Komuna e Kaçanikut
Ky artikull merret me Komunën e Kaçanikut. Për qytezën e Kaçanikut shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Kaçanikut është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Ferizajt ndërsa selia administrative e komunës është qyteti i Kaçanikut.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Kaçanikut ndodhet në juglindje të Kosovës. Në jug komuna kufizohet me komunën Han i Elezit, në lindje me Shtërpcën, në veri me Ferizajn dhe në perëndim me Vitinë. Ka gjithsej 31 fshatra në komunë. Zona e komunës ka një sipërfaqe prej 221 km². Së bashku me komunat Han i Elezit, Ferizaj, Shtime dhe Shtërpcë, formon Rajonin e Ferizajit.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Kaçanikut kishte një popullsi prej 33,409, nga të cilët 33.362 ishin shqiptarë, 20 boshnjakë, 5 romë, 2 turq, 1 serb dhe 1 Ashkali.
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët [1] | 12997 | 14406 | 15734 | 19284 | 25028 | 30981 | 33409 |
Vendbanime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Kaçanikut ka 31 vendbanime
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja zyrtare e komunës së Kaçanikut (shqip, serbisht, anglisht, turqisht)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Tim Bespyatov. "Kosovo censuses". Population statistics of Eastern Europe (në anglisht). Marrë më 2017-10-30.
Stema e shtetit |
|