftës së Kosovës, ashkalitë e Kosovës u zhvendosën si refugjatë në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni dhe në mbarë Evropën Perëndimore, si Gjermani dhe Francë. Identiteti ashkali u krijua në vitin 1999, pasi ata u përpoqën të shfaqnin qëndrimin e tyre pro-shqiptar dhe të dalloheshin nga romët. [2]

Historia e Egjiptianëve Ballkanik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ardhja e parë e egjiptianëve ballkanikë ishte gjatë epokës së hekurit, në sundimin e Seti I dhe Ramesses II, të cilët importuan hekur në Ballkan. Sipas teksteve të Herodotit, gjatë periudhës antike, midis grekëve dhe popullsive të tjera ballkanike, në lagjen e tyre jetonin njerëz me origjinë egjiptiane. Për më tepër, disa tempuj të perëndeshës Isis janë ruajtur nëpër Ballkan, më të famshmit në Ohrin dhe Manastirin modern.[3]

Prezenca e tyre në Ballkan përmendet gjatë antikitetit dhe mesjetës. Sipas disa autorëve, si Konstantin Josef Jireček, një referencë e shekullit të 14-të për një emër vendi (Агѹповы клѣти, Agupovy klěti ) në Kartën e Rilës të Ivan Aleksandrit të Bullgarisë, mendohet se lidhet me egjiptianët ballkanikë.[4][5]

Populli ashkali pretendon se ata e kanë origjinën në Persi, tani Iran, në shekullin e IV para Krishtit (Ashkal, Gilan, Iran). Ekzistojnë teori të tjera të ashkalive që vijnë nga Turqia në një fshat të quajtur Aşkale (rrethi Erzurum i Turqisë), ose ndoshta kanë emigruar mijëvjeçarë më parë nga qyteti i Ashkalon (Izrael).

Me ardhjen e popullit rom në Evropë, burimet historike zbulojnë një konfuzion midis dy komuniteteve, i shkaktuar nga identifikimi i romëve si "egjiptianë", për privilegje më të mëdha në shoqëri. Megjithatë, ndryshe nga egjiptianët ballkanikë që ishin integruar në vendet e tyre përkatëse, romët jetonin një mënyrë jetese nomade duke ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre indo-ariane. Nga ana tjetër, egjiptianët ishin tashmë pjesë e shoqërisë ku jetonin. Një shembull është një Dokument i vitit 1362 në Arkivin e Dubrovnikut ku dy vëllezër, Vlaho dhe Vitan që mbajnë emra të krishterë kroatë që tregojnë asimilimin e tyre, përmenden si egjiptianë. Gjatë kësaj periudhe romët ishin ende nomadë. [6]

Në vitin 1990, një "shoqatë egjiptiane" u formua në Ohër, Maqedoni e Veriut, ku morën pjesë përfaqësues nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Ashkalinjtë dhe Lufta e Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Luftës së Kosovës, romët e shqiptarizuar u shpërngulën si refugjatë në Shqipëri dhe Republikën e Maqedonisë. Romët e shqiptarizuar formuan grupin etnik ashkali pas përfundimit të luftës në vitin 1999, për të treguar qëndrimin e tyre pro-shqiptar dhe për t'u dalluar nga romët, të cilët ishin parë si pro-serbë gjatë luftës. Shumë romë të shqiptarizuar u dërguan gjithashtu në kampet e refugjatëve me romë të tjerë, me të cilët nuk kishin të njëjtën gjuhë dhe zakone.[1] Si shumica e romëve të Kosovës (ose të shqiptarizuar), shumë refugjatë ashkali u vendosën në Serbi dhe Mal të Zi. Partia e parë e ashkalive (Partia Demokratike e Shqiptarëve Ashkali të Kosovës) u formua në vitin 2000 nën udhëheqjen e Sabit Rrahmanit, i cili mbështeti pavarësinë e Kosovës në emër të të gjithë ashkalive.[1]

Në Kosovë, ashkalinjtë ishin rreshtuar me shqiptarët para, gjatë dhe pas Luftës së Kosovës.[1] Megjithatë, ashkalinjtë, së bashku me ciganët romë nga Kosova, thuhet se janë dëbuar nga vendi.[7]

Është e rëndësishme të theksohet se ashkalitë nuk kanë lidhje me egjiptianët e Ballkanit, edhe pse ata shpesh grupohen gabimisht së bashku nga mediat për shkak të pigmentimit të lëkurës së tyre më të errët, si dhe statusit të tyre si minoritarë amtare shqipfolës.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumica e ashkalive jetojnë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por ata gjithashtu banojnë në Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa shumica e egjiptianëve ballkanikë mendohet se jetojnë në Shqipëri, përveç Kosovës. Në regjistrimin e Maqedonisë të vitit 2002, 3,713 persona janë identifikuar si egjiptianë, ndërsa në regjistrimin serb të vitit 2002 (me përjashtim të Kosovës), 814 persona janë identifikuar si egjiptianë. Në regjistrimin e Malit të Zi, nga ana tjetër, 225 persona janë identifikuar si egjiptianë.

Ashkalitë janë mbizotërues në rajonet qendrore dhe lindore të Kosovës: Ferizaj, Fushë Kosovë dhe Lipjan. Komuniteti egjiptian i Kosovës më së shumti gjendet në pjesën perëndimore të saj: në Gjakovë, Istog, Pejë dhe Deçan. Ashkalitë si dhe komuniteti egjiptian i Kosovës kishin 98% papunësi në vitin 2009.[8]

Megjithatë, në Shqipëri, komuniteti egjiptian ballkanik është plotësisht i integruar në shoqërinë dhe kulturën shqiptare, duke pasur gjithashtu një shkallë të lartë arsimimi dhe punësimi, megjithëse një përqindje e mirë e komunitetit nuk identifikohet si egjiptian ballkanik për shkak të stereotipeve negative për njerëzit me ngjyrë. Pavarësisht nga fakti se shumica e egjiptianëve ballkanikë priren të kenë tipare tipike mesdhetare, lëkura e hapur dhe tiparet e lehta nuk janë të rralla.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Flamuri i ashkalive

Martesat mes ballkano egjiptianëve dhe shqiptarëve janë më të shpeshta se martesat mes romëve dhe shqiptarëve, ndërsa martesat mes ballkano egjiptianëve dhe Romëve janë të rralla. Në Shqipëri, ballkano egjiptianët janë integruar plotësisht në kulturën shqiptare dhe kanë ndjekur traditat dhe zakonet e tyre rajonale.

Në Kosovë, në anën tjetër, romët dhe ashkalitë nuk e klasifikojnë njëri-tjetrin si gaxhe.[8] Ashkalitë dhe romët pretendojnë se egjiptianët janë të tyret; ndërsa ashkalinjtë dhe egjiptianët kundërshtojnë për prejardhjen e njëri-tjetrit.[1] Asnjë kanal televiziv apo radio nuk i dedikohet audiencës së pakicës ashkali apo egjiptiane të Kosovës.[8]

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e Valeriu Nicolae; Hannah Slavik (2007). Roma Diplomacy. IDEA. ISBN 978-1-932716-33-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "RD" defined multiple times with different content Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "RD" defined multiple times with different content Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "RD" defined multiple times with different content
  2. ^ Elsie, Robert (15 nëntor 2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow Press. ISBN 9780810874831 – nëpërmjet Google Books. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "History of the Balkan Egyptians". Council of Europe. Arkivuar nga origjinali më 1999-12-31. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Даскалова, Ангелина; Мария Райкова (2005). Грамоти на българските царе (në bullgarisht). София: Академично издателство "Марин Дринов". fq. 57.
  5. ^ Trubeta, Sevasti (mars 2005). "Balkan Egyptians and Gypsy/Roma Discourse" (PDF). Nationalities Papers. 33 (1): 71–95. doi:10.1080/00905990500053788. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ History of the Balkan Egyptians by R.Zemon
  7. ^ Memorandum of the Society for Threatened People on the Issue of Lead Poisoning of Roma in IDP Camps in Kosovo, GFBV.
  8. ^ a b c "Notes made from the Ashkali and Egyptian communities for the shadow report on the Implementation of the Framework Convention for the Protection of National Minorities in Kosovo" (PDF). Minelres.lv. Marrë më 15 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "MLV" defined multiple times with different content

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]