Manastiri (qytet)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Manastiri
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Koordinatat 41° 01' 52 N 21° 20' 25 E
Popullsia
-dendësia
95 354 banorë
298 banorë/km²
Sipërfaqja 320 km²
Administrata
Shteti Maqedonia
Rrethi ?
Adresa e kuvendit ?
Kodi Postar 7000
Prefiksi telefonik +389 (0)47
Faqe zyrtare KK Manastiri
Politika
Kryetar i Bashkisë Vlladimir Taljeski
Partia udhëheqëse ?
Komunikacioni
Targa e automjeteve bt
Aeroporti ?
IATA-Code:?
? km nga qendra
redaktoni kutinë

Manastiri (maqedonisht: Битола / Bitola) është qyteti i dytë më i madh në Maqedoni i cili ndodhet ne pjesën jugore të vëndit. Ai është qyteti në të cilin është krijuar Alfabeti shqip. Kryetari i Komunës së Manastirit është Vlladimir Talevski. Manastiri është i njohur sikur Qyteti i konzullëve.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor

Manastiri ka qenë kryeqendër gravituese e Vilajetit të Manastirit, i cili ka përfshirë një sipërfaqe prej 22.000 km katorë dhe, në të cilin bënin pjesë tokat shqiptare të Iliridës gjër në Elbasan.

Manastiri është qytet i hershëm mesjetar i banuar nga popullsia arbërore. Ky qytet është ngërthyer në arteriet më të rëndësishme të Ballkanit mesjetar. Në këtë qytet janë të njohura karavanet tregtare, të cilat ekspozonin mallrat dhe produktet nga Lindja dhe Përëndimi.

Duke qenë se Manastiri ka paraqitur një pozitë tejet strategjike në Ballkan, pushtuesit otomanë pas betejës së Savrës (Lusnjë) kundër Balshës II, iu sulën Manastirit dhe Kosturit si qytete, ku do të mund ta përqëndronin ushtrinë e tyre për pushtime të mëtutjeshme.

Manastiri si një nga qytetet më të rëndësishme të Ballkanit Jugor dhe në veçanti të Shqipërisë, është pushtuar kopaskohe nga pushtues të ndryshëm të huaj: Perandoria e Nikesë (Azi e Vogël), Perandoria Bizantine (formacion pasues i Perandorisë Bizantine të hershme), Perandoria Bullgare e mbretit Asen dhe nga Perandoria e Car Dushanit.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor

Vendbanimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Manastiri është qyteti i dytë për nga madhësia në Republikën e Maqedonisë. Shtrihet në pjesën jugpërëndimore të këtij vendi.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor

Në Manastir gjendet potenciali më i madh ekonomik pas qytetit të Shkupit. Manastiri është qendër e industrisë së materialit ndërtimor, e industrisë metalpërpunuese. tekstilit, lëkurës, ushqimit, etj.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor

Shqiptarë ka kryesisht në rrethinë të Manastirit, pra në fshatra është përqëndruar pjesa më e madhe e shqiptarëve. Deri ne vitin 1913 shqiptaret perbenein shumicen ne kete zone.Ndërkaq, popullata shqiptare brenda qytetit të Manastirit, ka pësuar paksa rënie për arsye që tashmë dihen. Manastirin vetëm gjatë dhjetvjeçarëve të fundit e kanë lëshuar një numër i madh shqiptarësh të cilët emigruan në Turqi, Rumani, Bullgari dhe në vende përëndimore të Evropës. Duke u nisur nga ky fakt, në deceniet e fundit është rritur popullata sllavo maqedonase, jo si rrjedhojë e shtimit të lartë, por ardhjes nga viset e tjera të Maqedonisë Lindore për në Manastir ku kanë siguruar punësim solid dhe të mira materiale. Por edhe si pasoje e presionit psikologjik social dhe nje politike apartejdiste te shtetit sllavo maqedonas. Në numrimin e 2002 flitet per një shifër minimale mbi 3.3 perqind në qytet.Sigurisht që mbas Çlirimit të KOsovës edhe represioni dhe apartejdizmi mbi shqipatrët fillon e ul ashpërsine e tij kështu që nga të dhëna tëe ztërthorta flitet per një shifër katër herë më të lartë.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor


Gjatë fillim shekullit XIX, Manastiri ka qenë një nga vatrat kryesore të klubeve shqiptare, të cilat aspironin përhapjen e arsimit shqip kudo ndër shqiptarë. Pas revolucionit xhonturk (1908), duke përfituar nga koncesionet e vogla që i bënë në fillim xhonturqit, Manastiri bëhet çerdhe e vërtetë e klubeve shqiptare, patriotëve shqiptarë dhe shtypshkronjave të librave në gjuhën shqipe. Në këtë qytet shqiptar u mbajt Kongresi i Manastirit (1909) i cili vendosi për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.

Mbas Luftërave të përgjakshme ballkanike, Manastiri u pushtua nga hordhitë serbe të cilat bënë mizori të papapara mbi popullsinë shqiptare të Manastirit. Manastiri poashtu njihet edhe si një nga qytetet shqiptare, i cili e ka mbështetur Kryengritjen e Ilindenit (Ilirdës) (1903) e cila i siguroi Republikës së Krushevës një autonomi të shkurtër. Në këtë qytet janë takuar shpeshherë përfaqësuesit patriotë shqiptarë si Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno, Ahmet Njazi Bej Resnja me krerët e rezistenëcs maqedonase.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

... partia dominuese

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Telekomunikacioni Transporti Pushime

Shiko dhe këtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Manastiri – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale