Diskutim:Ashkali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Ashkali. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Termi "egjiptian"për ta shënuar popullatën, thënë "shqiptarçe"  "magjup", ështëemër i gabueshëm dhe duhet tëeliminohet.

Pse? 1. Sepse nëpër literaturën historike dhe leksikografike termi "egjiptian" për ta shënuar popullatën cigane/rome, është përdorë qysh nga shekulli XVIII. Këtë fakt e kanë pranuar gjithanshëm edhe vet ciganët, por edhe një numër i madh historianësh e shkencëtarësh profilesh të ndryshme. 2. Në vitin 1867 një person nga Përlepi u prezentua si "Një egjiptian". Këtë letër "egjiptianët" e sotëm e përdorin si argument se janë të kombit egjiptian. Mirëpo, etnologët bullgarë Elena Marushiakova dhe Veseil Popov pohojnë se edhe këtu "është fjala për Cigan/Romë (Shih: Marushiakova, E., Popov, V. 1955:42-49). Dihet se që nga shekulli VII egjiptianët e Egjiptit që ishin koptë të krishterë, u konvertuan në arabë dhe sot komb egjiptian nuk ekziston askund në botë, pra as në Egjipt. Grupet etnike në Egjipt janë shiitët, sunitëtët, kurdët, koptët (nja 6 milionë koptë), etj. 3. Për popullatën ashkane (jo ashkali, ashkanli e hashkali, sepse rrënjës së fjalës ashkanë, turqit ia shtuan sufiksin e tyre "li" dhe na lindën emrat përmendur në formën e çoroditur, si p. sh. "ashkali". Disa "shkrimtarë egjiptinë" nuk bëjnë dallim as midis i n d a s v e dhe i n d i a n v e, duke mos ditur se indasit janë nga India, kurse indianët janë afroamerikanë të ardhur atje nga Afrika Veriore. Shumë diskutabil është sidomos termi "ballkano - egjiptian", pasi dihet se asnjë lokalitet në Ballkan nuk është quajtur Egjipt, pos në Peloponez të Greqisë ku një lokalitet është quajtur "Egjipti i Vogël", që është Mesenia e sotshme, në të cilin së pari kanë arritur romët që veten e quanin "egjiptian" me qëllim të kalimit më të lehtë të kufijve gjatë rrugëtimeve të tyre nga India nëpër vendet ballkanike e evropiane. Edhe Rubin Zemon në librin e tij (të papërdorshëm për shkak të gabimeve të tepërta), në faqen e 3-të thotë: "Egjiptianët që jetojnë në Ballkan, nuk kanë lidhje ... dhe vija të përbashkëta me Egjiptianët(!) që jetojnë në Republikën Arabe të Egjiptiti...", andaj termi "ballkano-egjiptian" përdoret pa kurfar baze. Ju përkujtojmë se shumë shkencëtarë e kanë evidencuar termin "ashkali" nëpër shumë vende të Kosovës, sidomos në Drenicë, ku bëri hulumtime edhe prof. dr Atanasije Urosheviq.

Tekst i theksuar