Këshava
Këshavë
Кишава | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 308 |
Emri i banorëve | Këshavali |
Këshavë, (maqedonisht: Кишава/Kišava) është fshat në komunën e Manastirit, Maqedoni.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këshava është një fshat i vendosur rreth 20 km në jug të Manastirit, në pjesën jugore të Republikës së Maqedonisë, vetëm tre kilometra nga kufiri grek. Fshati Këshavë kufizohet nga perëndimi me fshatin Bratuçinën, nga veriu me Grashnicën dhe nga jug-lindja me Dragoshin qe janë pjesë e Maqedonisë, kurse nga jugu me Rakovën qe ndodhet në Greqi. Këshava ndodhet në pjesën jugperëndimore të Fushës e Manastirit (Pellagonisë), luginës më të madhe në Maqedoni, në shpatet lindore të malit Pelister i vargmalit Baba. I arritshëm vetëm përmes rrugëve të ngushta malore. Lartësia e fshatit është përafërsisht 860 metra.
Nëpërmjet qendrës së fshatit kalon lumi i Këshavës, e cila në verë është e mbushur me ujë. Kjo është arsyeja pse ka disa mullinj mermeri mbi të. Uji i pijshëm është marrë nga tre burime (Çeshma Tegjas, Vilajetli dhe Elmazi), nga lumi dhe puset (rreth 12). Më tej nga fshati ekzistojnë burime të vogla: Stani Diçës, Gropë-Burimit, Kladenec Mailit, etj. Më parë, në vendndodhje të Stani Diçës, në kufirin shtetëror midis Maqedonisë dhe Greqisë, ekzistonin banesa bujare Vllahe. Këshava është një fshat i tipit kompakt. Ajo përbëhet nga shtatë lagje: Xhamisë, Barakallar, Grabovska, Merkan, Vilajetli, Luma dhe Çeshma.
Toponimet të fshatit Këshavë:
- Vreshta
- Lesija
- Vare
- Përtej
- Selishtë
- Devija
- Grerat
- Guri-Madh
- Baçat
- Mezi-Prejva
- Arishta
- Lovi-Balos
- Kroja-re
- Stogu
- Bataku
- Shulaja
- Plepi
- Matan-Lumit
- Livadh-Dezi
- Shipec
- Gropë-Korunit
- Ullabarevë
- Kremena
- Shoshi-Madh
- Gropë-Mala
- Korija
- Arë-Vërtej
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002 fshati kishte 308 banorë nga të cilët 307 ishin Shqiptarë, dhe 1 Maqedonas.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Puna kryesore e fshatarëve është bujqësia dhe blegtoria. Produkti më i famshëm i këtij fshati është fasule të Këshavës, e cila konsiderohet më e shijshme në të gjithë Maqedoninë.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiptarët të Këshavës erdhën nga Shqipëria jugore dhe për këtë arsye ata thonë se janë Toskë. Shqiptarët në Këshavë ndryshojnë në të folurit dhe tipare të tjera nga bashkëkombësit e tyre nga fshati fqinje Ostreci. Arsyeja për këtë është se shqiptarët në Ostrec dhe Zllokuqan janë me origjinë nga Shqipëria e veriut (nga grupi Gegë). Gjithashtu, shqiptarët në Këshavë etnologjikisht janë më afër me shqiptarët në Xhinxhopolë. Kisha e maqedonasve në Këshavë ishte në lagjen Vilajetli e sotme, e drejta anën të lumit në oborrin e Maliq Rakipit. Më vonë ajo ishte një teqe e Sadik Babës. Në teqjen e Sadik Babës kishte një varr dhe një ikonë e Virgjëreshës Mëri. Ekziston edhe një xhami e ndërtuar në shekullin 19 në Këshavë. Më larg nga fshati janë varrezat myslimane.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dhënat e para të shkruara për Këshavën datojnë nga periudha midis shekujve XV dhe XVIII. Maqedonasit vendas thonë se në atë kohë popullsia maqedonase ka jetuar në fshat. Për shembull të krishterët Petko dhe Dojçin duhej të kishin origjinën nga Këshava. Pak më vonë, në vitin 1804, përmenden njerëzit të quajtur "Sokollarë" në këtë fshat. Dhe në afërsi të fshatrave të tjera, Grashnica, Dragosh thuhet se një popullsi e krishterë maqedonase ka jetuar në Këshavë. Këta njerëz të moshuar u larguan më vonë. Vetëm kisha mbeti në fshatin e tyre. Një prift me emrin Dimitri nga fshati Opcirinë afër Follorinës tha se paraardhësit e tij ishin nga Këshava.
