Komuna e Rahovecit
Ky artikull merret me Komunën e Rahovecit. Për qytetin e Rahovecit shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Rahovecit është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Gjakovës ndërsa selia administrative e komunës është qyteti i Rahovecit.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Rahovecit ndodhet në jug-perëndim të Kosovës.Kufizohet me Gjakovën në perëndim, me Klinën dhe Malishevën në veri, Suhareka dhe Mamushën në lindje dhe Prizrenin në jug. Komuna e Rahovecit ka gjithsej 34 fshatra me një sipërfaqe të përgjithshme prej 276 km². Së bashku me komunat e Gjakovës, Deçanit dhe Junikut, formon rrethin e Gjakovës.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Rahovecit kishte një popullsi prej 56.208, prej të cilëve 55,166 ishin shqiptarë, 404 ashkali, 299 egjiptianë të Ballkanit, 134 serbë, 10 boshnjakë dhe 2 turq .
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët [1] | 20350 | 22687 | 26839 | 35215 | 46459 | 59877 | 56208 |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kosovo census" (në anglisht).
Stema e shtetit |
|