Në fillim të shekullit XIX, shqiptarët myslimanë nisën të emigronin. Ata e quajtën fshatin pas kishës së vjetër Këshava (nga fjala shqip, kishë). Në shekullin 19, Këshava ishte një fshat të kazasë e Manastirit të Perandorisë Osmane. Sipas statistikave të Vasil Kënçovit ("Etnologjia dhe Statistikat e Maqedonisë"), që nga viti 1900, Këshava kishte rreth 700 banorë, të gjithë muslimanët shqiptar. Sot, Këshava është një fshat shqiptar.
Shqiptarët nga Këshavë gjatë Perandorisë Osmane kishin kullota të gjera në malin Pelister. Atëherë ata ishin blegtorë të mirë, që kishin shumë dhi. Disa banorë në këtë fshat kishin pronësi tokat në fushën e Manastirit. Disa prej Këshavalitë krijuan çiflikë në fshatrat fqinje si Grashnicë, Zhabjan, etj.
Nga vitet 1950-të e më tej, njerëzit nga Këshavë filluan të emigrojnë në vendbanime të afërta si Mexhitli ose të shkojnë nëpër kurbet në shtetet të huaj për mundësi më të mira. Fshati Këshavë ka një diasporë të konsiderueshme në Australi, në lagjen South Dandenong të qytetit Melburn. Shumë shqiptarë nga diaspora të fshatit kthehen në Këshavë për një vizitë, veçanërisht gjatë muajve të pushimeve të verës.
Galeri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Fshati Këshavë
-
Arkitektura tradicionale të Këshavës
-
Fshati Këshavë
-
Shkolla fillore në Këshavë
-
Shtëpitët të Këshavës
-
Xhamia e Këshavës
-
Arat të Këshavës, nga ana të vargmaleve të Babës
-
Arat të Këshavës
-
Kuajt kullotin në shpat malore të Këshavës
-
Kali kullot në arat e Këshavës
-
Fshati Këshavë
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selia: Manastir dhe vendbanimet: Bareshan | Bistricë | Bratindoll | Brusnik | Bukovë | Capar | Cërnoec | Cërnobuk | Diovë | Dolenckë | Dragarinë | Dragosh | Dragozhan | Drevenik | Egri i Mesëm | Egri i Poshtëm | Egri i Sipërm | Gaballacë | Gopesh | Grashnicë | Gjavat | Kaninë | Karaman | Kazhanjë | Kërklinë | Kërstoar | Kënalli | Këshavë | Kravar | Kukureçan | Lerë | Lisollaj | Luzeç | Llacë | Llogovard | Llopaticë | Magarovë | Mallovizhdë | Metimir | Mexhitli | Obllakovë | Oloven | Optiçar | Orizar i Epërm | Orizar i Poshtëm | Ostrec | Poeshevë | Porodin | Ramnë | Rehovë | Rotinë | Rrashtan | Sekiran | Sërpcë | Smirnovë e Re | Smirnovë e Vjetër | Snegovë | Strezhovë | Svinisht | Tërn | Tërovë | Vellushinë | Xhinxhopolë | Zhabjan | Zllokuqan
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |